Pukë - Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore

PukëDVP SHKODER new

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore

I shpallur në kërkim për Shitje të lendeve narkotike, kapet nga forcat policore Pukë

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim, B. D. 36 vjeç, banues në Durrës.

Ndalimi i tij u bë për llogari të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës e cila e kishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës me vendim penal nr.279 datë 24.07.2018 ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg". për veprën penale të "Prodhim e shitje të narkotikëve" parashikuar nga neni 283/1 të Kodit Penal.

Ky shtetas iu dorezua strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.

Arkiva

Qershor 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30