Policia e Shtetit: Policia Rrugore gjatë 12 orëve të fundit godet edhe 2 raste të tjera të "Mitëdhënies"

Policia e Shtetit. Policia Rugore gjatë 12 orëve të fundit godet edhe 2 raste të tjera të "Mitëdhënies"(per video kliko mbi link)MITDHENIE POGRADEC 1

1 rast nga Policia Rrugore Elbasan dhe 1 rast nga Policia Rrugore Pogradec.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Elbasan:

I ofron ryshfet punonjësit të Policisë Rrugore me qëllim që t'i shmangej masës administrative.

Arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit A.O .

Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Karinë – Paulesh, është ndaluar nga Patrulla e Policisë Rrugore, për arsye se ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Benz” në shkelje të Kodit Rrugor.
Në momentin e ndalimit ky shtetas ka tentuar t'i jap 500 lekë punonjësit të Policisë Rrugore me qëllim që t'i shmangej masës administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit.


Pogradec

Arrestohet në flagrancë shtetasi A.M i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe i ofroi ryshfet punonjësit të Policisë Rrugore.

Arrestimi i tij u bë pasi, në lagjen nr 2 në Pogradec, ky shtetas u kap duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Mercedes-Benz”.
Gjatë kryerjes të procedurave ligjore, në ambientet e Komisariatit Pogradec, ky i fundit ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë Rrugore duke iu ofruar një kartëmonedhë 2000 lekë, me qëllim shmangien e arrestimit të tij.

ELBSASAN MITDHENIE 2

FOTO 1 ELBASAN MITDHENIE

MITDHENIE POGRADEC

Arkiva

Maj 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...