Gjirokastër,I ofron ryshfet punonjësit të Policisë, arrestohet në flagrancë.

Gjirokastër,I ofron ryshfet punonjësit të Policisë, arrestohet në flagrancë. 03mitdheniegjr

Specialistët e Seksionit kundër Korruspionit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit :

E.H., 47 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas u arrestua pasi:

Në rrugen nacionale Gjirokastër- Kakavije, në afërsi të fshatit "Vanistër" është ndaluar nga Patrulla e Policisë Rrugore Gjirokastër për kontrollin e dokumentacionit të mjetit, ky shtetas duke drejtuar mjetin e tij furgon, i ka dhënë një prerje 500 lekë punonjësit të Policisë Rrugore për të mos vazhduar procedurat administrative ndaj tij.(Shtetasi i mësipërm nuk ka liçencë për TAXI, në momentin e ndalimit nga punonjësi i policisë, transportonte pasagjerë me mjetin e tij).

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Arkiva

Gusht 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
31 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...