Elbasan:Goditet një grup i strukturuar kriminal në fushën e tregëtimit të drogave të forta, kryesisht kokainë.

Elbasankok 1 el
 
Finalizohet operacioni "Shënkolli".
 
Operacioni i ndjekur me metoda speciale të hetimit nga Sektori për Narkotikët në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.
 
Goditet një grup i strukturuar kriminal në fushën e tregëtimit të drogave të forta, kryesisht kokainë.
 
Finalizimi i operacionit nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan në bashkëpunim me Prokurorinë, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, Repartin RENEA dhe DVP Tiranë.
 
Në pranga 6 persona.
 
Sekuestrohen 550 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.
 
Gjatë ditës së sotme, në funksion të procedimit penal të vitit 2018 të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, është zhvilluar dhe finalizuar me sukses operacioni policor antidrogë i koduar "Shënkolli".
 
Në operacion u përfshinë strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Reparti RENEA dhe Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, ku u bë i mundur arrestimi i shtetasve:
 
K. Gj., 32 vjeç, banues në Elbasan me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit;
 
A. Q., 45 vjeç, banues në Tiranë, me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit;
 
S. P., 23 vjeç, banues në Elbasan;
 
L. D., 35 vjeç, banues në Elbasan;
 
L. Gj., 25 vjeç, banues në Elbasan;
 
K. T., 31 vjeç, banues në Elbasan.
 
Si dhe ndiqen në gjendje të lirë dy shtetase.
 
Shtetasit A. Q., dhe K. Gj., si organizatorë të grupit kriminal, siguronin lëndën narkotike dhe pjesëtarët e tjerë të grupit kryenin shpërndarjen e lëndës narkotike në doza të vogla në qytetin e Elbasanit.
 
Policia gjatë kontrollit fizik të krerëve të grupit, por edhe kontrollit në banesat e tyre, gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi prej rreth 550 gramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë.
 
Operacioni është ende në vijim, për identifikim dhe kapjen e  personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Arkiva

Maj 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2