Finalizohet operacioni antidrogë i koduar "Rrjeta"

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar "Rrjeta" (per videon klikoni mbi link)008

Lezhë

Finalizohet me sukses një tjetër operacion antidrogë i koduar "Rrjeta"

Sekuestrohen 22 kg lëndë e dyshuar narkotike Mariuanë

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas si dhe shpallet 1 tjetër në kërkim 

Me datë 03.02.2017, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe vendosjen

para përgjegjësisë penale të autorëve, nga efektivët e Seksionit kundër narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, u finalizua me sukses operacioni i radhës

antidrogë i koduar "Rrjeta" ku si rezultat i tij:

U arrestua në flagrancë shtetasi K.M. 47 vjeç, banues në Mirditë si dhe u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit E.D. 33 vjeç, banues në Mirditë.

Këta 2 shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, janë konstatuar në fshatin Tarazh në Mirditë, me 22 kg lëndë e dyshuar narkotike Marijuanë , e paketuar në 20 pako gati për shitje.

Nga ndërhyrja e forcave policore është bërë e mundur kapja në flagrancë në ikje e sipër e shtetasit K. M., kurse shtetasi E.D. ka arritur të largohet duke përfituar nga errësira dhe terreni i thyer malor.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike" parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

009

001

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

010

Arkiva

Mars 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...