Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve në të gjithë vendin 4 Shkurt 2017

Policia e ShtetitStema Policia

Gjatë 24 orëve të fundit janë dorëzuar në të gjithë vendin 38 armë zjarri, 14 500 fishekë, si dhe municione të tjera luftarake.

Dorëzimi vullnetar i armëve është duke vijuar në të gjithë Shqipërinë.

Njëkohësisht krahas këtij procesi që banorët dorëzojnë vullnetarisht armët, në të gjithë vendin, strukturat e Policisë së Shtetit po zhvillojnë takime sensibilizuese me Kryetarët e Bashkive,

Administratorët e Njësive Administrative si dhe Kryetarët e lagjeve dhe të fshatrave.

Në këto takime për sensibilizimin e qytetarëve, janë përfshirë edhe nxënësit e shkollave të mesme si dhe stafet arsimore.

Policia e Shtetit falënderon të gjithë banorët që kanë dorëzuar armët dhe municionet që mbanin pa leje, si dhe të gjithë ata që janë bërë pjesë e sensibilitetit të nismës

"Shqipëria pa Armë".

Edhe një herë Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë qytetarëve që disponojnë armë pa leje t'i dorëzojnë ato brenda afatit që përcakton amnistia.

 

LOGO SHQIPERIA PA ARME

Arkiva

Mars 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...