Rreth Shkolles

akademia.jpg

Eshtë modeluar dhe drejtuar për të zbatuar programin e trajnimit bazë, programin e trajnimit të instruktorëve, zhvillimin dhe administrimin e kurrikulave dhe programin e trajnimit për gradë.

Gjithashtu kjo strukturë siguron mbështetjen kryesore logjistike e materiale për trajnimet e tjera që zhvillohen në Policinë e Shtetit. Me teper...

E ardhmja e shkolles

DSC 0060

Do të reformojmë rrënjësisht sistemin e arsimit dhe formimit të vazhdueshëm për punonjësit e Policisë së Shtetit, me qëllim diversifikimin e kapaciteteve njerëzore të Policisë së Shtetit dhe përshtatjen me hapat e zhvillimit shoqëror e kulturor të vendit tonë. Formimi vazhdues do të jetë një element themelor për promovimin dhe karrierën e punonjësve të Policisë.

Vlorë - Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave stimuluese

Vlorëvlore op 2 24.06.2019

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave stimuluese.

Finalizohet operacioni antidrogë "Drimadha"

Sekuestrohen nga policia 100 kokrra ekstazi si dhe para të përfituara nga shitja e tyre.

Vihet në pranga poseduesi.

Seksioni i Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se në zonën e Drimadhës, shpërndahej drogë stimuluese nga një shtetas, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor "Drimadha", ku në bashkëpunim me forcat operacionale pranë DVP Vlorë kanë vënë në pranga 22 vjeçarin nga Tirana S.K.

Gjatë kontrollit fizik, Policia i gjeti shtetasit S.K, 100 kokrra lëndë narkotike e dyshuar "Ekstazi" (drogë stimuluese) si dhe një sasi valute prej 525 eurove dhe 60.000 lekë të rinj, të cilat dyshohen se janë përfituar nga aktiviteti kriminal i shpërndarjes.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Arkiva

Korrik 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4