Vlorë - Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla

Vlorëvlore 22.06.2019

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Finalizohet operacioni antidrogë, "Dhërmiu"

Sekuestrohen nga policia 15 doza kokainë dhe një sasi parash të dyshuara si të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Vihet në pranga poseduesi i lëndës narkotike.

Seksioni i Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se në zonën e Dhërmiut, një shtetas shpërndante lëndë narkotike Kokainë në doza të vogla, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor "Dhërmiu", ku në bashkëpunim me forcat operacionale pranë DVP Vlorë kanë vënë në pranga 37 vjeçarin nga Tirana A.K.

Gjatë kontrollit fizik, Policia i gjeti shtetasit A.K, 15 doza lëndë narkotike e dyshuar e kokainë, si dhe një sasie valute prej 385 eurove, të cilat dyshohen se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Arkiva

Korrik 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4