Rreth Shkolles

akademia.jpg

Eshtë modeluar dhe drejtuar për të zbatuar programin e trajnimit bazë, programin e trajnimit të instruktorëve, zhvillimin dhe administrimin e kurrikulave dhe programin e trajnimit për gradë.

Gjithashtu kjo strukturë siguron mbështetjen kryesore logjistike e materiale për trajnimet e tjera që zhvillohen në Policinë e Shtetit. Me teper...

E ardhmja e shkolles

DSC 0060

Do të reformojmë rrënjësisht sistemin e arsimit dhe formimit të vazhdueshëm për punonjësit e Policisë së Shtetit, me qëllim diversifikimin e kapaciteteve njerëzore të Policisë së Shtetit dhe përshtatjen me hapat e zhvillimit shoqëror e kulturor të vendit tonë. Formimi vazhdues do të jetë një element themelor për promovimin dhe karrierën e punonjësve të Policisë.

Duke respektuar rregullat, vajtja dhe ardhja nga plazhet do të jetë më e shkurtër dhe pa vonesa!

Sezoni veror tashmë ka filluar! pol.rrugore 21.06.2019

Ditën e shtunë dhe të dielë drejtues mjeti, pasagjerë, drejtues motomjetesh, përdorues të shumtë të rrugës të të gjithë moshave, vendas dhe turiste te huaj nisen dhe shkojnë në plazhet e Velipojës, Lezhës, Tales, Durrësit, Gjirit të Lalzit, Divjakës, Vlorës, Dhërmiut, Sarandës etj.

Policia Rrugore informon se do të jetë prezente në akset rrugore për të mbikqyrur trafikun, për të parandaluar shkeljet dhe aksidentet dhe mbi të gjitha për të ndihmuar në cdo rast bllokimi të trafikut dhe për të dhënë ndihmë automobilistike ndaj kujtdo që ka nevojë.

Ndihma që Policia Rrugore kërkon nga të gjithë drejtuesit e mjeteve është respektimi i normave të sjelljes:

Mos konsumoni alkool!

Vendosni rripin e sigurimit!

Vendosni kaskën në kokë!

Shmangni parakalimet e gabuara!

Qendroni në rradhën e mjeteve kur ajo krijohet për shkak të ngarkesës së madhe.

Dalja nga “kolona” mund t’ju kushtojë “nje fotografi” falas dhe një gjobë së bashku me pezullim të lejes së drejtimit 2 – 4 muaj.

Policia Rrugore do jetë e pranishme me uniformë, pa uniforme dhe me drone, me kamera dhe me aparate forografike pas cdo shkeljeje.

Duke respektuar rregullat, vajtja dhe ardhja nga plazhet do të jetë më e shkurtër dhe pa vonesa!

Arkiva

Korrik 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4