Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Policisë së Shtetit dhe OSBE-së në Shqipëri


osbe26qershor2Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu zhvilloi një takim me Kreun e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt. Ata firmosën Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë – Prezenca në Shqipëri “Për zbatimin e analizës së sistemit për bashkërendimin, koordinimin, bashkëpunimin dhe komunikimin midis policisë gjyqësore dhe prokurorisë në procedimet penale”.

Drejtori Veliu theksoi se ky memorandum do të shërbejë për harmonizimin e veprimeve të Policisë me Prokurorinë për të patur më shumë sukses, duke mirë-rregulluar veprimet dhe punën e Oficerëve të Policisë Gjyqësore me Prokurorinë.

“Ne jemi të gatshëm të marrim çdo përgjegjësi dhe angazhim në implementimin e këtij dokumenti. Drejtorët e Policisë do të jenë aktiv edhe me Prokuroritë Vendore për të identifikuar çdo hapësirë dhe si mund të përmirësohen ato”, nënvizoi Veliu.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

osbe26qershor1

osbe26qershor

osbe26qershor4

osbe26qershor5

osbe26qershor2

osbe26qershor3

Arkiva

Korrik 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4