Durrës. Policia zbardh ngjarjen dhe identifikon autorët e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në lagjen nr 17 Durrës

Durrës01drejtoria new

Policia zbardh ngjarjen dhe identifikon autorët e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në lagjen nr 17 Durrës .

Shpallen në kërkim dy shtetas të dyshuar për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit" dhe "Prishja e qetësisë publike".

Specislistët për Hetimin e Krimeve kanë bërë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasëve E.H., 33 vjeç dhe Sh.Gj.,21 vjeç, banues në lagjen nr 8 Durrës, pasi dyshohet se këta dy shtetas gjatë një konflikti me njëri-tjetrin për motive të dobta , kanë qelluar me armë zjarri duke i shkaktuar dëmtime mjetit në pronësi të shtetasit A.J.,53 vjeç, të cilin e kishte të parkuar aty.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Sh.Gj., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale disa fishekë.

Policia vazhdon punën intensive për kapjen e personave të shpallur në kërkim si dhe gjetjen e armës së zjarrit .

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

Arkiva

Qershor 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30