Rreth Shkolles

akademia.jpg

Eshtë modeluar dhe drejtuar për të zbatuar programin e trajnimit bazë, programin e trajnimit të instruktorëve, zhvillimin dhe administrimin e kurrikulave dhe programin e trajnimit për gradë.

Gjithashtu kjo strukturë siguron mbështetjen kryesore logjistike e materiale për trajnimet e tjera që zhvillohen në Policinë e Shtetit. Me teper...

E ardhmja e shkolles

DSC 0060

Do të reformojmë rrënjësisht sistemin e arsimit dhe formimit të vazhdueshëm për punonjësit e Policisë së Shtetit, me qëllim diversifikimin e kapaciteteve njerëzore të Policisë së Shtetit dhe përshtatjen me hapat e zhvillimit shoqëror e kulturor të vendit tonë. Formimi vazhdues do të jetë një element themelor për promovimin dhe karrierën e punonjësve të Policisë.

Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 8 gusht 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara në parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërisë.01drejtoria new

Rinas / Interpol Tirana ekstradon nga Gjermania një shtetas të dënuar me 25 vite burg për vrasje. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden, u bë i mundur arrestimi dhe ekstradimi nga Gjermania drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Byniamin Hajro, 56 vjeç. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Vlorë në vitin 2017 e ka dënuar me 25 vjet burg për veprën penale "Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim " parashikuar nga nenet 78/1 dhe 25 të Kodit Penal. Më datë 17.04.2012, është vendosur rifillimi i hetimeve në lidhje me ngjarjen e datës 03.06.1997 ndodhur në Berat, ku u rrëmbyen dhe më pas u vranë shtetasit E.P. dhe A.A. Gjykata e Apelit Vlorë në vitin 2017 ka deklaruar fajtor për këtë ngjarje shtetasin Byniamin Hajro duke e d)nuar me 25 vite burgim.

Golem, Kavajë / Vijon operacioni "Plazh i lirë". Policia e Shtetit vijon zbatimin e detyrave të përcaktuara në planin e posaçëm të masave për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore. Lirohen 1500 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të paligjshme. Sekuestrohen 200 shezlongë dhe 140 çadra plazhi, të vendosura në mënyrë të paligjshme në hapsirat publike. Procedohen tre pronarë subjektesh për veprat penale "Fshehja e të ardhurave" "Mospagim i taksave" dhe "Pushtimi i tokës". Procedohen penalisht edhe 3 zyrtarë të Bashkisë Kavajë për shpërdorim detyre.. Komisariati i Policisë Kavajë, në bashkëpunim me strukturat e Krimit Ekonomik e Financiar të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Shtetit dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, kanë ushtruar kontroll në subjektet që ushtrojnë aktivitet biznesi në zonën e bregdetit në plazhin e Golemit në Kavajë. Nga ky kontroll rezultoi se 3 subjekte tregtare ushtronin aktivitet të kundërligjshëm në shfrytëzimin e hapësirës së plazhit (rërës), pa paguar detyrimet financiare dhe pa u pajisur me kontratë qiraje për përdorimin, nga Bashkia Kavajë. Në përfundim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit E. F., B. Ç. dhe M. B., administratorë të këtyre subjekteve. Po gjatë operacionit Policia procedoi penalisht për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës", 3 zyrtarë të Bashkisë, të cilët nuk kanë kryer detyrën, duke lejuar që këto biznese dhe të tjera të proceduara më parë nga Policia, të ushtronin aktivitet në mënyrë të kundërligjshme, konkretisht shtetasit: P. P., me detyrë përgjegjës i Zyrës së Kadastrës Urbane dhe të Menxhimit të Aseteve Publike, në Bashkinë Kavajë. M. Sh., me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Tatim Taksave Vendore në Bashkinë Kavajë Q. L., me detyrë Kryeinspektor i Policisë Bashkiake në Bashkinë Kavajë. Operacioni vijon.

Vlorë / Finalizohet operacioni antikultivim "Bestrova". Asgjësohen disa bimë narkotike, vihen në pranga 2 shtetas dhe 1 tjetër shpallet në kërkim. Procedohet në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit. Shërbimet e Policisë pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, me anë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë konstatuar një hapësirë toke të mbjella me bimë narkotike kanabis sativa në fshatin Bestrovë. Në vijim të veprimeve, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit A. B., 29 vjeç dhe A. Z., 24 vjeç, si dhe kanë shpallur në kërkim një 30 vjeçar tjetër, pasi dyshohet se janë të implikuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin për kryerjen e veprës penale "Kultivimi i bimëve narkotike". Në lidhje me këtë ngjarje, Seksioni i Hetimit të Krimeve ka proceduar në gjendje të lirë kryeplakun e fshatit Bestrovë, shtetasin M.H., 67 vjeç, për veprën penale "Shpërdorim detyre". Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprime të mëtejshme.

Selenicë / Qarkullonte me kallashnikov, vihet në pranga nga policia. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Selenicë në bashkëpunim me forcat e tjera të Policisë së Vlorës dhe ato të FNSh-së, në vijim të kontrolleve dhe krehjes së zonës duke përdur dhe qenin e gjurmës në lidhje me ngjarjen e Selenicës, kapen në flagrancë shtetasin S. R., 27 vjeç, banues në fshatin Vajzë të Selenicës. 27 vjeçari u kap në kushtet e flagrancës afër malit të Beunit, të fshatit Matogjin i cili mbante me vete një armë zjarri automatik me municion luftarak. Gjithashtu, nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas ka qenë i dënuar më parë për vjedhje me armë në shtetin grek. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve".

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 99 shtetas, nga këta: 14 janë të arrestuar, 4 të kapur nga kërkimi, 68 ndiqen në gjendje të lirë, dhe 13 janë shpallur në kërkim.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 2 raste, konkretisht në qarkun Korçë, dhe Vlorë me 2 autorë të arrestuar;

Në fushën e krimeve kundër personit në gjithë territorin janë evidentuar 9 raste, konkretisht: 5 raste të “Plagosjes së lehtë me dashje” janë evidentuar në qarqet Tiranë, Durrës dhe Fier; 4 raste të “Dëmtime tjera me dashje”, janë evidentuar në qarqet Shkodër, Vlorë, Korçë, dhe Gjirokastër.

Janë evidentuar 8 raste të “Dhunës në familje”, konkretisht në qarqet Tiranë, Durrës, Fier dhe Vlorë, me3 autorë të arrestuar, dhe 5 të proceduar në gjendje të lirë. Janë plotësuar 11 kërkesë padi për urdhër mbrojtje të menjëhershëm.

Është evidentuar 1 rast i “Shkatërrimit të pronës”, në qarkun Kukës ku autori është proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 8 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 8 raste të “Ndërtimit pa leje” , në të gjithë vendin, ku autorët janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të “Vetëgjyqësisë” , konkretisht në qarkun Tiranë dhe Gjirokastër, ku autorë janë proceduar në gjendje të lirë.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 4 raste aksidentesh, me 10 shtetas të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar 3 drejtues mjeti nën efektin e alkoolit, konkretisht në qarqet Durrës, Vlorë dhe Korçë, të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 2 shtetas duke drejtuar automjetet pa u pajisur me leje drejtimi, me 1 të arrestuar dhe 1 të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 8 raste të “Kalimit të paligjshëm të kufirit”, ku autorët janë proceduar në gjendje të lirë.

Nisur nga rreziku potencial, që mbart përdorimi i aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit, si dhe nga fakti që në shumë aksidente rrugore, është provuar se shkak është bërë përdorimi i aparatit celular, rrugorët e kryeqytetit janë angazhuar me forma kontrolli nga me efikaset, përfshi edhe agjentët civilë, të cilët monitorojnë dhe dokumentojnë sjelljen e përdoruesve të rrugës në zona të ndryshme të kryeqytetit. Duke vlerësuar si trend negativ, gjithmonë e më shumë, përdorimin e aparatit celular,, Policia rrugore e Tiranës do të vijojë në mënyrë permanente me verifikimet dhe procedimet administrative për këtë shkelje, pasi vetëm gjatë ditëve të fundit janë verifikuar dhe ndëshkuar 758 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit. #KujdesTelefonataPretMungesaeVëmendjesVret#

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit

Arkiva

Gusht 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1