Kapshticë, Policia Kufitare godet një tjetër rast të “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”. 02.02.2017

Kapshticëkorce 02.02 1 1

Policia Kufitare godet një tjetër rast të “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”. (për video kliko mbi link).

Sekuestrohen 5 pako me peshë rreth 26 kg lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa. Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Kapshticës, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Narkotikët në DVP-Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :

I.M., 61 vjeç, banues në Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të detajuar të ushtruar në vijën e dytë nga shërbimet e Policisë Kufitare, (në dalje të Republikës së Shqipërisë) automjetit tip “Benz ML” të cilin ky shtetas drejtonte, në një vend të modifikuar në pjesën e tavanit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

5 (pesë) pako të mbështjella me letër natriban me peshë rreth 26 kg lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.

Nga veprimet hetimore të kryera, si edhe marrja e deklarimeve rezulton se shtetasi i mësipërm kishte si destinacion shtetin Grek.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve” parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

 

korce 02.02 1 1

korce 02.02 1 2

korce 02.02 1 3

Arkiva

Mars 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...