Policia e Shtetit pjesëmarrëse në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit

Policia e Shtetit pjesëmarrëse në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit

1

 
Një delegacion i Policisë shqiptare i kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit  Ardi Veliu dhe Drejtori i Bashkëpunimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar Drejtues Andi Likaj, marrin pjesë në punimet e Asamblesë  së Përgjithshme të Interpolit në Dubai
 
Në fillimin e Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit,  delegacioni i Policisë shqiptare zhvilloi një sërë takimesh,  fillimisht  me Delegacionin  e Ministrisë së Brendshme të Emirateve të Bashkuara Arabe që përfaqësohej nga  Ahmed Nasser Al-Raisi 
 
Më pas një takim të vecantë me  Zv/Presidentin e Interpolit Z. Kim Jong Yang dhe më pas me Shefin e Delegacionit të USA me Drejtorin Wayne H. Salzgaber, me Zv/Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Italiane si dhe me Delegacionin e Argjentinës
 
Në të gjitha takimet, nga përfaqësuesit e delegacioneve, është vlerësuar puna dhe rezultatet e arritura sëfundmi nga Policia e Shtetit. Operacionet e  fundit në Shqipëri , si dhe operacionet e përbashkëta me Interpol, Europol, Cepol, Dea, me policinë Gjermane, Spanjolle, Italiane, Franceze, Britanike etj,  tregojnë se Policia e Shtetit është partnere e barabartë me policitë homologe.
 
Veliu,  gjatë takimeve, ka theksuar se bashkëpunimi me partnerët është një nga  prioritetet  kryesore të Policisë së Shtetit. Tashmë, Policia e Shtetit ka arritur besueshmëri dhe bashkëpunim mjaft të konsoliduar me partnerët, kjo çertifikuar edhe nga organizmat ndërkombëtare policore, ku Policia e Shtetit u vlerësua me dy çmime të para për dy operacione të rëndësishme ndërkombëtare.
 
Asambleja e Pergjithshme të Interpolit  ështe eventi më i madh botëror në lidhje me bashkëpunimin policor Ndërkombëtar, në këtë asamble e cila është e 87-ta dhe mbahet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, marrin pjesë 173 shtete, të cilët përfaqësohen nga 85 Drejtorë të Përgjithshëm të Policisë dhe 40 Ministra. 2
 
3
 
4
 
5
 
6

Veliu – Rutnam: Forcimi i bashkëpunimit, me interes të dy palëve

Veliu – Rutnam: Forcimi i bashkëpunimit, me interes të dy palëve IMG 0006

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu zhvilloi një takim me një delegacion të Ministrisë së Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, kryesuar nga Sekretari i Përhershëm i Ministrisë së Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar Philip Rutnam, i cili shoqërohej nga Frances Collier Drejtor i Drejtorisë për Evropën, në Departamentin e Krimit të Organizuar, Sarah McAveety Koordinator Rajonal për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda, Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Norman, si dhe Paul Cockram Oficeri ndërlidhës i Britanisë së Madhe në Shqipëri.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi mbi bashkëpunimin e deritanishëm si dhe forcimi i mëtejshëm i tij, në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar, pastrimit të parave, trafiqeve të paligjshme, krimit kibernetik dhe terrorizmit.

Drejtori Veliu ka njohur delegacionin me rezultatet dhe operacionet e fundit të zhvilluara nga Policia e Shtetit si dhe ka vlerësuar marrëdhëniet mjaft të mira mes dy policive, ku ka një bashkëpunim të ndërtuar dhe të rregulluar me bazë marrëveshjesh dhe memorandumesh mes Ministrive të Brendshme.

“Bashkëpunimi me Mbretërinë e Bashkuar është shumë me rëndësi për Policinë e Shtetit.
Shkëmbimi në kohë i informacioneve duke hequr disa barriera burokratike, është jetik për luftën kundër krimit të organizuar, krimit ekonomik e financiar dhe terrorizmit. Kemi dhënë prova besueshmërie dhe profesionalizmi gjatë bashkëpunimit me Policinë britanike.
Policia e Shtetit është e vendosur për të luftuar krimin e organizuar dhe për të sekuestruar të gjitha asetet dhe llogaritë bankare që janë përfituar nga veprimtari kriminale”, theksoi Drejtor Veliu.

“Policia e Shtetit është një partner shumë i rëndësishëm për Mbretërinë e Bashkuar.
Vlerësoj krijimin e Task Forcës “Forca e Ligjit”, si një hap pozitiv dhe në rrugën e duhur. Rezultatet e arritura deri sot nga Task Forca janë domethënëse, pasi mbi 170 të arrestuar për këtë periudhë është një rezultat inkurajues për të ecur përpara.
Vlerësoj rezultatet e Policisë së Shtetit në tërësi, sidomos kohët e fundit, në drejtim të goditjes së krimit të organizuar dhe krimit në përgjithësi. Do t’ju mbështesim me logjistikë e trajnime e asistencë teknike”, u shpreh Rutman.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë ka vlerësuar maksimalisht dhe shprehu mbështetjen lidhur me punën e Task Forcës, e cila është prezantuar dhe në Londër dhe theksoi se si çdo model do të zhvillohet dhe përmirësohet dhe më tej.

IMG 0011

IMG 0014

IMG 0021

IMG 0042

Veliu 2018 2 Nentor

 

Zyra Qendrore e Luftës kundër Kriminalitetit në Francë dhuron pajisje për Task-Forcën “Anti Skifter” dhe Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.

Zyra Qendrore e Luftës kundër Kriminalitetit në Francë dhuron pajisje të teknologjisë së avancuar për Task-Forcën “Anti Skifter” dhe Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.

Drejtori Veliu pret Drejtuesin e Xhandarmërisë së Francës.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu priti një delegacion francez nga Zyra Qendrore e Luftës kundër Kriminalitetit, kryesuar nga gjenerali i Xhandarmërisë, z.Bernard Thibaut.

Në fokus të takimit ishte forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit, në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar, identifikimi i fushave në të cilat ky bashkëpunim mund të fuqizohet më tej.

Në fund të takimit në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u ekspozuan pajisjet qe u dhuruan në kuadër të programit “Empact” të Europol, si: drone, aparate fotografike, kamera, radio, mikrofon, dylbi dhe njësi qendrore kompjuterike për regjistrimet video. Pajisjet, të një teknologjie të avancuar do të përdoren nga Task-Forca “Anti Skifter” dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.

Pajisje 1 24.10.2018 1

Pajisje 1 24.10.2018 2

Pajisje 1 24.10.2018 3

Pajisje 1 24.10.2018 4

Pajisje 1 24.10.2018 5

Pajisje 1 24.10.2018 6

Pajisje 1 24.10.2018 7

Pajisje  24.10.2018 8

Drejtori Veliu pret Drejtuesin e Xhandarmërisë së Francës

Drejtori Veliu pret Drejtuesin e Xhandarmërisë së FrancësVeliu - Thibaut1

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu priti një delegacion francez nga Zyra Qendrore e Luftës kundër Kriminalitetit, kryesuar nga gjenerali i Xhandarmërisë, z.Bernard Thibaut. Në fokus të takimit ishte forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit, në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar, identifikimi i fushave në të cilat ky bashkëpunim mund të fuqizohet më tej.

Drejtori Veliu tha se bashkëpunimi i Policisë shqiptare me Policinë dhe xhandarmërinë franceze, është konkret dhe i njohur nga palët e përfshira. 4 oficerë të Policisë shqiptare në Francë janë pjesë aktive e organeve ligjzbatuese. Ai foli për iniciativën në ngritjen e grupeve të përbashkëta hetimore si në Francë apo Shqipëri, jo vetëm për arrestime të personave me precedentë kriminalë, por duke thelluar hetimet deri në identifikimet dhe sekuestrimet e pasurive të grupeve kriminale të vendosura në formë jo ligjore.

"Lufta kundër migracionit të paligjshëm ka dhënë rezultatet e veta duke sjellë një ulje të theksuar të numrit të shtetasve shqiptarë, të cilët kërkojnë azil në Francë. Ka patur një shkëmbim të shpejtë informacioni mes dy vendeve në çështje dhe raste konkrete, në goditjen e migracionit të paligjshëm", tha Veliu.

Gjenerali i Xhandarmërisë Bernard Thibaut, vlerësoi bashkëpunimin dhe u ndal në luftën kundër krimit 'shëtitës', bashkëpunimit policor, sfidat që paraqiten dhe perspektiva në vijim. “Hetimet e përbashkëta kanë ndihmuar në evidentimin e shtetasve shqiptarë me rekorde kriminale, por edhe në njohjen dhe tipologjinë e këtyre grupeve për t'i goditur dhe nga ana financiare. Programi “SPECTRE”, të cilin Franca po e aplikon në bashkëpunim me disa vende evropiane, program të cilit i është bashkuar dhe Shqipëria, po mundëson një koordinim të ngushtë me Task Forcën Anti-Skifter dhe Policinë Kriminale kundër krimit të organizuar,” tha Thibaut.

Ambasadorja e Francës Christina Vasak theksoi se ka faktuar se bashkëpunimi mes dy vendeve deri më tani ka qenë mjaft i frytshëm dhe gjithashtu perspektiva për të ardhmen është mjaft pozitive.

Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u ekspozuan pajisjet që u dhuruan në kuadër të programit “Empact” të Europol, si: drone, aparate fotografike, kamera, radio, mikrofon, dylbi dhe njësi qendrore kompjuterike për regjistrimet video. Pajisjet, të një teknologjie të avancuar do të përdoren nga Task-Forca “Anti Skifter” dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.

Veliu - Thibaut2

Veliu - Thibaut3

Veliu - Thibaut4

Veliu - Thibaut5

Veliu - Thibaut6

Veliu - Thibaut7

Veliu - Thibaut8

 

 

 

 

 

 

 

Romann viziton Repartin Special RENEA

Romann viziton Repartin Special RENEARENEA 19.09.2018 1

Presidenti i Presidiumit të Policisë Federale Gjermane, z. Dieter Romann sëbashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu vizituan Repartin Special RENEA.

Romann dhe Veliu ndoqën nga afër pjesë nga stërvitja e Specialëve të Policisë së Shtetit.

Romann: Performanca e Specialëve mbresëlënëse

Romann premton se do të dërgojë Instruktorë të Forcave Speciale Gjermane për të trajnuar RENEAN për zgjidhjen e situatave kritike në avionë, trena, autobusë dhe ambiente publike.

Mbështetje nga Gjermania edhe në mjete e pajisje për RENEA-n.

Drejtor Veliu ka falënderuar edhe njëherë z.Romann për mbështetjen në trajnime e logjistikë për Repartin Special RENEA.

 

 

 

 

 

IMG 1613

RENEA 19.09.2018

IMG 1621

IMG 1625

IMG 1631

 

 

Arkiva

Gusht 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1