Rreth Shkolles

akademia.jpg

Eshtë modeluar dhe drejtuar për të zbatuar programin e trajnimit bazë, programin e trajnimit të instruktorëve, zhvillimin dhe administrimin e kurrikulave dhe programin e trajnimit për gradë.

Gjithashtu kjo strukturë siguron mbështetjen kryesore logjistike e materiale për trajnimet e tjera që zhvillohen në Policinë e Shtetit. Me teper...

E ardhmja e shkolles

DSC 0060

Do të reformojmë rrënjësisht sistemin e arsimit dhe formimit të vazhdueshëm për punonjësit e Policisë së Shtetit, me qëllim diversifikimin e kapaciteteve njerëzore të Policisë së Shtetit dhe përshtatjen me hapat e zhvillimit shoqëror e kulturor të vendit tonë. Formimi vazhdues do të jetë një element themelor për promovimin dhe karrierën e punonjësve të Policisë.

Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 04 Maj 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara në parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërisë.01drejtoria new

-Durrës.Vijon puna për kapjen e persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Arrestohet një shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar: • K.A., 29 vjeç, banues në lagjen Nr.3, Durrës. Shtetasi K. A., ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, bazuar në Urdhër Arrestin e vitit 2017,lëshuar nga Gjykata në Peskara/ Itali, për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve (kokainë)” dhe “Organizata Kriminale". Ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë dyshohet se në gjashtë raste të përsëritura, kanë mbajtur, transportuar dhe shitur sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit kokainë. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

-Lezhë. Tenton ti vjedhë banesën një shtetasi, arrestohet në flagrancë nga Policia, në një nga dhomat e banesës që ishte futur për të vjedhur. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një mjet prerës (thikë) që autori kishte me vete. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, arrestuan në flagrancë shtetasin: D.K.,23 vjeç, banues në Lezhë (i dënuar më parë për vjedhje, i cili para një jave kishte dalë nga burgu). Ky shtetas, në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka tentuar ti vjedhë banesën shtetasit Gj.K., banues në Lezhë, duke hyrë nga dritarja, por është konstatuar nga i zoti i banesës, i cili ka njoftuar menjëherë policinë. Falë reagimit të menjëhershëm të forcave policore pas marrjes se njoftimit, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi, në një prej dhomave të banesës së shtetasit Gj.K, ku gjatë kontrollit fizik Policia i gjeti një mjet prerës (thikë). Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprat penale “Vjedhja"dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta" .

-Tepelenë.Vijon kontrolli i pandërprerë i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrolleve dhe falë informacioneve të ardhura nga qytetarët, janë goditur dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike . Finalizohet operacioni policor i koduar "Liqeni", i zhvilluar Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër . Sekuestrohen municion luftarak, doza me kokainë, një sasi farash të dyshuara si ato të bimës Cannabis Sattiva dhe kubikë të kultivuar me fara të dyshuara Cannabis Sattiva. Arrestohet në flagrancë një shtetas si dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë një kryeplak fshati. Në kuadër të luftës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, nga ana e Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër është organizuar operacioni "LIQENI". Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: M.J., 26 vjeç, banues në Sarandë. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e policisë në vendin e quajtur Liqeni i fshatit Levan, Memaliaj, ku në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi disa doza me lënë të dyshuar Kokainë, një sasi të konsiderueshme fara cannabis sative si dhe kubikë të kultivuar me fara canabis sativa.   Vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar. Gjithashtu po në kuadër të kontrollit të pandërprerë të territorit, si pasojë e presionit të Policisë duke ushtruar kontroll të pandërprerë, në një zonë të pyllëzuar   në territorit e fshatit Vasjar , nga shërbimet e Policisë Memaliaj gjatë kontrollit të territorit u gjetën të hedhura   350 fishekë luftarak, lëndë narkotike canabis sativa dhe kubikë me fara cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve   u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për shtetasin B.Ll, me detyrë kryeplak i fshatit Vasjar, Bashkia Memaliaj, për "Shpërdorim detyre". Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

-Rinas. Policia Kufitare godet një tjetër rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi. Procedohet penalisht një 38 vjeçar. Sekuestrohen 26500 euro. Në kuadër të masave të përbashkëta të marra mes Policisë Kufitare dhe autoriteteve doganore për rritjen e masave në drejtim të forcimit të kontrollit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, gjatë paradites së sotme është evidentuar dhe goditur një tjetër rast i transfertave të parave në mënyrë të paligjshme jashtë vendit. Gjatë kontrollit në vijën e dytë të shtetasit J. S. 38 vjeç, i cili do të udhëtonte për jashtë vendit Policia Kufitare në bashkëpunim me doganën, i gjeti këtij shtetasi 26500 euro te padeklaruara në doganën e Rinasit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve materialet do ti kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë"

-Shkodër. Operacion për kapjen e personave   në kërkim, me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Finalizohet me sukses operacioni policor "Kompleksi". Kapet dhe arrestohet një pjestar i një grupi kriminal. Arrestohet edhe një shtetas tjetër për përkrahje të autorit të krimit. Operacioni nga Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me Renean, FNSH e forcat Shqiponja të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. Operacioni u zhvillua në lagjen "Komuna e Parisit", Tiranë, ku në një banesë të marrë me qera u kap dhe u arrestua shtetasi i shpallur në kërkim: Barush Bregu , 33 vjeç, lindur në Shkodër. Ky shtetas është i dënuar me 4 vite burg për kultivim të bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim, në vitin 2016, si dhe me masë sigurie "Arrest në burg", për armëmbajtje pa leje , pasi në shtator të vitit 2018, gjatë një operacioni të zhvilluar nga Policia, në banesën e këtij shtetasi u gjet një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak. Gjithashtu ky shtetas është i skeduar si pjesëtar i një grupi kriminal dhe është i dyshuar edhe si autor për ngjarje të tjera të rënda kriminale të ndodhura në qarkun Shkodër më parë, si dhe autor i dyshuar për “Trafikim të lëndëve narkotike”. Po gjatë operacionit u arrestua ne flagrance dhe shtetasi B. Ç. 21 vjeç, banues në Shkodër për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme, për veprat penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 87 shtetas, nga këta: 14 janë të arrestuar, 3 të ndaluar, 67 ndiqen në gjendje të lirë, dhe 3 janë shpallur në kërkim.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 6 raste, konkretisht: 3 raste në qarkun Tiranë, me 1 autorë të arrestuar dhe 2 autorë të proceduar penalisht në gjendje të lirë; 1 rast në qarkun Korçë, me 1 autorë të proceduar penalisht në gjendje të lirë; 1 rast në qarkun Fier, me 1 autorë të proceduar penalisht në gjendje të lirë; dhe 1 rast në qarkun Gjirokastër, me 1 autorë të arrestuar dhe 1 të proceduar penalisht në gjendje të lire.

Në fushën e krimeve kundër personit në gjithë territorin janë evidentuar 12 raste, konkretisht: 4 raste të “Kanosjes”, janë evidentuar në qarkun Tiranë Durrës dhe Berat; 5 raste të “Plagosjes së lehtë me dashje” janë evidentuar në qarkun Tiranë, Elbasan, Lezhë dhe Kukës; 3 raste të “Dëmtime të tjera me dashje” janë evidentuar në qarkun Vlorë dhe Lezhë.

Janë evidentuar 2 raste të “Dhunës në familje”, konkretisht në qarkun Vlorë dhe Lezhë, me 1 autor të arrestuar dhe 1 të proceduar në gjendje të lirë. Janë plotësuar 3 kërkesë padi për urdhër mbrojtje të menjëhershëm.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 3 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 11 raste të “Ndërtimit pa leje” konkretisht: 1 rast në qarkun Tiranë; 2 raste në qarkun Durrës; 2 raste në qarkun Elbasan; 1 rast në qarkun Berat; 1 rast në qarkun Lezhë; dhe 4 raste në qarkun Dibër, dhe 10 autorë të proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe 1 të arrestuar.

Është evidentuar 1 rast i “Ndotjes së ajrit” në qarkun Durrës, ku autori është arrestuar në flagrancë.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 4 raste aksidentesh, me 6 shtetas të lënduar jashtë rrezikut për jetën, dhe 2 të tjerë kanë humbur jetën.

Janë evidentuar 2 drejtues mjetesh nën efektin e alkoolit, në qarkun Tiranë, me 1 të arrestuar në flagrancë dhe 1 të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 8 raste të “Kalimit të paligjshëm të kufirit”, ku autorët janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të “Vjedhjes së energjisë elektrike” , në qarkun Shkodër , ku autorët janë   proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të “Shkatërrimit të pronës”, në qarkun Tiranë, Elbasan dhe Kukës, ku autorët janë proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit

Arkiva

Gusht 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1