Rreth Shkolles

akademia.jpg

Eshtë modeluar dhe drejtuar për të zbatuar programin e trajnimit bazë, programin e trajnimit të instruktorëve, zhvillimin dhe administrimin e kurrikulave dhe programin e trajnimit për gradë.

Gjithashtu kjo strukturë siguron mbështetjen kryesore logjistike e materiale për trajnimet e tjera që zhvillohen në Policinë e Shtetit. Me teper...

E ardhmja e shkolles

DSC 0060

Do të reformojmë rrënjësisht sistemin e arsimit dhe formimit të vazhdueshëm për punonjësit e Policisë së Shtetit, me qëllim diversifikimin e kapaciteteve njerëzore të Policisë së Shtetit dhe përshtatjen me hapat e zhvillimit shoqëror e kulturor të vendit tonë. Formimi vazhdues do të jetë një element themelor për promovimin dhe karrierën e punonjësve të Policisë.

Shpallen datat e testimit me shkrim të aplikantëve për Shkollën Bazë të Policisë, për “Patrullë e Përgjithshme”.

Shpallen datat e testimit me shkrim të aplikantëve për Shkollën Bazë të Policisë, për “Patrullë e Përgjithshme”.akademia
Lidhur me aplikimet e shtetasve për të ndjekur studimet në Akademinë e Sigurisë, për Shkollën Bazë të Policisë për “Patrullë e Përgjithshme”, Ju informojmë se:
Mbi bazën e nevojave, Drejtori i Policisë së Shtetit nxori urdhrin  “Për shpalljen e aplikimeve për të ndjekur studimet në Akademinë e Sigurisë, për Shkollën Bazë të Policisë për “Patrullë e Përgjithshme”.
Procesi i aplikimit  filloi më datën 15 Janar 2016 dhe përfundoi më datën 15 Shkurt 2016.
Ndërsa procesi i verifikimit të dokumentacionit të aplikantëve përfundoi më datë 29.02.2016.

Nga verifikimi i bërë rezulton se numri total i aplikantëve që plotësojnë kriteret për të ndjekur fazat e mëtejshme të konkurimit është 5020, nga këta 4542 meshkuj dhe 478 femra.

Në bazë të urdhrit të Drejtorit të Policisë së Shtetit “ Për rregullat e konkurrimit për pranimin në Akademinë e Sigurisë, për Shkollën Bazë të Policisë për Patrullë të Përgjithshme”, faza e parë e konkurrimit, testimi me shkrim, do të zhvillohet në ambientet e sallës së koncerteve (pallati i Kongreseve) në datat: 15 Mars, 16 Mars dhe 17 Mars 2016, sipas numrave kodik që do të publikohen në vijim.

Aplikantët, duke filluar nga data 09.03.2016 të paraqiten pranë zyrave të Burimeve Njerëzore në Drejtoritë Vendore të Policisë ku kanë aplikuar, me qëllim tërheqjen e numrit kodik që ju duhet për t’u pranuar në konkurimin me shkrim.

Akademia e Sigurisë ka marrë masa për zhvillimin e fazave të konkurrimit sipas rendit të mëposhtëm:
a-    Testimi me shkrim i cili do zhvillohet në datat e mësipërme.
b-    Testimi i aftësive fizike, që do zhvillohet pas daljes së rezultateve të testimit me shkrim
c-    Intervista me gojë, ushtrime vlerësuese dhe testimi i aftësive të të shkruarit, që do të zhvillohet pas daljes së rezultateve  të testimit të aftësive fizike
d-    Testimi psikologjik, i cili zhvillohet në përfundim të tre testimeve të para.

 Pesha specifike e secilit testim, në raport me rezultatin e përgjithshëm, është:
a-    Testimi me shkrim zë 70%;
b-    Testimi i aftësive fizike zë 20%;
c-    Intervista me gojë, ushtrime vlerësuese dhe testimi i aftësive të të shkruarit zë 5%;
d-    Testimi psikologjik zë 5%.

Aplikantët s’kualifikohen në rastet e mëposhtme.
     a-nuk kalon testin me shkrim nëse nuk merr 70 %  të pikëve të këtij testimi;
    b-nuk kalon testin fizik nëse nuk merr 60 %  të pikëve të këtij testimi;
    c- nuk kalon intervistën me gojë nëse nuk merr  70 %  të pikëve të këtij testimi;
    d- nuk kalon testin psikologjik nëse nuk merr  70 % të pikëve të këtij testimi.

Policia e Shtetit garanton të gjithë aplikantët se ka marrë të gjitha masat me qëllim kryerjen e një procesi testimi të drejtë, të paanshëm dhe transparent, sipas parimit të shanseve të barabarta, meritës dhe mosdiskriminimit.

Për informacione të tjera mbi procesin vizitoni faqen e Policisë së Shtetit në Internet www.asp.gov.al, tek rubrika Akademia e Sigurisë/Si mund të bëhesh punonjës policie.

Arkiva

Qershor 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30