Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 8 Prill 2019

Strukturat e Policisë së shtetit janë të angazhuara për evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërisë.01drejtoria new

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 56 shtetas, nga këta: 14 janë të arrestuar , 37 ndiqen në gjendje të lire, 2 janë të ndaluar dhe 3 janë shpallur në kërkim.

Janë kapur 4 persona në kërkim, konkretisht: 1 person në Tiranë, i dënuar për veprën penale ‘’Vjedhja’’, 2 persona në Shkodër të dënuar për veprën penale ‘’ Vjedhje e energjisë elektrike apo impulseve telefonike’’ dhe 1 në Kukës i dënuar për veprën penale ‘’ Plagosje e lehtë me dashje’’.

Ne fushën e narkotikëve janë evidentuar 2 raste në Tiranë, me dy autorë që ndiqen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 7 raste, konkretisht: 2 raste të ‘’Kanosjes’’ janë evidentuar në qarkun Tiranë; 4 raste të ‘’Plagosje e lehtë me dashje’’ në qarkun Tiranë, Durrës, Korçë dhe Vlore; 1 rast i ‘’Dëmtime të tjera me dashje’’ në qarkun Korçë.

Janë evidentuar 12 raste të ‘’Dhunës në familje’’, ku për këto raste janë plotësuar 9 kërkesë padi për urdhër mbrojtjeje të menjëhershëm.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 12 raste, konkretisht: 2 raste në Tiranë, me një autor të ndaluar dhe një autor që procedohet në gjendje të lirë, 1 rast në Korçë, me dy autorë të arrestuar në flagrancë dhe 8 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 5 raste të ‘’Ndërtimit pa leje’’, konkretisht: 3 raste në Tiranë dhe 2 raste në Elbasan, ku autorët  janë proceduar në gjendje të lirë.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 3 raste aksidentesh me katër të lënduar.

Janë arrestuar 3 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur, konkretisht: 2 raste në Tiranë dhe 1 rast në Korçë. Janë arrestuar dy drejtues mjetesh një në Korçë dhe një në Shkodër për "Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor", pasi duke drejtuar mjetet nën efektin e alkoolit kanë shkaktuar aksident me pasoja, si dhe është arrestuar një drejtues mjeti pa Leje Drejtimi.

Janë evidentuar 3 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, 1 rast në Korçë, ku autori procedohet në gjendje të lirë dhe 2 raste në Sarandë.

Është evidentuar një rast i ‘’Pushtim toke’’, në qarkun Elbasan, ku autori procedohet në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Arkiva

Maj 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2