Rreth Shkolles

akademia.jpg

Eshtë modeluar dhe drejtuar për të zbatuar programin e trajnimit bazë, programin e trajnimit të instruktorëve, zhvillimin dhe administrimin e kurrikulave dhe programin e trajnimit për gradë.

Gjithashtu kjo strukturë siguron mbështetjen kryesore logjistike e materiale për trajnimet e tjera që zhvillohen në Policinë e Shtetit. Me teper...

E ardhmja e shkolles

DSC 0060

Do të reformojmë rrënjësisht sistemin e arsimit dhe formimit të vazhdueshëm për punonjësit e Policisë së Shtetit, me qëllim diversifikimin e kapaciteteve njerëzore të Policisë së Shtetit dhe përshtatjen me hapat e zhvillimit shoqëror e kulturor të vendit tonë. Formimi vazhdues do të jetë një element themelor për promovimin dhe karrierën e punonjësve të Policisë.

Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 9 Maj 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.01drejtoria new

Lezhë - Finalizohet operacioni "Task - Group", i ndjekur me metoda speciale hetimi. Ndalohen 5 shtetas të implikuar me masa sigurie "Arrest në burg" dhe "Arrest në shtëpi". Ndalohen 4 punonjës të OSHEE-së, si dhe caktohet masa e sigurisë "Arrest në shtëpi", për pronarin e hotelit me të cilin bashkëpunonin në vjedhjen e energjisë elektrike pa faturim, duke shkaktuar dëm ekonomik për kompaninë. Specialistët e Seksionit kundër krimit ekonomiko - financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë policore dhe dyshimeve të arsyeshme, se një subjekt privat, hotel në Shëngjin, nuk faturohej për energjinë elektrike të konsumuar, ardhur kjo nga shpërdorimi i detyrës i punonjësve të kompanisë OSHEE, duke i sjellë dëm ekonomik kësaj kompanie, kanë referuar materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë në muajin gusht 2018. Mbi bazën e këtyre materialeve, Prokuroria ka vijuar hetimet e mëtejshme, duke finalizuar operacionin "Task - Group". Si rezultat këtij operacioni është ekzekutuar vendimi penal datë 08 Maj 2019, i Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, e cila ka caktuar masat e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës kryer në bashkëpunim", për shtetasit A. Sh., 34 vjeç, banues në Tiranë, me funksion specialist leximi pranë Drejtorisë Qendrore të OSHEE Tiranë, B. Sh., 42 vjeç, banues në Tiranë, me funksion specialist leximi pranë Drejtorisë Qendrore të OSHEE Tiranë, J. D., 27 vjeç, banues në Tiranë, me funksion specialist leximi pranë Drejtorisë Qendrore të OSHEE Tiranë, G. M., 31 vjeç, banues në Lezhë, me funksion specialist leximi pranë Njësisë Lezhë të Drejtorisë Rajonale të OSHEE Shkodër. Gjithashtu, është ekzekutuar masa e sigurisë "Arrest në shtëpi" për veprën penale "Vjedhja e energjisë elektrike dhe impulseve elektrike" ndaj shtetasit M. N., 64 vjeç, banues në Lezhë, pronar i një subjekti privat, Hotel në Shëngjin. Punonjësit e kompanisë OSHEE, në bashkëpunim me njëri - tjetrin, nëpërmjet shpërdorimit të detyrës, kanë lejuar vjedhjen e energjisë elektrike nga subjekti privat hotel, në pronësi të shtetasit M. N., duke mos e faturuar për energjinë e konsumuar, rast i cili ka sjell dëm ekonomik për kompaninë.

Lushnje-Fier/Operacion për goditjen e veprimtarisë së kundraligjshme të lojërave të fatit. Finalizohet operacioni policor i koduar "Gambling". Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe 3 të tjerë procedohet penalisht pasi ushtronin aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit. Në vijim të kontrolleve të befasishme në të gjithë Qarkun Fier për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personve që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit, policia goditi 2 raste në qytetin e Lushnjes dhe 2 raste në Fier. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin M.S, 23 vjeç, banues në Lushnje. U sekuestruan në cilësinë e provave materiale 2 aparatura elektronike të lojërave të fatit, 6 valixhe të mbushura me çipsa, 1 tavolinë pokeri si edhe 150 euro të dyshuara të falsifikuara. Arrestimi i këtij shtetasi u bë për veprat penale "Falsifikim i monedhave", "Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë", "Fshehja e të ardhurave", "Mospagim i taksave dhe tatimeve", "Organizimi i lotarive sportive dhe "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara" pasi në ambientin e lokalit të marrë me qera prej tij, ushtronte aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit. Në kuadër të këtyre kontrolleve, u procedua penalisht për veprat penale "Organizim i lotarive të pa lejuara" dhe "Vënia në dispozicion i lokaleve për lojëra të pa lejuara" shtetasi G.Ç, 44 vjeç, banues në Lushnje. Në lokalin në pronësi të këtij shtetasi u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 tavolina pokeri, 12 pako letra bixhozi, 3 njësi kompjuterike, 1 printer, 2 monitor, 2 tableta dhe 1 laptop të cilat shërbenin për ushtrimin e aktivitetit të kundraligjshëm të lojërave të fatit. Gjithashtu, u proceduan penalisht për "Fshehje të të ardhurave" dhe "Organizim të palejuar të lojërave të fatit" shtetasit V.Gj, 29 vjeç,G.B, 29 vjeç, banues në Fier. Procedimi ndaj këtyre shtetasve filloi pasi organizonin lotari të palejuara nëpërmjet telefonit. Policia e Shtetit fton cilindo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit "Komisariati Dixhital", çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Fier-Policia finalizon operacionin policor të koduar "Vizitori". Vidhnin motoçikleta në Fier dhe i shisnin në Vlorë, policia zbardh vjedhjet dhe vë në pranga autorët. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, pas një pune hetimore, zbardhën 4 vjedhje të ndodhura në Fier dhe ndaluan shtetasit: E. M., 39 vjeç, banues në Vlorë dhe S. T., 36 vjeç, banues në Vlorë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 motoçikletat e vjedhura. Shtetasi E. M., vidhte motoçikletat në qytetin e Fierit dhe ja jepte shtetasit S. T., i cili më pas i shiste në Bishan të Vlorës. (Vjedhje këto të ndodhura gjatë muajit Prill). Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Vjedhje e kryer në bashkëpunim".

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 100 shtetas, nga këta: 21 janë arrestuar në flagrancë, 53 ndiqen në gjendje të lire, 25 janë ndaluar, 1 është shpallur në kërkim.

Janë ndaluar 4 shtetas pasi ishin shpallur në kërkim, konkretisht: 1 në qarkun Durrës i dënuar për veprën penale “Mashtrimi”; 1 në qarkun Elbasan i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike në bashkëpunim”; 1 në qarkun Fier i dënuar për “ Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe 2 vepra të tjera penale”; 1 në PKK Rinas i dënuar për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 3 raste, konkretisht: 1 rast në qarkun Elbasan dhe 1 në Korçë, ku autorët janë arrestuar në flagrancë; 1 rast në qarkun Vlorë me 3 autorë të ndaluar.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 11 raste, konkretisht: 2 raste të “Kanosja”, 1 në qarkun Tiranë, 1 në Kukës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Plagosja e lehtë me dashje”, në qarkun Vlorë, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 3 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në qarkun Tiranë, 1 në Fier, 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 14 raste të “Dhuna në familje”, konkretisht: 3 raste në qarkun Tiranë me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 1 rast në qarkun Vlorë me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë, si edhe janë plotësuar 10 kërkesë - padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 15 raste, konkretisht: 4 raste në qarkun Tiranë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast në qarkun Durrës dhe 1 në Elbasan, me 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast në qarkun Fier, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë. Për 8 rastet e tjera në gjithë territorin po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 14 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, konkretisht: 1 në qarkun Tiranë, 3 në Durrës, 3 në Elbasan, 1 në Fier, 1 në Kukës, 5 në Shkodër, ku të gjithë autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 7 raste aksidentesh, në qarkun Vlorë, me 5 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar 6 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, konkretisht 1 në qarkun Tiranë, 1 në Durrës, 2 në Korçë, 1 në Vlorë dhe 1 në Fier, të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 7 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, 1 në qarkun Tiranë, 1 në Durrës, 2 në Elbasan, 1 në Shkodër, 1 në Kukës, të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 5 raste të “Vjedhja e energjisë elektrike”, 4 raste në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të “Pushtim toke”, 1 në qarkun Durrës dhe 1 në Berat, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Prishja e qetësisë publike”, në qarkun Tiranë, me 8 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të “Organizimi i lotarive të palejuara”, 1 në qarkun Korçë dhe 1 në Fier, me 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 7 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, ku autorët janë proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit

Arkiva

Qershor 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30