Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 06 prill 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërisë.01drejtoria new

Kukës/ Në lidhje me protestën e paligjshme, të zhvilluar më datë 05.04.2019, të organizuar nga subjekti politik PD Kukës e Has, në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi” janë proceduar në gjendje të lirë 13 shtetas, të moshës nga 28 - 60 vjeç, nga Kukësi e Hasi. Procedimi ndaj tyre filloi pasi, kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, si dhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Shtetit. Materialet për veprime të mëtejshme do t'i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 47 shtetas, nga këta: 10 janë të arrestuar, 3 ndaluar dhe 34 ndiqen në gjendje të lirë.

Në gjithë territorin janë kapur 5 shtetas në kërkim konkretisht: në qarkun Tiranë u ndalua shtetasi në kërkim, D. Sh., 48 vjeç banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, ka vendosur njohjen e vendimit penal, të Gjykatës së Apelit të Venecias Itali, e cila e ka dënuar me 4 vjet e 20 ditë burg, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, po në qarkun Tiranë është kapur dhe një shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik’’, “Goditja për shkak të detyrës’’ dhe ‘’Prishja e qetësisë publike’’; në qarkun Fier është kapur një person në kërkim për veprën penale “Vjedhje”; në qarkun Lezhë është kapur një person në kërkim për veprën penale “Ndërtim pa leje”; në qarkun Shkodër është kapur një person në kërkim për veprën penale “Vjedhje”.

Në fushën e krimeve kundër personit në gjithë territorin janë evidentuar 4 raste, konkretisht: në qarkun Tiranë janë evidentuar 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje” dhe 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje e kryer në bashkëpunim”; në qarkun Vlorë është evidentuar 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje”; në qarkun Gjirokastër është evidentuar 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje”.

Është evidentuar 1 rast i “Prishjes së rendit dhe qetësisë publike”, në qarkun Tiranë, ku autori është proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të “Dhunës në familje”, nga këto 2 raste në qarkun Korçë dhe 1 rast në qarkun Fier, me 2 autor të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 autor të arrestuar.

Janë plotësuar 6 kërkesë padi për urdhër mbrojtje të menjëhershëm.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 11 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 11 raste të “Ndërtimit pa leje” konkretisht: 1 rast në qarkun Tiranë; 5 raste në qarkun Durrës; 2 raste në qarkun Elbasan; 1 rast në qarkun Korçë; 1 rast në qarkun Berat dhe 1 rast në qarkun Lezhë, ku autorët janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 8 raste të “Vjedhjes së energjisë elektrike” në qarkun Shkodër, ku autorët janë arrestuar në flagrancë.

Është evidentuar 1 rast i “Ndotjes së ajrit” në qarkun Korçë, ku autori është proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Ndotjes së ujërave” në qarkun Korçë, ku autori është proceduar në gjendje të lirë.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 8 raste aksidentesh, ku një aksident në qarkun Durrës ka qenë me pasojë vdekjen e një shtetasi për të cilin autori është arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 4 drejtues mjeti nën efektin e alkoolit, 1 në qarkun Durrës; 1 në qarkun Korçë; 2 në qarkun Berat të cilët janë arrestuar në flagrancë, si dhe tre pa leje drejtimi

Janë evidentuar 2 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit në PKK Rinas ku autorët janë proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Arkiva

Prill 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 1 2 3 4 5