Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 12 Korrik 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.01drejtoria new

Drejtoria e Antiterrorit - Bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese partnere dhe ato të inteligjencës, vë në pranga një të kërkuar për terrorizëm. Lokalizohet, identifikohet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin drejt Rusisë, një 34 - vjeçar rus i kërkuar për “Pjesëmarrje në organizatë terroriste”. Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, pas një pune disamujore, duke koordinuar veprimet me shërbimet ligjzbatuese partnere dhe ato të inteligjencës, lokalizoi, identifikoi dhe arrestoi me qëllim ekstradimin drejt Rusisë, shtetasin R. M., 34 vjeç, lindur dhe banues në Norilsk, Rusi. Ky shtetas ka ardhur si emigrant i paligjshëm në Shqipëri dhe ishte shpallur në kërkim nga Interpol Moska, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Nadterechni, republika Çeçene / Rusi, me vendim penal të datës 08.04.2015, ka lëshuar urdhër - arrestin për këtë shtetas, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë terroriste”, parashikuar nga Kodi Penal rus. Në Qershor të vitit 2013 ky shtetas është larguar nga Rusia për në Siri, ku i është bashkuar një grupimi ilegal të armatosur, të ashtuquajturit “Shteti Islamik” (ISIS), duke qenë pjesëmarrës aktiv në luftime kundër forcave qeveritare në Siri. Materialet e para hetimore të kryera për këtë ngjarje, i janë referuar Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, për veprën penale “Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj”, parashikuar nga neni 265/a i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 79 shtetas, konkretisht: 13 janë arrestuar , 5 janë ndalur dhe 61 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndalur 4 shtetas pasi ishin shpallur në kërkim, 1 në qarkun Durrës, 1 në Tiranë, 1 në Vlorë dhe 1 në Lezhë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 8 raste, konkretisht: 4 në qarkun Tiranë, 1 në Gjirokastër, 1 në Durrës, 1 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 në qarkun Vlorë, ku autori është arrestuar në flagrancë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 9 raste, konkretisht: 2 raste të “Kanosja”, në qarkun Vlorë, 3 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në qarkun Tiranë, 1 në Korçë, 1 në Fier dhe 4 raste “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në Durrës, 1 në Gjirokastër dhe 2 në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 5 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, konkretisht: 2 në qarkun Tiranë, 1 në Kor­çë, 1 në Berat, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë, 1 në Vlorë, ku autori është arrestuar në flagrancë, si edhe janë plotësuar 10 kërkesë – padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 10 raste, 1 në qarkun Durrës, ku autori është në flagrancë dhe 9 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 9 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, konkretisht: 4 në qarkun Tiranë, 1 në Fier, 2 në Elbasan, 1 në Korçë, 1 në Kukës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e shkatërrimit të pronës është evidentuar 1 rast, në qarkun Lezhë, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lire.

Është evidentuar 1 rast i “Organizimi i lotarive të palejuara”, në qarkun Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 6 shtetas që kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, të cilët po procedohen në gjendje të lirë.

Në të gjithë territorin janë evidentuar 6 raste aksidentesh, me 7 të lënduar jashtë rrezkut për jetën.

Janë evidentuar 3 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 1 në Korçë, 1 në Vlorë, 1 në Shkodër, të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar dhe proceduar 4 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, 1 në Tiranë, 2 në Elbasan dhe 1 në Korçë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Arkiva

Korrik 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4