Tiranë - Finalizohet operacioni policor "Perimetri", sekuestrohen doza me Heroinë e Kokainë

Tiranëkokainedheheroine

 

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes në doza të vogla të drogave të forta.

Finalizohet operacioni policor "Perimetri"

Sekuestrohen doza me Heroinë e Kokainë.

Në pranga 4 shtetas .

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, finalizoi me sukses operacionin e koduar “Perimetri”, ku u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:

 

- B. N. (F.), 36 vjeçe, banuese në Tiranë.

- M. F., 20 vjeç, banues në Tiranë.

- M.B., 22 vjeç, banues në Tiranë.

- E. B., 40 vjeç, banues në Tiranë.

 

Nga informacionet e grumbulluara , dyshohej se shtetasja B. N. në bashkëpunim me vëllain e saj M. F., shisnin në qytetin e Tiranës lëndë narkotike droga të forta kryesisht Heroinë dhe Kokainë, personave të ndryshëm përdorues të lëndëve narkotike, por edhe personave të tjerë si shtetasve E. B. dhe M. B. të cilët lëndën narkotike pasi e blinin nga shtetasja B.N dhe M.F, ua shisnin atë personave të tjerë përdorues të lëndëve narkotike.

Nga ana e punonjësve të policisë të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve pas një pune intensive është bërë e mundur kapja në flagrancë e personave të lartpërmendur me doza lënde narkotike, Heroinë e Kokainë, të gatshme për ta hedhur në treg.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:


27 doza me lëndë narkotike e dyshuar Heroinë.


5 doza me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.


Një automjet, një motoçikletë 


6 telefona celulare dhe 1 dorezë hekuri.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.

Arkiva

Korrik 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4