Tiranë. Bashkëpunimi komunitet-polici vë në pranga 21-vjeçarin për armëmbajtje pa leje

Tiranëtirane 18.04.2019

Bashkëpunimi komunitet-polici vë në pranga 21-vjeçarin për armëmbajtje pa leje.

Sekuestrohet një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Shërbimet e policisë të komisariatit nr.4, arrestuan në flagrancë shtetasin:

A. C., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Për shtetasin e lartpërmendur policia ka marr informacione nga qytetarët se lëvizte në kryeqytet me armë zjarri. Nga shërbimet e policisë të komisariatit nr.4 është organizuar punën për kapjen e tij. Ky shtetas është konstatuar në rrugën “Fadil Deliu” dhe gjatë kontrollit të ushtruar i është gjetur në çantë një armë zjarri automatike, dy krehëra dhe një sasi fishekësh të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Arkiva

Korrik 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4