Policia Kufitare godet edhe 2 raste të tjera të "Mitëdhënies".
1 rast nga Policia Kufitare Durrës dhe 1 rast nga Policia Kufitare Shkodër.
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.
-Tenton të korruptojë punonjësin e Policisë, u arrestua në flagrancë shtetasi A.L, pasi në PKK Port, ka tentuar t'i ofrojë lekë punonjësit të Policisë, për ta favorizuar në dalje.
Shtetasi A.L, më datë 31.01.2017, në Terminalin e Pasagjerëve në Portin Detar Durrës, ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë Kufitare duke i futur në brendësi të pasaportës 3000 lekë, me qëllim për ta favorizuar në dalje nga Kufiri i Republikës së Shqipërisë pasi ishte i deportuar nga zona Shengen.
-Në PKK Muriqan Shkodër u arrestua në flagrancë shtetasi S.M, pasi ka tentuar ti jap 20 euro punonjësit të Policisë, për ta favorizuar në dalje.
Më date 31.01.2017, në dalje të Republikës së Shqipërisë shtetasi S.M ku ka futur në pasaportë një kartëmonedhë 20 euro, që dyshohet se e ka vendosur për të ndikuar tek kontrollori.