Rreth Shkolles

akademia.jpg

Eshtë modeluar dhe drejtuar për të zbatuar programin e trajnimit bazë, programin e trajnimit të instruktorëve, zhvillimin dhe administrimin e kurrikulave dhe programin e trajnimit për gradë.

Gjithashtu kjo strukturë siguron mbështetjen kryesore logjistike e materiale për trajnimet e tjera që zhvillohen në Policinë e Shtetit. Me teper...

E ardhmja e shkolles

DSC 0060

Do të reformojmë rrënjësisht sistemin e arsimit dhe formimit të vazhdueshëm për punonjësit e Policisë së Shtetit, me qëllim diversifikimin e kapaciteteve njerëzore të Policisë së Shtetit dhe përshtatjen me hapat e zhvillimit shoqëror e kulturor të vendit tonë. Formimi vazhdues do të jetë një element themelor për promovimin dhe karrierën e punonjësve të Policisë.

Berat - Informacion në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje më datë 19.06.2019, ku disa shtetas kanë tentuar të futen forcërisht në ambientet e KZAZ nr. 64

Beratd.p.p.berat

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje më datë 19.06.2019, ku disa shtetas kanë tentuar të futen forcërisht në ambientet e KZAZ nr. 64 tek Pallati i Kulturës Berat dhe në ambientet e KZAZ nr. 66 tek Pallati Kulturës Skrapar, Specialistët e Seksionit për Krimet pranë Komisariatit Berat dhe Skrapar, pas veprimeve hetimore, identifikimin e personave me anë të pamjeve filmike dhe fotografike të administruara nga Policia, kanë referuar në gjendje të lirë 40 shtetas:

Konkretisht:

•E. B., 34 vjeç, banues në Tiranë (Sekretar Organizativ i PD)
•B. B., 35 vjeç, banues në Berat (N/kryetar i Bashkisë Berat)
•H. S., 50 vjeçe, banuese në Berat (N/kryetare e Bashkisë Berat)
•M. K., 32 vjeç, banues në Skrapar (Drejtor i Ndërmarrjes së shërbimit publik)
•K. Gj., 64 vjeç, (Shefi i Policisë Bashkiake Berat), 
•G. P., M. M., A. R., D. B., F. C., M. K., E. D., punonjës të Policisë Bashkiake Berat.
•A. Z., A. G., J. M., A. Ç., A. I., punonjës të Policisë Bashkiake Skrapar.

Si dhe G. A., M. H., B. H., F. K., SH. M., K. E., E. Ç., M. V., R. Ç., S. Z., R. H., P. GJ., E. T., A. C., A. H., A. G., E. A., R. B., I. H., E. H., N. G., I. B., K. M., punonjës pranë këtyre Bashkive dhe mbështetës.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme", "Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit Publik", "Prishja e qetësisë publike" dhe "Shkatërrimi i pronës"

Arkiva

Korrik 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4