Rreth Shkolles

akademia.jpg

Eshtë modeluar dhe drejtuar për të zbatuar programin e trajnimit bazë, programin e trajnimit të instruktorëve, zhvillimin dhe administrimin e kurrikulave dhe programin e trajnimit për gradë.

Gjithashtu kjo strukturë siguron mbështetjen kryesore logjistike e materiale për trajnimet e tjera që zhvillohen në Policinë e Shtetit. Me teper...

E ardhmja e shkolles

DSC 0060

Do të reformojmë rrënjësisht sistemin e arsimit dhe formimit të vazhdueshëm për punonjësit e Policisë së Shtetit, me qëllim diversifikimin e kapaciteteve njerëzore të Policisë së Shtetit dhe përshtatjen me hapat e zhvillimit shoqëror e kulturor të vendit tonë. Formimi vazhdues do të jetë një element themelor për promovimin dhe karrierën e punonjësve të Policisë.

Tiranë - Lokalizohet, kapet dhe arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një shtetas italian i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Tiranëtirane 11.05.2019

Lokalizohet, kapet dhe arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një shtetas italian i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale automjet, aparate celulare dhe dokumente.

Seksioni i Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin të Krimit Ekonomik e Financiar dhe ZQK Interpol Tirana, pas një pune të mirëorganizuar e profesionale, lokalizuan, kapën dhe arrestuan përkohësisht shtetasin italian

M. N., 43 vjeç, lindur dhe banues në Itali.

Ky shtetas është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Brescia / Itali, me vendimin e datës 22 nëntor 2018, e ka dënuar me 5 vjet e 7 muaj burg për veprën penale “Mashtrimi”.

Gjithashtu shtetasi italian M.N., më 26 korrik 2014, është ndaluar me iniciativë për veprën penale “Mashtrimi”, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, si dhe në datat 22 qershor 2016 dhe 15 maj 2018, është proceduar në gjendje të lirë për veprë n penale “Mashtrimi” po nga ky seksion.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
një automjet, dy aparate celulare dhe dokumente.

Veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë, do të kryhen nga ZKQ Interpol Tirana.

Arkiva

Qershor 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30