Rreth Shkolles

akademia.jpg

Eshtë modeluar dhe drejtuar për të zbatuar programin e trajnimit bazë, programin e trajnimit të instruktorëve, zhvillimin dhe administrimin e kurrikulave dhe programin e trajnimit për gradë.

Gjithashtu kjo strukturë siguron mbështetjen kryesore logjistike e materiale për trajnimet e tjera që zhvillohen në Policinë e Shtetit. Me teper...

E ardhmja e shkolles

DSC 0060

Do të reformojmë rrënjësisht sistemin e arsimit dhe formimit të vazhdueshëm për punonjësit e Policisë së Shtetit, me qëllim diversifikimin e kapaciteteve njerëzore të Policisë së Shtetit dhe përshtatjen me hapat e zhvillimit shoqëror e kulturor të vendit tonë. Formimi vazhdues do të jetë një element themelor për promovimin dhe karrierën e punonjësve të Policisë.

Tiranë - Në pranga 17 persona për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt dhe mitëdhënie

Rrugoret e kryeqytetit përgjatë javës që lame pas, kanë vijuar me ndjekjen e detyrimeve të caktuara në planin e veprimit për mjetet me xhamat e portave të para të errësuar, sistemet shtesë pamore dhe zanore si dhe patrullimet me përzgjedhje për parandalimin, konstatimin dhe verifikimin e shkeljeve, që janë burim i shtuar për aksidente rrugore si, drejtimi i mjeteve nën efektin e alkoolit, shpejtësinë mbi normat e lejuara, etj.054

Ne funksion te planit të veprimit, përgjatë javës janë konstatuar dhe:

• arrestuar në kushtet e flagrancës 17 shtetas, nga të cilët 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 8 të papajisur me leje drejtimi si dhe 2 drejtues mjeti për veprën penale "Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike".

• pezulluar 117 leje drejtimi, nga të cilat 33 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 39 për shpejtësi mbi normat e lejuara si dhe 45 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

• proceduar administrativisht 17 drejtues mjetesh për mosrregullim shpejtësie dhe gara me shpejtësi.

• proceduar administrativisht 56 drejtues mjetesh për xhamat e portave të para të errësuar.

• proceduar administrativisht 2 drejtues mjetesh për posedim të sistemeve shtesë pamore dhe zanore.

• proceduar administrativisht 425 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

• proceduar administrativisht 121 drejtues motomjetesh për mosperdorim të kaskës mbrojtëse.

• proceduar administrativisht 78 drejtues mjetesh, për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve.

• janë vendosur 3200 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Arkiva

Gusht 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1