Fushë Krujë: Ndërhyrja e në kohë e Patrullës së Policisë Rrugore vë në pranga autorin, që i grabiti me forcë nga qafa varësen një shtetaseje

Fushë Krujëfushkruje 1
 
Ndërhyrja e në kohë  e Patrullës së Policisë Rrugore vë në pranga autorin, që i grabiti me forcë nga qafa varësen një shtetaseje
 
Rreth orës 13:00, te mbikalimi në Fushë Krujë, një shtetase duke pritur linjën e transportit publik, i është afruar një shtetas dhe i ka marrë me forcë nga qafa varësen dhe është larguar me vrap.
 
Patrulla e Policisë Rrugore të DVP Durrës që ishte me shërbim në afërsi të stacionit, ka ndërhyrë menjëherë duke u vënë në ndjekje të personit. Pas disa minutash bënë të mundur kapjen e tij.
 
Në përfundim të veprimeve  Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin A.Ç., 31 vjeç, banues në Kurbin.
 
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në ngarkim të shtetasit të ndaluar për veprën penale "Vjedhja me dhunë".
fuhkruje2

Arkiva

Gusht 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1