Rreth Shkolles

akademia.jpg

Eshtë modeluar dhe drejtuar për të zbatuar programin e trajnimit bazë, programin e trajnimit të instruktorëve, zhvillimin dhe administrimin e kurrikulave dhe programin e trajnimit për gradë.

Gjithashtu kjo strukturë siguron mbështetjen kryesore logjistike e materiale për trajnimet e tjera që zhvillohen në Policinë e Shtetit. Me teper...

E ardhmja e shkolles

DSC 0060

Do të reformojmë rrënjësisht sistemin e arsimit dhe formimit të vazhdueshëm për punonjësit e Policisë së Shtetit, me qëllim diversifikimin e kapaciteteve njerëzore të Policisë së Shtetit dhe përshtatjen me hapat e zhvillimit shoqëror e kulturor të vendit tonë. Formimi vazhdues do të jetë një element themelor për promovimin dhe karrierën e punonjësve të Policisë.

Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 15 Maj 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.01drejtoria new

Durrës - vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Arrestohet një shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i dënuar me 15 vjet burgim , për kryerjen e veprave penale “Grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike ”. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me Zyrën e Interforcës të Policisë italiane, pas informacioneve të marra dhe një pune të mirëorganizuar, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar K.P., 51 vjeç, banues në lagjen Nr.1, Durrës. Shtetasi K. P., ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Gjyqësore në Itali, bazuar në Urdhër Arrestin në datë 08.03.2019, për kryerjen e veprave penale “Grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike", pasi është dënuar me 15 vjet burgim. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 68 shtetas, konkretisht: 13 janë arrestuar në flagrancë, 3 janë ndaluar dhe 52 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 3 shtetas pasi ishin shpallur në kërkim, konkretisht: 1 në qarkun Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja”; 1 në qarkun Vlorë, i dënuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i akteve të gjendjes civile”; 1 në PKK Rinas, i dënuar për veprën penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave”.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 4 raste, konkretisht: 2 raste në qarkun Tiranë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 1 rast në Durrës, me 5 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast në Korçë, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 10 raste, konkretisht: 2 raste të “Kanosja”, 1 në qarkun Elbasan dhe 1 në Korçë, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Plagosja e lehtë me dashje”, në qarkun Elbasan, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 7 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 5 në qarkun Tiranë, 1 në Elbasan dhe 1 në Korçë, ku të gjithë autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 9 raste të “Dhuna në familje”, 1 rast në qarkun Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë dhe janë plotësuar 8 kërkesë – padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 10 raste, konkretisht: 1 në qarkun Tiranë dhe 1 në Kukës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe 8 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 10 raste aksidentesh, me 3 viktima dhe 12 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar 4 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 2 në qarkun Tiranë, 1 në Berat dhe 1 në Fier, të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 2 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, 1 në Tiranë dhe 1 në Elbasan, të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, 1 në qarkun Elbasan dhe 1 në Vlorë, ku autorët janë arrestuar në flagrancë.

Është evidentuar 1 rast i “Organizimi i lotarive të palejuara”, në qarkun Korçë, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Prishja e qetësisë publike”, në qarkun Vlorë, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 8 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, ku të gjithë autorët janë proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Arkiva

Qershor 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30