Dibër - Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Monitori"

Dibëropmonitori01

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Monitori".

Konstatohet dhe goditet 1 rast i zhvillimit të aktivitetit të paligjshëm të lojrave të fatit.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 17 kompjuterë për lojëra fati, çipsa dhe aksesorë të tjerë që shërbenin për të ushtruar këtë veprimtari të kundraligjshme.

Procedohet penalisht pronari i subjektit.

Policia e Dibrës, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë së kundraligjshme, bazuar në informacionet e grumbulluara në rrugë operative për një shtetas i cili dyshohej se në bodrumin e një apartamenti ushtron në mënyrë të kundraligjshme aktivitetin e lojërave të fatit, organizuan punën për goditjen e këtij rasti.

Pas një pune intensive vëzhgimi e gjurmimi, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit i koduar "Monitori", ku u procedua penalisht shtetasi :

A.T., 25 vjeç, banues në Peshkopi. Procedimi filloi pasi në bodrumin e një apartamenti të marrë me qera nga shtetasi i lartpërmendur, u konstatuan 17 aparatura kompjuteri që shërbenin për zhvillimin e lojërave të fatit dhe aksesorë të tjerë.

Gjithashtu gjatë kontrollit në këtë subjekt u konstatua se ky shtetas kishte bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Materialet hetimore do t'i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë qarkun e Dibrës deri në ndëshkimin me ashpërsi të çdo subjekti që tenton të ushtrojë këtë aktivitet antiligjor.
Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit 'Komisariati Dixhital', çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme.

opmonitori02

opmonitori03

Arkiva

Qershor 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30