Rreth Shkolles

akademia.jpg

Eshtë modeluar dhe drejtuar për të zbatuar programin e trajnimit bazë, programin e trajnimit të instruktorëve, zhvillimin dhe administrimin e kurrikulave dhe programin e trajnimit për gradë.

Gjithashtu kjo strukturë siguron mbështetjen kryesore logjistike e materiale për trajnimet e tjera që zhvillohen në Policinë e Shtetit. Me teper...

E ardhmja e shkolles

DSC 0060

Do të reformojmë rrënjësisht sistemin e arsimit dhe formimit të vazhdueshëm për punonjësit e Policisë së Shtetit, me qëllim diversifikimin e kapaciteteve njerëzore të Policisë së Shtetit dhe përshtatjen me hapat e zhvillimit shoqëror e kulturor të vendit tonë. Formimi vazhdues do të jetë një element themelor për promovimin dhe karrierën e punonjësve të Policisë.

Shkodër - Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim.

Kapet dhe ndalohet 21- vjeçari i shpallur në kërkim për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.Drejtoria Shkoder

Nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. H., 21 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër me vendim Nr.98 datë 08.05.2018, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, i dyshuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe “Dhuna në familje”.

Ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me një shtetas tjetër të shpallur në kërkim, më datë 11.04.2018 kanë tentuar të trafikojnë një sasi lënde narkotike prej 97 kg marijuanë nëpërmjet Liqenit të Shkodrës, e cila është kapur nga policia Malazeze në bregun e liqenit të Shkodrës në afërsi të PKK Hani i Hotit, në bashkëpunim me Policinë Vendore të Shkodrës dhe atë Kufitare

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.

video

Arkiva

Gusht 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1