Rreth Shkolles

akademia.jpg

Eshtë modeluar dhe drejtuar për të zbatuar programin e trajnimit bazë, programin e trajnimit të instruktorëve, zhvillimin dhe administrimin e kurrikulave dhe programin e trajnimit për gradë.

Gjithashtu kjo strukturë siguron mbështetjen kryesore logjistike e materiale për trajnimet e tjera që zhvillohen në Policinë e Shtetit. Me teper...

E ardhmja e shkolles

DSC 0060

Do të reformojmë rrënjësisht sistemin e arsimit dhe formimit të vazhdueshëm për punonjësit e Policisë së Shtetit, me qëllim diversifikimin e kapaciteteve njerëzore të Policisë së Shtetit dhe përshtatjen me hapat e zhvillimit shoqëror e kulturor të vendit tonë. Formimi vazhdues do të jetë një element themelor për promovimin dhe karrierën e punonjësve të Policisë.

Lista e aplikantëve, që do ti nënshtrohen testimit me shkrim sipas numrit kodik dhe datave të testimit

Faza e parë e konkurrimit për Shkollën Bazë të Policisë, testimi me shkrim, do të zhvillohet tek Pallati i Kongreseve (salla e koncerteve) në datat: 15 Mars, 16 Mars dhe 17 Mars 2016, sipas numrave kodik në vijim.
Aplikantët, duke filluar nga data 09.03.2016 të paraqiten pranë zyrave të Burimeve Njerëzore në Drejtoritë Vendore të Policisë, ku kanë aplikuar, me qëllim tërheqjen e numrit kodik, që ju duhet për t’u pranuar në konkurrimin me shkrim.
Lista e aplikantëve që do ti nënshtrohen testimit me shkrim sipas numrit kodik dhe datave të testimit (Kliko mbi link).

 

akademia

 

 

Arkiva

Qershor 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30