Rreth Shkolles

akademia.jpg

Eshtë modeluar dhe drejtuar për të zbatuar programin e trajnimit bazë, programin e trajnimit të instruktorëve, zhvillimin dhe administrimin e kurrikulave dhe programin e trajnimit për gradë.

Gjithashtu kjo strukturë siguron mbështetjen kryesore logjistike e materiale për trajnimet e tjera që zhvillohen në Policinë e Shtetit. Me teper...

E ardhmja e shkolles

DSC 0060

Do të reformojmë rrënjësisht sistemin e arsimit dhe formimit të vazhdueshëm për punonjësit e Policisë së Shtetit, me qëllim diversifikimin e kapaciteteve njerëzore të Policisë së Shtetit dhe përshtatjen me hapat e zhvillimit shoqëror e kulturor të vendit tonë. Formimi vazhdues do të jetë një element themelor për promovimin dhe karrierën e punonjësve të Policisë.

Kapshticë - goditet një tjetër rast i tentativës për transferta të paligjshme parash jashtë vendit, si edhe falsifikimit të vizave.

Policia Kufitare e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Korçë vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë që mund të zhvillohen në Pikat e Kalimit Kufitar.kapsht

Gjatë kontrolleve goditet një tjetër rast i tentativës për transferta të paligjshme parash jashtë vendit, si edhe falsifikimit të vizave.

Arrestohet në flagrancë një shtetas turk.

Sekuestrohen 5300 Dollarë, 4095 Euro si edhe 350 pulla vizash të huaja të dyshuara si të falsifikuara.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, si dhe kontrolleve të shtuara , shërbimet e Policisë Kufitare , gjatë kontrollit në vijën e dytë të mjetit tip autobus me drejtues shtetasin turk A.U, 52 vjeç, në një çantë personale të tij , gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5300 Dollarë dhe 4095 Euro të pa deklaruara në kufi, si edhe 350 pulla vizash të huaja të dyshuara si të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Arkiva

Qershor 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30