Sarandë. Zbulohet ngjarja e djegies së autobuzit dy ditë më parë, vihet në pranga autori

Sarandëdrejtoria-e-policise-vlore

Zbulohet ngjarja e djegies së autobuzit dy ditë më parë, vihet në pranga autori.

Në vijim të punën intensive për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mesnatën e 10 Prillit në Konispol, për djegien me zjarr të autobuzit në pronësi të shtetases H.S, shërbimet e policisë bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit Sh.B., 22 vjeç, banues në Delvinë, i cili dyshohet të jetë autori në lidhje me djegien e qëllimshme të këtij mjeti.

Pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij në Delvinë, policia ka sekuestruar në cilësinë e provave materiale 25 fishekë luftarak dhe një sasi fara narkotike të dyshuara si cannabis sattiva.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e municioneve luftarake" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Arkiva

Maj 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2