Lajmet e Fundit te Kufiri & Migracioni

Historiku i Kufirit dhe Migracionit

Historiku i Kufirit dhe Migracionit

Veshtrim Historik, situate aktuale

Kufijtë e Shqipërisë janë përcaktuar në vitin 1913 nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër.  Më 22 mars 1913 kjo Konferencë caktoi kufijtë e veriut të Shqipërisë, ndërsa në 11 gusht 1913 kjo Konferencë caktoi kufijtë e jugut të Shqipërisë. Komisionet për demarkimin e kufijve filluan punë më 17 dhjetor 1913.

Në kufirin jugor të Shqipërisë me Greqinë, punimet përfunduan në korrik 1925 dhe në datën 27 të ketij muaji u nënshkrua Protokolli i Firences (Itali) mbi këtë çështje, ndërsa për kufirin verior, Protokolli u nënshkrua me 26 korrik 1926 në Firence të Italisë.

Më 30 korrik 1926, Konferenca e Ambasadorëve në Paris, me aktin e saj final të nënshkruar nga Britania e Madhe, Franca, Italia e Japonia, ne njeren ane, dhe prej perfaqesuesve te Shqiperise, Greqise e Jugosllavise, nga ana tjeter, caktoi perfundimisht vijen ndarese te kufijve ndermjet ketyre vendeve.

Pak kohë pas përcaktimit të kufijve, më 25 shkurt 1929 u krijua Roja Mbretërore e Kufirit. Kjo datë konsiderohet edhe si dita themelimit të Forcave Shqiptare të Kufirit. Roja Mbretërore e Kufirit ishte një organizatë ushtarako-financiare, e cila kishte si detyrë të ndalonte, shtypte dhe parandalonte kontrabandën dhe veprimtaritë kriminale në kufi, mosbindjet ndaj ligjit dhe rregulloreve të financës, të ndihmonte në mbrojtjen e rregullit dhe qetësisë publike dhe në rast lufte angazhohej në operacione fushore. Kjo mënyre organizimi vazhdoi deri ne vitin 1939, kur Shqipëria u pushtua nga Italia.

Për herë të parë në Republikën e Shqipërisë , Ligji “Për shërbimin veterinar” eshte aprovuar dhe dekretuar më 19.03.1929 . Bazuar në këtë ligj ka funksionuar për herë të parë dhe mjeku veterinar i kufirit i cili ka patur për detyrë të kontrollojë certifikatat e kafshëve dhe produkteve blegtorale që hyjnë dhe dalin nga Shqipëria. Baza ligjore për këtë kontroll ka pësuar ndryshime në periudha të ndryshme kohore, deri në aprovimin e ligjit “Për shërbimin dhe inspektoriatin veterinar” nr. 9308 datë 04.11.2004.

Shërbimi fitosanitar për herë të parë ka filluar aktivitetin në vitin 1938, në portin e Durrësit dhe dy vjet më vonë ky shërbim ka filluar funksionimin në pikën Qafë-Thanë dhe portin e Vlorës. 

Një situatë e re u krijua në Shqipëri pas ndryshimeve demokratike të viteve 1990. Kufijte shteterore me vendet fqinje filluan të përfshihen gjithnjë e më shumë në bashkëpunim.  Përfshirja e tyre në bashkëpunim kërkoi të bëheshin ndryshime thelbësore në konceptin e sigurisë së kufirit si ruajtja dhe menaxhimi i kufirit shteteror.

Liria e levizjes solli fenomene te panjohura me pare, si flukset masive te refugjateve te viteve 1990-1992, trafiqet e paligjshme nderkufitare, bashkepunimi i elementit kriminal shqiptar me grupet e huaja. Strukturat e shtetit shqiptar ishin te papergatitura per te parandaluar dhe goditur fenomenet e reja.

Pavarësisht nga vështirësitë, ndryshimet qe ndodhen ne vendet e tjera të Ballkanit Perendimor krijuan nje fryme te re ne marredheniet dypaleshe dhe shumepaleshe.

Problemet e ndeshrua gjatë krizës në Kosove dhe Maqedoni në 1998 vunë në provë dhe shënuan disa arritje për strukturat shtetërore shqiptare në përgjithësi dhe për agjensitë që operojnë në kufi në veçanti.

Aktualisht me masat e marra nga qeveria shqiptare ne kuadrin e bashkepunimit dypalesh, rajonal dhe ndërkombëtar është krijuar një terren i përshtatshëm për parandalimin dhe luftën kundër fenomeneve negative.

Qeveria e Republikës së Shqipërisë e sheh çështjen e kontrollit të kufirit, jo vetëm si aspekt shumë të rëndësishëm të sigurisë kombëtare, por edhe si detyrim që shteti ynë ka në arenën ndërkombëtare.

Një nga angazhimet që ka marrë qeveria e Shqipërise në kuadrin e bashkëpunimit me shtetet fqinje dhe më gjerë është të kontribuojë në luftën kundër krimit ne përgjithësi dhe atij të organizuar në veçanti.

Arkiva

Tetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4