Shkodër - Finalizohet operacioni policor "Transaksioni", një tjetër i kërkuar bie në prangat e Policisë

Shkodërshkoder 13.07.2019

Finalizohet operacioni policor "Transaksioni"

Një tjetër i kërkuar bie në prangat e Policisë

Kapet dhe ndalohet një person i shpallur në kërkim i dënuar me 10 vite burg

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Renda në DVP Shkodër, me mbështetjen e Forcës së Posaçme "Shqiponjat", pas informacioneve të marra në rrugë operative, u zhvillua operacioni i koduar "Transaksioni", duke u finalizuar me kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit të shpallur në kërkim , konkretisht:

Olsi Boriçi, 41 vjeç, banues në Shkodër, i cili u kap në banesë në lagjen "Skënderbeg", Shkodër.

Kapja dhe ndalimi tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër në vitin 2017, e ka dënuar me vendim të formës së prerë me 10 vite burg, për veprën penale "Vjedhje e bankave dhe arkave të kursimit" parashikuar nga neni 136/2 të Kodit Penal.

Ky shtetas në bashkëpunim me një shtetas tjetër duke qenë punonjës të një banke të nivelit të dytë kanë kryer disa transaksione në shuma të konsiderueshme parash pa miratimin e klientëve të kësaj banke dhe duke falsifikuar nënshkrimet e tyre kanë përfituar në mënyrë të paligjshme 28.000.000 lekë (të reja), këto veprime janë kryer në data të ndryshme të muajit shtator të vitit 2009.

Personi do i dorëzohet shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme.

Arkiva

Gusht 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1