Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 03.02.2017

1Drejtoria PPSH.1

Dorëzimi i armeve.

Policia e Shtetit:

Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve.

Gjatë 24 orëve të fundit janë dorëzuar në të gjithë vendin 43 armë zjarri, 19.890 fishekë, 60 granata, 8 krehëra, 67 kapsolla elektrike dhe detonatore, 61 ndezës, 1 minë kundratank.

Konkretisht në qarqet:
Qarku Dibër
Dorëzohen nga banorët: 4 armë zjarri dhe 2200 fishekë, konkretisht: Në Bulqizë 1 armë zjarri dhe 2000 fishekë, në Klos 2 armë zjarri dhe 170 fishekë si dhe në Burrel 1 armë zjarri dhe 30 fishekë.

Qarku Korçë
Gjatë 24 orëve të fundit dorëzohen nga qytetarët 6 armë zjarri, 2900 fishekë, 2 granata ofensive dhe 1 ndezës. Konkretisht : Në Komisariatin e Policisë Korçë : 4 armë zjarri, 800 copë fishekë. Në Komisariatin e Policisë Pogradec: 2 armë zjarri, 300 copë fishekë. Në Stacionet e Policisë Kufitare Qafë-Thanë dhe Leskovik 1800 fishekë, 2 granata ofensive dhe 1 ndezës të unifikuar granatash.

Qarku Gjirokastër
Tre banorë të qytetit Gjirokastër dorëzojnë tek punonjësit e Policisë 3 armë zjarri dhe 100 fishekë.

Qarku Shkodër
Në Shkodër, Pukë dhe Malësi e Madhe janë dorëzuar nga banorët, 5 armë zjarri, 1 minë kundratank, 3190 fishekë luftarakë, 20 granata, 60 ndezësa granate, 37 kapsolla elektrike, 30 kapsolla donatore dhe 8 krehëra.

Qarku Berat
Banorët e Skraparit dorëzojnë vullnetarisht 25 armë zjarri, 11500 fishekë dhe 38 granata.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me komunitetin do të vijojë përmbushjen e nismës "Shqipëria pa armë", për grumbullimin e armëve dhe municioneve në të gjithë vendin.

Theksojmë se afati përfundimtar i dorëzimit vullnetar të armëve është data 30 e muajit Prill 2017.

Në këtë kuadër edhe një herë iu bën thirrje të gjithë atyre që disponojnë armë pa leje, t'i dorëzojnë ato brenda datës 30 Prill.


DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA

DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Më datë 01.02.2017, u arrestua shtetasi në kërkim O.Q, 27 vjeç, banues në Shkodër. I shpallur në kërkim nga Zyra e Interpol Tirana me shkresën e datës 01.08.2016, pasi me vendimin e datës 09.01.2014 të Gjykatës së Udineses ky shtetas është dënuar me 9 vjet, 4 muaj e 20 ditë burg, për veprën penale "Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafik droge" parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal Italian dhe Neni 73 i Dekretit Presidencial 309/90.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 02.02.2017, shtetasja A.K, vjeç 50, banuese në Tiranë, kallëzon se një person i paidentifikuar, i ka falsifikuar firmën, duke regjistruar në një kompani, disa numra në emër të saj, duke e bërë atë debitore. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 186 i Kodit Penal.

Seksioni për krimet ndaj jetës
Më datë 02.02.2017, rreth orës 14:00, në Spitalin e Traumës, ka ndërruar jetë shtetasi A.K., 47 vjeç, si pasojë e plagëve të marra, më datë 23.12.2016. U referuan materialet në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasin M.L, 37 vjeç, i cili aktualisht është i dënuar për "Plagosje e rëndë me dashje. Neni 79/c i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 02.02.2017, rreth orës 10:20, në rrugën e “Dibrës”, shtetësia E.M, vjeç 28, banuese në Tiranë, duke ecur me biçikletë, është përplasur te pasqyra e mjetit tip”Ford” me drejtues shtetasin O.Sh, vjeç 34, banues në Tiranë, me leje drejtimi, për pasojë është dëmtuar kjo shtetase, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 02.02.2017, u  arrestua në flagrancë shtetasi S.B, vjeç 58, banues në fshatin Shënvlash, Durrës, pasi, në  lagjen nr 14,  Durrës, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Fiat”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 02.02.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin M.K, vjeç 39, banues në   fshatin Gjoricaj, pasi dyshohet se rreth orës 16:40, në fshatin Ishëm, duke drejtuar pa leje drejtimi motoçikletën tip “Dayang”, ka dalë jashtë rruge e për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, shtetasi A.K, vjeç 37, banues në Gjoricaj, e ndodhen në Spitalin Ushtarak Tiranë, nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290/1 e 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 02.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.T, vjeç 49, banues në fshatin Tren, Devoll, pasi, në këtë fshat, duke drejtuar motorin tip “Lifan” pa leje drejtimi, ka dalë nga rruga, për pasojë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Më datë 02.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Ç, vjeç 44, banues në Korçë, pasi,  në lagjen nr. 3, Korçë, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volkswagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 02.2.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Vlorë, për shtetasin A.K, vjeç 48, banues në fshatin Drithas, pasi dyshohet se një sasi lekësh që ja ka dhënë, shtetasi K.K, vjeç 59, banues në fshatin Risili, për të paguar energjinë elektrike, nuk i ka derdhur në arkë. Nenet 189 e 135 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni për narkotikët
Më datë 02.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi N.V, vjeç 30, banues në fshatin Dukaj, Tepelenë, pasi te ish SMT, Tepelenë, në automjetin tip “Smart”, iu gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale 296.4 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal. 

Operacioni antidrogë "Liqeni".
Sekuestrohet 34 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva dhe një armë zjarri.
Arrestohet në flagrancë një shtetas.
Në bazë të operacionit të zhvilluar "Liqeni", nga specialistët e seksionit Kundër Narkotikëve u arrestua në flagrancë shtetasi E.F, 23 vjeç, banues në fshatin Dukaj, Tepelenë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi: Nga informacionet e marra në rrugë operative, se ky shtetas posedonte lëndë narkotike Cannabis Sattiva, u krye një kontroll në banesën e këtij shtetasi në fshatin Dukaj, Tepelenë. Nga kontrolli i ushtruar rezultoi se në afërsi të banesës së këtij shtetasi u gjet një armë zjarri (çifte) dhe disa thasë dhe disa kartona të mbushur me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, me peshë totale rreth 34 kg.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për hetim të mëtejshëm për veprat penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” të parashikuara nga nenet 283/1 dhe 280 të Kodit Penal.

Seksioni kundër korrupsionit
Specialistët e Seksionit kundër Korruspionit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E.H, 47 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas u arrestua pasi:
Në Rrugën nacionale Gjirokastër- Kakavije, në afërsi të fshatit "Vanistër" është ndaluar nga Patrulla e Policisë Rrugore Gjirokastër për kontrollin e dokumentacionit të mjetit, ky shtetas duke drejtuar mjetin e tij furgon, i ka dhënë një prerje 500 lekë punonjësit të policisë rrugore për të mos vazhduar procedurat administrative ndaj tij. (Shtetasi i mësipërm nuk kishte liçencë për TAXI, në momentin e ndalimit nga punonjësi i policisë, transportonte pasagjerë me mjetin e tij). Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni për narkotikët
Finalizohet me sukses një tjetër operacion antidrogë i koduar " Mjegulla".
Sekuestrohen 20 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis – sattiva.
Arrestohen 2 shtetas në flagrancë.
Me datë 02.02.2017, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të autorëve, nga efektivët e Seksionit kundër narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë , u finalizua me sukses operacioni i radhës antidrogë i koduar "Mjegulla".
Si rezultat i tij, u sekuestruan 20 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis – sattiva.
Gjithashtu u arrestuan në flagrancë shtetasit :
Xh.Gj, 38 vjeç dhe A.Gj, 47 vjeç, banues në Mirditë.
Këta shtetas u kapën në flagrancë në fshatin Gëziq në Mirditë, ku iu sekuestruan në cilësinë e proves materiale 4 qese të mbushura me lëndë të dyshuar narkotike cannabis - sattiva me peshë totale 20 kg të cilat i kishin bërë gati për shitje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale " Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike " parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Më datë 02.02.2017, u ndalua shtetasi në kërkim E.M, vjeç 40, banues në Tiranë, pasi Gjykata së Rrethit Gjyqësor Kurbin, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Neni 283 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 02.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin N.L, vjeç 66, banues në Malësi e Madhe, pasi dyshohet se, në rrugën nacionale Han i Hotit-Shkodër, te rrotullimi Koplik, u kap, me mjetin tip “Alfa Romeo”, me disa produkte, të cilat dyshohet se ishin kontrabandë. Nenet 174 e 180 të Kodit Penal.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 02.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen L.Ç, vjeç 37, banuese në Berat, pasi dyshohet se në rrugën “Asim Vokshi”, punonjësi i policisë bashkiake i ka vendosur masë administrative dhe bllokues në mjetin tip “Volkswagen”, e cila është larguar me bllokuesin. Punohet për kapjen e saj. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.02.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen P.H, vjeç 62, pasi dyshohet se nusja e djalit E.H, vjeç 34, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 02.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit B.C, vjeç 35, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, përballë një universiteti, ka gjuajtur me shkelm, duke thyer xhamin e derës së një autobusi, të një linje urbani. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 02.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.K, vjeç 25, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Medar Shtylla”, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 02.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.S, vjeç 29, banues në Tiranë, pasi dyshohet se nëpërmjet telefonit, ka shqetësuar shtetasin R.B, vjeç 53, banues në Tiranë. Neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 02.02.2017, rreth orës 17:03, në rrugën “Dritan Hoxha”, pranë një pallati, në rrugë ka marrë flakë automjeti tip “Citroen”, në pronësi të shtetasit G.M, vjeç 34, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezultoi se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike në motorr. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësot Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 01.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit F.B, D.L dhe M.I, vjeç 53, 56 dhe 49, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në Institut, u konstatuan duke shitur në rrugë produkte të ndryshme, duke bllokuar trotuarin dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve. Neni 200 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bënë fjalë për largimin nga banesa të shtetasit Sh.K, më datë 02.02.2017, u gjet dhe ju dorëzua familjarëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Në vijim të komunikatës mbi largimin nga banesa të shtetases E.P, më datë 02.02.2017, është gjetur, dhe ka deklaruar se është larguar me dëshirën e saj nga banesa. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Më datë 02.02.2017, u ndalua shtetasi në kërkim L.Sh, vjeç 27, banues në Tiranë, i dënuar më parë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.J, vjeç 25, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje, pasi, në rrugën “Dritan Hoxha”, iu gjet dhe sekuestrua 1 dozë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 01.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit E.D, vjeç 38, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se rreth orës 20:30, në rrugën “Njazi Meka”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait P.D, vjeç 62. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 02.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit M.M, vjeç 59, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se, në rrugën e “Dibrës”, te një ambjent, ka vjedhur një sasi lekësh. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 02.02.2017, rreth orës 08:00, në rrugën “Besim Fagu”, në oborrin e një banese të vjetër disa punonjës, gjatë punimeve kanë konstatuar disa mbetje kockore (eshtrash), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Paraprakisht dyshohet se mund te jetë nxjerrë nga ndonjë varr i vjetër gjatë gërmimeve për punimet e rrugës. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 02.02.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes për shtetasen B.M, vjeç 33, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti A.M, vjeç 39, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet do ti kalojnë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 02.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.H, vjeç 27, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “4 Dëshmorët”, në banesë, nga punonjësit e O.SH.E.E-së, është konstatuar duke vjedhur energji elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 02.02.2017, rreth orës 08:30, në rrugën “Teodor Keko”, përballë një hoteli, gjatë ecjes, është djegur mjeti tip “Benz”, në pronësi të një firme, me drejtues shtetasin A.M, vjeç 54, banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore rezultoi se shkak i djegies, mund të jetë një shkëndijë elektrike. Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Në vijim të komunikatës e cila bën fjalë për konflikt, më datë 02.02.2017, shtetasit S.G, E.B, E.S, G.H dhe B.M vjeç 62, 35, 37, 42 e 35, banues në Tiranë, kanë bërë kallëzim ndaj njëri-tjetrit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 02.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit A.Gj, vjeç 25, banues në Vaqarr, pasi dyshohet se, në Vaqarr për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta, shtetasin O.T, vjeç 59. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 02.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit G.P, vjeç 18, banues në Kombinat, i dënuar për vjedhje, pasi dyshohet se, në rrugën “Loni Ligori”, ka vjedhur banesën e shtetasit G.M, vjeç 30, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 02.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.Z, vjeç 45, banues në Vorë, i dënuar më parë, pasi, në banesën e tyre ka fyer e kanosur me jetë, duke dhunuar psikologjikisht në mënyrë të përsëritur bashkëshorten e tij, shtetasen D.Z, 39 vjeçe, të cilës i'u plotësua dhe kërkesë padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhërit të mbrojtjes. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligjit nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 02.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.L, vjeç 64, banues në Marqinet, pasi dyshohet se më datë 01.02.2017, në Vorë, me vetëgjyqësi, nuk ka lejuar që të futet në një objekt, shtetasin Th.S, vjeç 64, banues në Tiranë. Neni 277 i Kodit Penal. 

Më datë 02.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit L.I, vjeç 43, banues në fshatin Prezë, pasi dyshohet se, në këtë fshat, kryente punime, pa lejen përkatëse. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Në vijim të komunikatës, mbi largimin nga banesa të shtetases S.M, më datë 02.02.2017, është gjetur, e cila deklaroi se është larguar me dëshirën e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 02.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin M.P vjeç 14, banues në fshatin Shënavlash, pasi dyshohet se më datë 31.01.2017, në lagjen Nr. 11, ka vjedhur në dyqanin e shtetasit D.Sh, vjeç 67, banues në Durrës. Nga puna e bërë dyshohet dhe si autor i dy vjedhjeve të ndodhura më datë 20.01.2017 e 21.01.2017. Neni 134 Kodit Penal.

Më datë 02.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin K.V, vjeç 26, banues në Manëz, pasi dyshohet se, në fshatin Shkafane, për shkak të detyrës ka kundërshtuar punonjësin e policisë së rendit. Neni 242 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës më datë 17.12.2016 dhe më datë 02.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin në kërkim A.V, vjeç 40, banues në Durrës. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.02.2017, u ndalua shtetasi në kërkim I.M, vjeç 31, banues në Durrës, pasi Gjykata Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka dënuar me 1 muaj burg për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 02.02.2017, shtetasi Gj.K, vjeç 56, banues në Durrës, ka bërë kallëzim se në lagjen 15, i kanë vjedhur me thyerje banesën, ku kanë marë kasafortën me një sasi lekësh. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasen L.H, vjeç 37, banuese në Rrushkull, pasi dyshohet se në fshatin  Perlat, në lokal, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137/2 i Kodit Penal.

Më datë 02.02.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin S.P, vjeç 65, banues në Durrës, pasi dyshohet se  djali, shtetasi G.P, vjeç 37, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006 ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 02.02.2017, u ndalua shtetasi në kërkim A.S, vjeç 20, banues në  Sukth i Ri, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin L.L, vjeç 31, banues në Durrës, pasi dyshohet se, në lagjen nr. 1, ka plagosur lehtë me grusht shtetasin B.M, vjeç 53, banues në Durrës. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 02.92,2917, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin  I.A, vjeç 77, banues në fshatin Nikël, pasi dyshohet se, në banesë nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 02.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin B.B, vjeç 52, banues në fshatin Zezë, pasi dyshohet se në këtë fshat, është konstatuar duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 02.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin H.Sh, vjeç 32, banues në Shijak, pasi dyshohet se në Shijak, në lokal, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar  ndërhyrje në aparatin matës të energjisë elektrike. Neni 137/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 02.02.2017, u ndalua shtetasi në kërkim K.L, vjeç 18, banues në fshatin Xhavzotaj, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Vjedhja”  në bashkëpunim. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 02.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin I.K, vjeç 50, banues në Elbasan, pasi dyshohet se në lagjen “ Shënkoll”, ka ndërtuar një shtesë pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 02.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin J.J, vjeç 68, banues në Elbasan, pasi dyshohet se, duke punuar ka rënë një radiatori mbi shtetasin H.K,  vjeç 56, banues në Elbasan, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 289 i Kodit Penal.

Më datë 03.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan e punohet për kapjen e shtetasit R.S, vjeç 23, banues në Elbasan, pasi dyshohet se më datë 02.02.2017, në lagjen “Skëndërbej”, kanë goditur me sende të forta, shtetasin A.D, vjeç 23, banues në fshatin Katundi i Ri. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Peqin
Më datë 02.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin E.S, vjeç 34, banues në Peqin, pasi dyshohet se, në lokal, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme të energjisë elektrike. Punohet për  kapjen e tij. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 02.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasen M.Q, vjeç 66, pasi dyshohet se, në banesë, ka goditur me shkelma, shtetasen A.K, vjeç 34. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 02.02.2017,  ka bërë kallëzim shtetasi I.T, vjeç 65, banues në fshatin Polis , pasi më datë 01.02.2017, rreth orës 08:00, i ka rënë zjarr në banesë ku është djegur kuzhina dhe orenditë. Nga veprimet e kryera rezulton se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Materialet ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për ngjarje aksidentale.

Më datë 03.02.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasen A.K, vjeç 34, pasi dyshohet se kunata e saj, shtetasja F.Sh, vjeç 40, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj dhe fëmijëve. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Ersekë
Më datë 02.02.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit A.Q dhe Dh.J, vjeç 27 e 31, banues në Leskovik, pasi, në Leskovik, shtetasit A.Q, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 2.9 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva, të cilën ia kishte shitur shtetasi Dh.J. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Në vijim të informacionit, që bënë fjalë për vjedhjen e telefonit celular shtetases A.S, më datë 02.02.2017, u ndaluan shtetasit në kërkim A.E dhe G.B, vjeç 32 e 35, banues në Uznovë. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datë 02.02.2017, u referua materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasit A.K dhe F.K, vjeç 48 e 18, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë Bashkiake. Neni 235/2 i Kodit Penal 

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 02.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin në kërkim, M.Z, vjeç 29, banues në fshatin Portëz, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”. Neni 237 i Kodit Penal.
 
Më datë 02.02.2017, në ambientet e I.E.V.P, Fier, u ekzekutua urdhëri i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin G.S, vjeç 25, banues në fshatin Kasnicë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, e ka dënuar me 8 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja” në bashkëpunim, e mbetur në tentativë”. Nenet 134/2 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 02.02.2017, u ndalua shtetasi në kërkim T.S, vjeç 56, banues në fshatin Arapaj, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, e ka dënuar me 2 muaj burg për veprën penale “Dhuna në familje”. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mallakastër
Më datë 02.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin F.H, vjeç 32, banues në fshatin Panahor Mallakastër, pasi dyshohet se, në fshatin Panahor, ka goditur me grushte shtetasen F.H, vjeç 53. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 02.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasen E.S, vjeç 36, banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 01.02.2017, në lagjen “Hajro Çakërri”, nuk u është bindur urdhërit të punonjësve të policisë së rendit publik. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 02.02.2017, shtetasi M.H, vjeç 25, kallëzon se më datë 01.02.2017, gjatë natës, në lagjen “Bashkimi”, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Punohet për gjetjen e mjetit, identifikimin e kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Neni 134 i Kodit Penal.

Në vijim të informacionit datë 21.01.2017, që bënë fjalë për vjedhjen e mjetit tip “Benz”, më datën 02.02.2017, në lagjen “Hajro Çakërri”, është gjetur i braktisur. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Neni134 i Kodit Penal.

Më datë 02.02.2017, u ndalua shtetasi në kërkim B.Ç, vjeç 24, banues në Vlorë, pasi ky shtetas më datë 31.01.2017, ka vjedhur një aparat celular të markës "Iphone-5S" në ambientet e një dyqani në lagjen "Pavarësia" Vlorë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2017, në lagjen ‘’ Kushtrimi’’, shtetasit P.D, vjeç 67, banues në Vlorë, i kanë vjedhur një sasi lekësh dhe disa dokumente. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasit Z.B dhe H.B, vjeç 41 e 74, banues në fshatin Mazhar, pasi dyshohet se,  në bashkëpunim, kanë dhunuar fizikisht shtetasin A.K, vjeç 63, banues në Vlorë. Nenet 90 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 02.02.2017, në lagjen “28 Nëntori”, në mjetin tip “Fiat”, pronë e shtetasit E.D, vjeç 28, janë vjedhur disa sende personale. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 02.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin N.K, vjeç 38, banues në fshatin Dërmish, Finiq, pasi dyshohet se më datë 31.01.2017, në fshatin Dërmish, ka goditur me sende të forta shtetasin A.H, vjeç 63, banues në fshatin Qafë Gjashtë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 02.02.2017, u arrestua shtetasi E.D, vjeç 17, banues në fshatin Shalës, pasi, u kap në flagrancë duke vjedhur banesën e shtetasit E.T, vjeç 46. Neni 134 Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 02.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin M.Ç, vjeç 50, banues në fshatin Erind, pasi dyshohet se pranë banesës ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 02.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin R.Ç, vjeç 25, banues në fshatin Prongji, pasi dyshohet se, te Ura e Kardhiqit, u kap me fugonin tip “Benz”duke transportuar 5 m² lëndë drusore pa dokumente. Neni 205 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 02.02.2017, gjatë natës, në fshatin Drojë, tek një qendër shëndetësore, kanë vjedhur dy dritare. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 02.02.2017, u  arrestua në flagrancë shtetasi B.S, vjeç 26, banues në Shkodër, pasi, në lagjen “Vasil Shanto”, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Porsche”, ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me disa mjete të parkuara të cilave u ka shkaktuar dëme materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 02.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin Q.H, vjeç 59, banues në Dobraç, pasi dyshohet se, në banesë dhe lokal, në fshatin Shtoj i Ri, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 02.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin K.Gj, vjeç 64, banues në Shkodër. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 02.02.2017, shtetasi H.E, vjeç 55, banues në fshatin Juban, duke ndërruar një llambë elektrike në banesë, është rrëzuar nga një shkallë e si pasojë ka thyer këmbën dhe dorën e djathtë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për vlerësim.

Më datë 02.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër e punohet për kapjen e shtetases N.R, vjeç 53, banuese në Shkodër, pasi dyshohet se, në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar rilidhje të paligjshme të energjinë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 02.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasit S.N dhe P.N, vjeç 20 e 16, banues në Shkodër, dyshohet se, kanë kanosur me fjalë shtetasin A.Gj, vjeç 30, banues në Shkodër. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 02.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, e punohet për kapjen e shtetasit A.B, vjeç 45, banuese në Shkodër, pasi dyshohet se, në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar rilidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 02.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, e punohet për kapjen e shtetases D.N, banuese në Shkodër, pasi dyshohet se, në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar se kishte lidhur energjinë elektrike pa kontratë. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 02.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, e punohet për kapjen e shtetasit L.M, vjeç 38, banues në Shkodër, pasi dyshohet se, në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar se kishte lidhur energjinë elektrike pa kontratë. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vau Dejës
Më datë 02.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.M, vjeç 46, banues në fshatin Kosmaç,  pasi, në segmentin rrugor Kryebushat–Qendër Bushat, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pukë
Më datë 02.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë, për shtetasin Gj.K, vjeç 52, banues në fshatin Levoshë, Fushë Arrës, pasi dyshohet se ka goditur me mjete të forta, shtetasin B.K, vjeç 23, banues në fshatin Levoshë, duke i shkaktuar dëmtime. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 02.02.2017, u ndalua shtetasi në kërkim E.M, vjeç 40, banues në fshatin Xhaferraj, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 02.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasit Y.C dhe R.O, vjeç 45 e 42, banues në Kukës, pasi dyshohet se, në lagjen Nr. 3, kanë kanosur e fyer njëri-tjetrin. Nenet 84 e 119 të Kodit Penal.

Më datë 02.02.2016, rreth orës 16:00, në lagjen Nr. 5, shtetasi D.M, vjeç 38, në oborrin para pallatit ka rrëshqitur, duke u rrëzuar e si rrjedhojë është dëmtuar e ka marrë ndihmën mjekësore. Materialet i kaluan Prokurorisë për vlerësim të mëtejshëm për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Mat
Më datë 02.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, për shtetasit B.H dhe L.H, vjeç 36 e 34, pasi dyshohet se në datat 19.01.2017 e 21.01.2017, për motive pronësie, kanë kanosur nëpërmjet telefonit shtetasin Z.T, vjeç 64, banues në fshatin Muzhakë. Neni 84 i Kodit Penal.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PER KUFIRIN&MIGRACIONIN

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Durrës
Më  datë 02.02.2017, u referuan materialet Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës për shtetasin N.F, vjeç 36, banues në Shkodër, pasi dyshohet se, në dalje të SPKM Port, u kap me pasaportë të falsifikuar. Neni 189 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Korçë
Policia Kufitare godet një tjetër rast të “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.
Sekuestrohen 5 pako me peshë 26,3 kg lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva. Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës.
Shërbimet e Policisë Kufitare të Kapshticës, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Narkotikët në DVP-Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :
I.M, 61 vjeç, banues në Shkodër.
Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të detajuar të ushtruar në vijën e dytë nga shërbimet e Policisë Kufitare, (në dalje të Republikës së Shqipërisë) automjetit tip “Benz ML”, të cilin ky shtetas drejtonte, në një vend të modifikuar në pjesën e tavanit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale :
5 (pesë) pako të mbështjella me letër natriban me peshë 26,3 kg lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva.
Nga veprimet hetimore të kryera, si edhe marrja e deklarimeve rezulton se shtetasi i mësipërm kishte si destinacion shtetin Grek.
Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve” parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Vlorë
Më datë 02.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasit K.Ll dhe K.S, vjeç 36 e 33, banues në Vlorë e Sarandë, pasi dyshohet se më datë 31.01.2017, në vendin e quajtur “Fushë Dukat”, Orikum, u kapën duke zhvendosur pa autorizim një mjet lundrues, gomone të paregjistruar. Nenet 24 e 29 te Ligjit 8663, datë 18.09.2000.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Gjirokastër
Më datë 02.02.2017, u referuan materialet Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për shtetasin A.D, vjeç 47, banues në Varibop, Fier, pasi dyshohet se në dalje të SPKM Kakavijë, gjate kontrollit, ju kap një arme gjahu, çifte, dhe 13 fishekë me leje greke. Neni 280 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Shkodër
Më datë 02.02.2017, në Muriqan, në kufirin e gjelbër u kapën 6 shtetas të huaj, 4 afgan dhe 2 iranian, emigrantë të paligjshëm. Në përfundim u procedua për ti dërguar në një qendër.

Më datë 02.02.2017, në dalje të SPKM Muriqan, u kap shtetasi në kërkim I.M, vjeç 31, banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka dënuar me 1 muaj burg për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt. Neni 291 i Kodit Penal.

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.


Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 27 personave dhe janë sekuestruar lëndë narkotike dhe armë zjarri.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 5 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë arrestuar 8 persona për narkotikët.
Janë kapur 2 persona për vjedhje dhe dhunë në familje.
11 persona në kërkim.
1 person për mitëdhënie.
Janë sekuestruar rreth 81 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva, 2 armë zjarri dhe 13 fishekë.
Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 82 persona.
Gjatë 24 – Orëve u finalizuan Operacionet konkretisht:
Finalizohet me sukses Operacioni antidrogë i koduar " Mjegulla".
Janë sekuestruar 20 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis – sattiva.
Janë arrestuar 2 shtetas në flagrancë.
Nga Efektivët e Seksionit kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë.

Finalizohet me sukses Operacioni antidrogë "Liqeni".
Janë sekuestruar 34 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva dhe një armë zjarri.
Është arrestuar në flagrancë një shtetas.
Nga Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër.
Edhe në ditët në vijim do vijojë puna e Policisë së Shtetit për rritjen e parametrave të sigurisë në vend.

 

Arkiva

Shkurt 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...