Rreth Shkolles

akademia.jpg

Eshtë modeluar dhe drejtuar për të zbatuar programin e trajnimit bazë, programin e trajnimit të instruktorëve, zhvillimin dhe administrimin e kurrikulave dhe programin e trajnimit për gradë.

Gjithashtu kjo strukturë siguron mbështetjen kryesore logjistike e materiale për trajnimet e tjera që zhvillohen në Policinë e Shtetit. Me teper...

E ardhmja e shkolles

DSC 0060

Do të reformojmë rrënjësisht sistemin e arsimit dhe formimit të vazhdueshëm për punonjësit e Policisë së Shtetit, me qëllim diversifikimin e kapaciteteve njerëzore të Policisë së Shtetit dhe përshtatjen me hapat e zhvillimit shoqëror e kulturor të vendit tonë. Formimi vazhdues do të jetë një element themelor për promovimin dhe karrierën e punonjësve të Policisë.

Elbasan: Policia e Elbasanit parandalon përshkallëzimin e një konflikti me pasoja në familje.

Elbasan dhunastop
 
Policia e Elbasanit parandalon përshkallëzimin e një konflikti me pasoja në familje.
 
Godet me  sende të forta ish-bashkëshorten dhe djalin,  vihet në pranga nga Policia 50- vjeçari.
 
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, pas marrjes  së njoftimit për një konfliktit  në familje, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.   
 
Policia ka  arrestuar në flagrancë shtetasin:N. J., 50 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar  dhunë fizike duke  goditur me sende të forta ish bashkëshorten dhe djalin por  gjatë konfliktit është dëmtuar edhe vetë shtetasi N.J., si dhe daja i djalit pasi ka ndërhyrë për të qetësuar konfliktin, të katër shtetasit  kanë marrë dëmtime trupore dhe ndodhen në spital jashtë rreziku për jetën.
 
 Materialet hetimore  i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale "Dhunë në familje".

Arkiva

Gusht 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1