Rreth Shkolles

akademia.jpg

Eshtë modeluar dhe drejtuar për të zbatuar programin e trajnimit bazë, programin e trajnimit të instruktorëve, zhvillimin dhe administrimin e kurrikulave dhe programin e trajnimit për gradë.

Gjithashtu kjo strukturë siguron mbështetjen kryesore logjistike e materiale për trajnimet e tjera që zhvillohen në Policinë e Shtetit. Me teper...

E ardhmja e shkolles

DSC 0060

Do të reformojmë rrënjësisht sistemin e arsimit dhe formimit të vazhdueshëm për punonjësit e Policisë së Shtetit, me qëllim diversifikimin e kapaciteteve njerëzore të Policisë së Shtetit dhe përshtatjen me hapat e zhvillimit shoqëror e kulturor të vendit tonë. Formimi vazhdues do të jetë një element themelor për promovimin dhe karrierën e punonjësve të Policisë.

Kukës - Falë ndërhyrjes në kohë të Policisë parandalohet një ngjarje e rëndë brenda familjes.

Arrestohet në flagrancë 79 - vjeçari, i cili pas dhunës psikologjike të ushtruar ndaj familjarëve të tij dhe nipit, i ka kanosur me armë gjahu, si dhe të djegë shtëpinë me benzinë.Drejtoria Kukes m

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kukës, arrestuan në flagrancë shtetasin I.S., 79 vjeç, banues në fshatin Kalimash.

Arrestimi i tij u bë pasi, në banesë, për motive të dobëta, ka shkatërruar orenditë e banesës, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj familjarëve dhe nipit dhe më pas i ka kanosur me armë gjahu (çifte), si dhe ka tentuar të djegë shtëpinë me benzinë, por falë njoftimit në kohë të policisë dhe mbërritjes menjëherë në vendngjarje të inspektorit të Policisë së Zonës, i cili në bashkëpunim me familjarët i kanë marrë çiften dhe shishen e benzinës shtetasit I.S. duke e vënë në pranga.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut (çifte), disa fishekë, një shishe benzinë dhe një çakmak.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale "Dhuna në familje", "Kanosja" dhe “Shkatërrimi i pronës e mbetur në tentativë".

Arkiva

Gusht 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1