Rreth Shkolles

akademia.jpg

Eshtë modeluar dhe drejtuar për të zbatuar programin e trajnimit bazë, programin e trajnimit të instruktorëve, zhvillimin dhe administrimin e kurrikulave dhe programin e trajnimit për gradë.

Gjithashtu kjo strukturë siguron mbështetjen kryesore logjistike e materiale për trajnimet e tjera që zhvillohen në Policinë e Shtetit. Me teper...

E ardhmja e shkolles

DSC 0060

Do të reformojmë rrënjësisht sistemin e arsimit dhe formimit të vazhdueshëm për punonjësit e Policisë së Shtetit, me qëllim diversifikimin e kapaciteteve njerëzore të Policisë së Shtetit dhe përshtatjen me hapat e zhvillimit shoqëror e kulturor të vendit tonë. Formimi vazhdues do të jetë një element themelor për promovimin dhe karrierën e punonjësve të Policisë.

Kakavije: Policia Kufitare godet një tentativë për trafik të armëve dhe municioneve luftarake

Kakavijefshk
 
Policia Kufitare godet një tentativë për trafik të armëve dhe municioneve luftarake
 
Arrestohet në flagrancë një shtetas grek  i cili  tentoi të trafikonte për në shtetin grek një sasi të konsiderueshme municioni luftarak.
 
Sekuestrohen  në cilësinë e provës materiale rreth 800 fishekë.
 
Shërbimet e Policisë Kufitare në zbatim të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe në bazë të analizës së riskut , më datë 14.04.2019, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë përzgjedhur  për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë një automjet që drejtohej nga  shtetasi grek E.F., 49 vjeç, banues në Janinë.
 
Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e  Policisë Kufitare në PKK Kakavijë, në pjesën e brendshme të mjetit gjetën një arkë metalike e mbështjell me rroba dhe një qese plastike, brenda të cilës kishte rreth 800 fishekë të kalibrit 7.62 mm. Fishekët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale
 
Veprimet hetimore dhe procedurale të mëtejshme u kryen nga specialistët e Seksionit për  Hetimin e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit grek E.F., për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe municionit", parashikuar nga neni 278/a i Kodit Penal

Arkiva

Gusht 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1