Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 02.02.2017

DORËZIMI I ARMËVE. 

1Drejtoria PPSH.1

Policia e Shtetit

Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve.

Gjatë 24 orëve të fundit janë dorëzuar në të gjithë vendin 36 armë zjarri, 1160 fishekë, 3 granata, 2 krehëra, 1 predhë topi.

Konkretisht në qarqet:
Qarku Berat
Dorëzohen në Komisariatin e Policisë Berat, 3 armë zjarri dhe 110 fishekë nga banorë të qytetit.

Qarku Fier
Gjatë 24 orëve të fundit janë dorëzuar 6 armë, 2 granata e 90 fishekë.

Qarku Kukës
Dorëzohen 3 armë zjarri, 1 granatë difensive dhe 100 fishekë, konkretisht në: Njësinë Administrative Ujmisht dhe në Njësinë Administrative Bicaj.

Qarku Lezhë
Banorët dorëzojnë vullnetarisht 4 armë zjarri dhe 200 fishekë, konkretisht në: Komisariatin e Policisë Mirditë dy banorë dorëzojnë 1 mitraloz, 1 pushkë, 1 automatik dhe 150 fishekë. Në Komisariatin e Policisë Kurbin 1 banor dorëzon 1 armë zjarri dhe 50 fishekë.

Qarku Shkodër.
Gjatë 24 orëve të fundit në Qarkun Shkodër dorëzohen nga banorët, 7 armë zjarri e 210 fishekë, konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Shkodër dorëzohen 4 armë zjarri e 120 fishekë, në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe dorëzohen 3 armë e 90 fishekë.

Qarku Vlorë
Gjatë 24 orëve të fundit dorëzohen 8 armë zjarri, 350 fishekë dhe 1 predhë topi, 2 krehëra konkretisht: Në Llakatund, Kaninë, Selenicë, e Orikum janë dorëzuar 1 mitraloz i lehtë, 4 automatikë Kallashnikov, 3 pushkë, 1 predhë topi, 350 fishekë e 2 krehëra.

Qarku Tiranë
Dorëzohen në Komisariatet e Policisë 5 armë zjarri dhe 100 fishekë, konkretisht: 4 armë zjarri në Tiranë dhe 1 armë zjarri e 100 fishekë në Rrogozhinë.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me komunitetin do të vijojë përmbushjen e nismës "Shqipëria pa armë", për grumbullimin e armëve dhe municioneve në të gjithë vendin.

Theksojmë se afati përfundimtar i dorëzimit vullnetar të armëve është data 30 e muajit Prill 2017.

Në këtë kuadër edhe një herë iu bën thirrje të gjithë atyre që disponojnë armë pa leje, t'i dorëzojnë ato brenda datës 30 Prill.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 01.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin H. Sh, vjeç 26, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka falsifikuar certifikatën e pronësisë së shtetasit D.Sh, vjeç 40, banues në Tiranë. Neni 186 i Kodit Penal.

Më datë 01.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen Sh.Rr, vjeç 68, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ka përdorur të dhëna të falsifikuara, për t’u pajisur me pasaportë biometrike. Neni 189 i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin O.Sh, vjeç 37, banues në Tiranë, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, i ka blerë një dyqan shtetasit A.M, vjeç 35, banues në Tiranë dhe nuk i ka shlyer pagesën. Neni 143 i Kodit Penal.

Seksioni për krimet kompjuterike
Më datë 01.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.K, vjeç 69, pasi dyshohet se nëpërmjet rrjeteve sociale, me anë të mashtrimit, i ka marrë një sasi eurosh shtetases K.M, vjeç 23. Neni 143/b i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 01.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi O.D,  vjeç 33, banues në Tiranë, pasi, në sheshin “Karl Topia”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Fiat. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 01.02.2017, F.K, vjeç 27, banues në Tiranë, kallëzon se në rrugën “Omer Nishani”, parkuar para banesës, ka konstatuar se mjeti i tij tip “Benz”, është goditur nga një mjet tjetër, duke i shkaktuar dëme materiale. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 273 i Kodit Penal.

Më datë 01.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi V.F, vjeç 56, banues në Tiranë, pasi, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 01.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi S.L, vjeç 35, banues në Tiranë, pasi, në rrugën “Konferenca e Pezës”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 01.02.2017, u arrestua shtetasi F. M., 33 vjeç, banues në Tiranë, tek Bryli, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip "BMW", ka goditur nga mbrapa mjetin tip "Ford", me drejtues shtetasin R.N, dhe ky i fundit ka goditur automjetin tip "Toyota", me drejtues shtetasin A.P., i cili mori mjekim në spital dhe u largua në banesë. Nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni kundër korrupsionit
Më datë 01.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin I.G, vjeç 57, banues në Tiranë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi A.B, vjeç 59, banues në Durrës, se ka kryer veprime të kundraligjshme për lirimin e banesës, në lagjen nr 9, Durrës. Neni 248 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit kompjuterik
Më datë 01.02.2017, shtetasi T.M, vjeç 33, banues në Durrës, ka bërë kallëzim se vitin 2007, në një dyqan, shtetasja L.K, ka falsifikuar formularin e aplikimit për një numër telefoni, në emër të këtij shtetasi. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 189 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Më datë 01.02.2017, u ndalua shtetasi në kërkim D.K, vjeç 46, banues në Sukth i Ri, Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka dhënë masën e sigurisë  “Arrest me burg”, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”dhe “Prodhimi, mbajtje, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” Nenet  88 e  279 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 01.02.2017, u  arrestua në flagrancë shtetasi S.H, vjeç 48, banues në fshatin Hamalle, Durrës, pasi, në lagjen nr. 3, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Audi”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 01.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin Xh.E, vjeç 60, banues në Librazhd. Nenet 186 e 135 të Kodit Penal.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me efektivat e policisë rrugore në Komisariatin e Policisë Peqin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A.O 43 vjeç, banues në Korçë. Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Karinë – Paulesh, është ndaluar nga Patrulla e Policisë Rrugore, për arsye se ka qënë duke drejtuar mjetin tip “Benz” në shkelje të Kodit Rrugor. Në momentin e ndalimit ky shtetas ka tentuar t'i jap 500 lekë punonjësit të policisë rrugore me qëllim që ti shmangej masës administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale mjetin dhe lekët.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike" parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni për narkotikët
Më datë 01.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin F.B, vjeç 17, banues në Libofshë, Fier, pasi dyshohet se më datë 31.01.2017, në fshatin Ndërnënas, iu gjet dhe sekuestrua me cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 01.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin A. DH, vjeç 17, banues në Libofshë, Fier, pasi dyshohet se më datë 31.01.2017, në fshatin Ndërnënas, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 01.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin A.A, vjeç 31, banues në Fier, pasi dyshohet se në lagjen “Liri Gero”, në një subjekt dhe në mjetin tip “Volkswagen”, në pronësi ju gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale disa medikamente farmaceutike pa faturë tatimore, të cilat dyshohen si kontrabandë dhe të falsifikuara. Nenet 178 180 e 149/a të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 01.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin M.H, vjeç 61, banues në fshatin Strum, pasi dyshohet se rreth orës 12:30, në Marinëz, duke drejtuar autobusin tip “Benz”, ka goditur një shtetase të mitur, vjeç 4, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 01.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin R.B, vjeç 21, banues në Fier, pasi dyshohet se më datë 01.02.2017, rreth orës 22:30, në Levan, duke drejtuar mjetin tip ‘’Peugeot’’, është përplasur me mjetin tip ‘’Fiat”, që drejtohej nga shtetasi C.G, vjeç 71, banues  në Vlorë, për pasojë është dëmtuar shtetasi A.B, vjeç 52, banues në Fier, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 01.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi L.M, vjeç 33, banues në Tepelenë, pasi në aksin rrugor nacional Gjirokastër -Tepelenë, në vendin e quajtur “Mulliri i Babait”, duke drejtuar mjetin tip “Skoda-Rapido”, ka aksidentuar shtetasin A.Ç, 46 vjeç, banues në fshatin Humelicë, Gjirokastër, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme. 

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 01.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.D, vjeç 33, banues në Tiranë, pasi rreth orës 21:45, në superstradën Milot-Lezhë, në vendin e quajtur “Gajush”, duke drejtuar mjetin Benz ka përplasur këmbësorin L.B. 73 vjeç, banues në Pllanë – Lezhë i cili ka ndërruar jetë. Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale “ Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 01.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin E.M, vjeç 24, banues në Malësi e Madhe, pasi dyshohet se mjeti tip “Benz”, rezulton i vjedhur në Mal të Zi, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Neni 141/a i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Seksioni për narkotikët
Finalizohet me sukses operacioni anti-drogë i koduar "Mesjava".
Sekuestrohen 20 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.
Në orët e para të mëngjesit, Specialistët për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, në vijim të punës për goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, finalizuan me sukses operacionin anti-drogë i koduar “Mesjava”, ku u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Gj.K, 29 vjeç banues në Ujshtrezë, Mirditë, Q.K, 28 vjeç, banues në Laç. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, në afërsi të spitalit Rajonal Kukës, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz”, në pjesën e bagazhit, u gjetën dhe u sekuestruan 20 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 20 kg lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva – si dhe u bllokua automjeti tip “Benz”. Materialet në ngarkim të shtetasve të lartë përmendur, i kaluan veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/2, i Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Kavajë
Seksioni për krimet ekonomik e financiar
Më datë 01.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasit A.H dhe G.A, vjeç 59 e 53, banues në fshatin Vorrozen e Luz i Vogël, pasi dyshohet se shtetasi G.A, me anë të mashtrimit dhe duke falsifikuar dokumente, i ka dhënë shtetasit A.H një sasi lekësh kredi, në emër të shtetasit L.Sh, vjeç 51. Nenet 143, 186 dhe 248 të Kodit Penal.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 01.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit A. A, F.K dhe R.D, vjeç 16, 14 e 14, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në ambientet e brendshme të një shkolle kanë vjedhur fikse zjarri të shkollës. Nenet 134 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 31.01.2017, rreth orës 20:00, është dërguar i vdekur në I.M.L, shtetasi S.G, vjeç 44, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Në vijim të komunikatës së dhënë, që bën fjalë për veprën penale “Dhuna në familje”. Më datë 01.02.2017, u ndalua shtetasi A.Ç, vjeç 34, banues në Tropojë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 01.02.2017, rreth orës 13:00, në rrugën ‘’Agush Gjergjevica‘’, te banesat sociale Shkozë, ka rënë nga kati i pestë i banesës shtetasja I.Xh, vjeç 29, e cila ndodhet në spital, në gjendje të rëndë. Nga veprimet e kryera rezulton se kjo shtetase ka pasur probleme mendore. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Më datë 01.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit M.D, vjeç 31, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses A.D, vjeç 17. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 01.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.K, vjeç 36, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Bill Klinton“, për motive të dobëta, ka goditur me grusht, shtetasin A.H, vjeç 29, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 01.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.P, vjeç 26, banues në Pukë, pasi dyshohet se në rrugën “Qamil Guranjaku“, është larguar së bashku me bllokuesin e mjetit tip “Volkswagen”, të vendosur nga punonjësi i policisë Bashkiake. Punohet për kapjen e tij. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 01.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin H.B, vjeç 56, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes S.B, vjeç 54, të cilës iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm. Materialet iu referuan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji 9669, datë 17.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 01.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi I.E, vjeç 20, banues në Tiranë, pasi, gjatë kontrollit, iu gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 01.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.Z, vjeç 34, banues në Tiranë pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, i ka premtuar shtetases I.Gj, vjeç 29, banuese në Tiranë, blerjen e një mjeti ose dhënien e një shume në shkëmbim të mjetit të dëmtuar në pronësi të saj. Nenet 143 e 150 të Kodit Penal.

Më datë 01.02.2017, në rrugën “Ismail Qemali”, kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit I.Ç, vjeç 69, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 01.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.B, vjeç 25, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Brigada 8”, u kap me një biçikletë të vjedhur më datë 22.12.2016, pronë e shtetasit E.H, vjeç 45, banues në Tiranë. Neni 287/b i Kodit Penal.

Më datë 01.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.O, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik. Neni 242 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 30.01.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për një shtetas të mitur, pasi dyshohet se nëna A.M, vjeç 35, nuk kujdeset për të. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 01.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit G.N, vjeç 38, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur duke i shkaktuar gjendje të rëndë ankthi dhe frike, ish bashkëshortes H.N, vjeç 36, banuese në Tiranë. Neni  121/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 30.01.2017, në spital, ka gjetur vdekjen i burgosuri A.T, vjeç 50, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur pasi ka qenë i sëmurë rëndë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 01.02.2017, rreth orës 12:45, në rrugën e “Dibrës”, është gjetur i vdekur në trotuar shtetasi L.T, vjeç 58, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera mendohet se shkaku i vdekjes është natyral, pasi ky shtetas vuante nga zemra. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 02.01.2017, rreth orës 23:00, në rrugën “Fitnete Rexha”, ka rënë zjarr në mjetin e parkuar tip “Volksvagen”, pronë e shtetasit M.B. Mjeti është djegur plotësisht. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Informacion Paraprak.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 01.02.2017, u plotësua kërkesë padi për lëshimin e urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen M.Ç, vjeç 31, pasi dyshohet se ndaj saj ka ushtruar dhunë psikologjike bashkëshorti Sh.Ç, vjeç 32. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr.9669 datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 01.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.H, vjeç 50, banues në Kamzë, pasi dyshohet se, në banesë punonjësit e OSHEE-së, kanë konstatuar rilidhje të energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 01.02.2017, gjatë natës, në rrugën “3 Dëshmorët”, është vjedhur mjeti tip “Golf’, në pronësi të shtetasit L.H, vjeç 38, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 01.02.2017, gjatë natës, në rrugën “3 Dëshmorët”, është vjedhur mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit G.R, vjeç 37, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 01.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim, për shtetasit D.Ll, vjeç 40, banues në Tiranë, dhe S.H, banues në Tiranë, pasi, në rrugën “Teodor Keko”, shtetasja E.S, vjeç 37, banuese në Tiranë, për një konflikt pronësie me pronarin e pallatit shtetasin D.Ll, ka hipur në tarracën e pallatit, duke tentuar të hidhet nga taraca. Punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Më datë 01.02.2017, u ndalua shtetasi në kërkim K.M, vjeç 23, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim. Nenet 139 dhe 25 të Kodit Penal.

Më datë 01.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit F.Z dhe M.S, vjeç 43 e 31, banues në Dibër e Berat, pasi dyshohet se në Unazë të Re, me vetëgjyqësi, i kanë thyer e ndërruar bravën e derës së dyqanit shtetasit P.A, vjeç 58, banues në Tiranë. Nenet 277 dhe 150 të Kodit Penal.

Më datë 01.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin V.V, vjeç 33, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Thoma Koxhaj”, iu gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 01.02.2017, u ndalua shtetasi E.D, vjeç 18, banues në Fshatin Marikaj, pasi dyshohet se, në Marikaj, në një punishte, ka vjedhur pajisje të ndryshme. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 01.02.2017, u ndalua shtetasi F.Rr, vjeç 34, banues në Kavajë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, e ka dënuar me 1 muaj e 27 ditë burg, për veprën penale “Dhuna në familje”. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Rrogozhinë
Më datë 01.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasen Sh.G, vjeç 51, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nuses së djalit E.G, vjeç 23. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 01.02.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen F.P, vjeç 75, banues në Durrës, pasi dyshohet se bashkëshorti I.P, vjeç78, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji Nr.9669, datë 18.12.2006 ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 01.02.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin H.Xh, vjeç 60, banues në Durrës, pasi dyshohet se djali B.Xh, vjeç 30, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji Nr.9669, datë 18.12.2006 ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 01.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit I.I, vjeç 39, banues në fshatin Rinia, pasi dyshohet se  në fshatin Rinia, në lokalin në pronësi, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137/2 i Kodit Penal.

Më datë 01.02.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin N.B, vjeç 71, banues në Durrës, pasi dyshohet se djali, shtetasi M.B, vjeç 44, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006 ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare.”

Më datë 01.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.V dhe punohet për kapjen e shtetasit E.Z, vjeç 22 e 17, banues në Shën Vlash, Durrës, pasi dyshohet se, në lagjen Nr.12, kanë vjedhur te një supermarket. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 01.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasve M.M dhe A.M, vjeç 41 e 30, banues në fshatin Kamenicë, Lushnjë, pasi dyshohet se para 2 viteve i kanë marrë me kontratë huapërdorje mjetin tip “Iveko”, nuk ia kanë kthyer dhe nuk i kanë likuiduar as qiranë e përdorimit shtetasit E.D, vjeç 30, banues në Durrës. Neni 143/2 i Kodit Penal.

Më datë 01.02.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen H.T, vjeç 58, banues në Durrës, pasi dyshohet se kunati shtetasi V.K, vjeç 53, banues në Durrës, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji Nr.9669, datë 18.12.2006 ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 01.02.2017, u ndalua shtetasi në kërkim I.D, vjeç 45, banues në Durrës, pasi Gjykata Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka dënuar 4 muaj burg për veprën penale “Dhuna në familje”. Nenet 130/a i Kodit Penal.

Më datë 01.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit A.T, vjeç 35, banues në fshatin Romanat, pasi dyshohet se në Romanat, në një subjekt, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar vjedhje të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 01.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe punohet për kapjen e shtetasit të mitur A.A, vjeç 14, banues në Librazhd, pasi dyshohet se, në lagjen “5 Maji”, në zyrat e një firme ka marrë disa vegla pune. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 01.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin A.T, vjeç 44, banues në Elbasan, pasi dyshohet se, në lagjen “Aqif Pasha”, ka prerë një pemë dekorative. Neni 206 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 01.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.P, vjeç 19. Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 01.02.2017 në lagjen nr 10 në Korçë, ky shtetas për shkak të detyrës, ka kundërshtuar punonjësin e policisë së rendit, duke e penguar këtë të fundit në kryerjen e detyrës sipas ligjit. Neni 236/2 i  Kodit Penal.

Më datë 01.02.2017, u ndalua shtetasi në kërkim Dh.L, vjeç 62, banues në Korçë, pasi Gjykata e Apelit e Rrethit Gjyqësor Korçë, e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A.M,30 vjeç, banues në fshatin Dardhas-Pogradec. Arrestimi i tij u bë pasi, në lagjen nr 2 në Pogradec, ky shtetas u kap duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Mercedes-Benz”.
Gjatë kryerjes të procedurave ligjore, në ambjentet e Komisariatit Pogradec, ky i fundit ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë Rrugore duke i`u ofruar një kartëmonedhë 2000 lekë, me qëllim shmangien e arrestimit të tij. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat penale: “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar nga nenet 244 e 291 të Kodit Penal.

Më datë 01.02.2017,  u ndalua shtetasi në kërkim E.K, vjeç 25, banues në Vërdovë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, e ka dënuar me 2 muaj  burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 01.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin J.P, vjeç 28, banues në fshatin Moravë, pasi dyshohet se ka kanosur me mjet të fortë, shtetasin F.I, vjeç 51, banues në Moravë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 01.02.2017, u ndalua shtetasi K.E dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin E.K, vjeç 33 e 35, banues në Berat, pasi me anë të mashtrimit i kanë marrë telefonin tip “Iphone 5”, dhe nuk ja kanë kthyer shtetases L. M, vjeç 53, banuese në Berat. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 01.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat dhe punohet për kapjen e shtetasit A.E, vjeç 32, banues në Berat, pasi dyshohet se, në Uznovë, i ka vjedhur telefonin  “Galaxy S6”, shtetases A.S, vjeç 17, banuese në Berat. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Ura Vajgurore
Më datë 01.02.2017, gjatë natës, në Ura Vajgurore, është vjedhur minimarketi pronë e shtetasit E.Sh, vjeç 61, banues në  fshatin Samaticë, ku kanë marrë produkte kozmetike dhe disa paketa cigare. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 01.02.2017, gjatë natës, në Ura Vajgurore, është vjedhur lokali në pronësi të shtetasit D.Gj, vjeç 25, banues në  fshatin Drenovicë, ku kanë marrë disa televizorë e pajisje elektronike. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 01.02.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen M.M, vjeç 58, pasi dyshohet se, shtetasi H.M, vjeç 72, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 31.01.2017, është sjellë nga familjarët në spital e vetëhelmuar me medikamente shtetasja A.B, vjeç 19, banuese në Fier, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim.

Më datë 01.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin V.V, vjeç 52, banues në fshatin Baltëz, pasi dyshohet se më datë 01.02.2017, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj djalit I.V vjeç 22. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Divjakë
Më datë 01.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh.L, vjeç 49, banues në fshatin Çermë Sektor, pasi mbas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet të fortë vëllain e tij shtetasin K.L, vjeç 50. Neni 130/a/ i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mallakastër
Më datë  01.02.2017, në pyllin e fshatit Drizar, janë prerë 1.5 dynym pyll. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan  në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier. Neni 205  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 01.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin T.K, vjeç 37, pasi dyshohet se në shtratin e lumit të Dukatit, ka bërë gërmime, pa leje. Neni 199 i Kodit Penal.

Më datë 01.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin E.K, vjeç36, pasi dyshohet se, në lagjen “10 Korriku”, u kap duke ndërtuar një mur, pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 01.02.2017, u arrestua shtetasi T.I, vjeç 58, banues në Vlorë. Policia ka bërë kapjen e këtij shtetasi në banesën e tij në lagjen "15 Tetori", mbi bazën e kallëzimit të bërë nga djali, shtetasi D.I., 27 vjeç, se ditën e djeshme, babai i tij duke qenë në gjendje të dehur, e kishte kanosur dhe goditur me sende të forta pranë banesës së tyre. Veprime këto të cilat i kishte të përsëritura edhe më parë. Neni 130/a/3 i Kodit Penal.

Më datë 02.02.2017, në banesë shtetasja M.Sh, vjeç 29, banuese në Vlorë, ka pirë medikamente e ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 01.02.2017, gjatë natës, në lagjen Nr.4, kanë thyer xhamin trekëndësh të mjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit S.H, vjeç 61, banues në Sarandë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 01.02.2017, rreth orës 08:20, në lagjen “18 Shtatori”, në tarracën e një lokali pronë e shtetasit M.Sh, vjeç 42, banues në Gjirokastër, ka rënë zjarr, ku janë djegur pajisje të ndryshme. Nga hetimet mendohet se zjarri ka rënë nga ngarkesa elektrike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për ngjarje aksidentale.

Më datë 01.02.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen K.K, vjeç 73, banuese në Gjirokastër, pasi dyshohet se më datën 17.01.2017, në banesë, e bija, shtetasja E.K, vjeç 49, banuese në Gjirokastër, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.  Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Përmet
Më datë 01.02.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen  A.T, vjeç 34,  banuese  në Përmet, pasi dyshohet se bashkëshorti A.T, vjeç 36, banues në Përmet, në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet. Ligji 9669, datë 18.12.2006.”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 01.02.2017, në fshatin Ishull Shëngjin, është djegur banesa e shtetasit N.R, vjeç 53, banues në Ishull Shëngjin, ku janë djegur, lëndë drusore dhe bazë ushqimore. Nga veprimet mendohet se shkak i zjarrit ka qenë e një shkëndijë elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për ngjarje aksidentale.

 Më datë 01.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin N.Gj, banues në Ishull Lezhë, pasi dyshohet se, në tokën e tij, u konstatuan disa punëtor të pasiguruar duke ndërtuar një mur rrethues pa leje. Nenet 199/a dhe 170/a të Kodit Penal.

Më datë 01.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin F.L, vjeç 64, banues në Talë, pasi dyshohet se, në Talë, ka ndezur një zjarr për të djegur mbeturina në tokën e tij dhe për pasojë ka djegur gardhin rrethues të tokës, të shtetasit E.L, vjeç 33. Neni 277 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 01.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Sh, vjeç 32, banues në Fushë Mamurras, pasi rreth orës 09:00, në Fushë-Mamurras, duke drejtuar automjetin e tij Volkswagen ka përplasur një fëmijë 4 vjeç, i cili ndodhet në Qendrën e Traumës Tiranë nën kujdesin e duhur mjekësor. Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale “ Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 01.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.K, vjeç 23, banues në Laç, Kurbin, pasi, në Milot, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Volkswagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 01.02.2017, rreth orës 17:00, në Milot, në banesë, ka vdekur shtetasi F.B, vjeç 32. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin.

Më datë 01.02.2017, shtetasi Gj.N, vjeç 54, banues në fshatin Velipojë, Shkodër, kallëzon se i është larguar nga banesa vajza Z.N, vjeç 22. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin.

Komisariati i Policisë Shkodër
Në vijim të komunikatës datë 30.01.2017, që bën fjalë për “Ndërtim i paligjshëm”, më datë 01.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin P.M, vjeç 57, banues në Shkodër. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 01.02.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin Gj.H, vjeç 53, banuese në Shkodër, pasi dyshohet se ish bashkëshortja, D.N, vjeç 48, banuese në Shkodër, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.

Më datë 01.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin M.V, vjeç 69, banues në fshatin Suka Dajç, pasi dyshohet se, në Suka Dajç, ka penguar punonjësin e OSHE-s për ndërprerjen e energjisë elektrike të shtetasit V.V, që ishte debitor. Neni 235 i Kodit Penal.

Më datë 01.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor dhe punohet për kapjen e shtetases L.V, vjeç 45, banuese në Shkodër, pasi dyshohet se, në lagjen "Tre Heronjtë", në banesë, u kap me lidhje të energjisë elektrike, pa kontratë. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 01.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor dhe punohet për kapjen e shtetasit P.K,  vjeç 55, banues në Shkodër, pasi dyshohet se, në lagjen "Tre Heronjtë", në banesë, u kap me lidhje të energjisë elektrike, pa kontratë. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 01.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor dhe punohet për kapjen e shtetases M.A, banuese në Shkodër, pasi dyshohet se, në lagjen "Tre Heronjtë", në banesë, u kap me lidhje të energjisë elektrike, pa kontratë. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datën 01.02.2017, u ndalua shtetasi në kërkim Sh.T, vjeç 29, banues në fshatin Kolsh, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kukës, ka urdhëruar ndalimin për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134/2 i Kodit Penal.
Gjithashtu nga veprimet hetimore rezulton se ky shtetas është autor i dyshuar, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, dhe konkretisht;
Më datë 26.08.2016, në vendin e quajtur Mbikalimi Gostil” në autostradë, ky shtetas ka thyer xhamin e mjetit tip “ Volvo” dhe fenerin e një mjeti autobus.
Më datë 01.09.2016, në vendin e quajtur “Barë-Kafe 24 Orësh”, ka dëmtuar me gurë xhamin e parë të mjetit ‘Fiat” dhe xhamin e mjetit tip “Skania”. Neni 150 i Kodit Penal. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datën 01.02.2017 u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin I.C, vjeç 31, banues në Selishtë, pasi dyshohet se më datë 31.01.2017, për motive pronësie, ka hapur portën e shkarkimit të centralit në Selishtë, duke i ndërprerë punën këtij centrali. Neni 150 i Kodit Penal.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PER KUFIRIN&MIGRACIONIN

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Durrës
Më datë 01.02.2017, u referuan materialet Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.T, vjeç 25, banues në Mamurras, pasi dyshohet se, në PKK Port, u kap me pasaportë të falsifikuar. Neni 189 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Vlorë
Më date 01.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin F.B, vjeç 38, banues në Mesaplik, Vlorë, pasi dyshohet se më datë 31.01.2017, në SPKM Port, u kap duke kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin shtetëror. Neni 297 i Kodit Penal.

Komisariati i Kufirit&Migracionit Sarandë
Më datë 01.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë për shtetasin D.H, vjeç 23, banues në Gramsh, pasi dyshohet se më datë 01.02.2017, në SPKM Qafë Botë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 01.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë për shtetasin Xh.Xh, vjeç 34, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se më datë 01.02.2017, në SPKM Qaë Botë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 01.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë për shtetasin E.L, vjeç 26, banues në Vlorë, pasi dyshohet se me datë 01.02.2017, në SPKM Qafë Botë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Gjirokastër
Në datë 01.02.2017, rreth orës 21:30, punonjësit e Policisë Kufitare Kakavije gjatë kryerjes së shërbimit në kufirin jeshil, duke vrojtuar me kamer termike  kanë konstatuar një person që po ecte në drejtim të Piramidës 28. Menjëherë Shërbimet e Policisë Kufitare janë vënë në ndjekje të këtij personi. Por personi porsa ka diktuar se po e ndiqte policia  ka braktisur çantën, në të cilën kishte lëndë narkotike dhe është larguar duke përfituar nga errësira dhe terreni i thyer. Nga kontrolli i çantës u gjetën  3 (tre) pako me lëndë të dyshuar narkotike si ajo e llojit Cannabis Sattiva, e cila pas peshimit rezultoi me peshë totale rreth  4 kg. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për hetim të mëtejshëm, për veprën penale “Trafikim të narkotikëve” parashikuara nga neni 283/a  i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Shkodër
Më datë 01.02.2017, në SPKM Muriqan, u kap shtetasi në kërkim K.M, vjeç 23, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” në bashkëpunim. Nenet 139 e 25 të Kodit Penal.


Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 29 personave dhe janë sekuestruar lëndë narkotike.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 10 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë arrestuar 4 persona për narkotikët dhe krimin ekonomik e financiar.
Janë kapur 5 persona për vjedhje, dhunë në familje dhe kundërshtim të punonjësit të policisë.
8 persona në kërkim.
2 persona për mitëdhënie.
Janë sekuestruar rreth 25 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva.
Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 69 persona.
Gjatë 24 –Orëve u finalizua Operacioni konkretisht:
Finalizohet me sukses Operacioni Anti-drogë i koduar "Mesjava".
Janë sekuestruar 20 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
Janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas.
Nga Specialistët për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës.


Edhe në ditët në vijim do vijojë puna e Policisë së Shtetit për rritjen e parametrave të sigurisë në vend.

 

Arkiva

Maj 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...