Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 04.02.2017

DORËZIMI I ARMËVE 1Drejtoria PPSH.1

Policia e Shtetit:

Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve në të gjithë vendin.

Gjatë 24 orëve të fundit janë dorëzuar në të gjithë vendin 38 armë zjarri, 14 500 fishekë, si dhe municione të tjera luftarake.
Dorëzimi vullnetar i armëve është duke vijuar në të gjithë Shqipërinë.

Njëkohësisht krahas këtij procesi që banorët dorëzojnë vullnetarisht armët, në të gjithë vendin, strukturat e Policisë së Shtetit po zhvillojnë takime sensibilizuese me Kryetarët e Bashkive, Administratorët e Njësive Administrative si dhe Kryetarët e lagjeve dhe të fshatrave.

Në këto takime për sensibilizimin e qytetarëve, janë përfshirë edhe nxënësit e shkollave të mesme si dhe stafet arsimore.

Policia e Shtetit falënderon të gjithë banorët që kanë dorëzuar armët dhe municionet që mbanin pa leje, si dhe të gjithë ata që janë bërë pjesë e sensibilitetit të nismës "Shqipëria pa Armë".

Edhe një herë Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë qytetarëve që disponojnë armë pa leje t'i dorëzojnë ato brenda afatit që përcakton amnistia.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Më datë 03.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi O.B, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi, në rrugën “Jordan Misja”, nga kontrolli fizik i’u gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale  1 dozë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë. Neni 283 i Kodit Penal.

Sektori për krimin ekonomik e financiar
Më datë 03.02.2017, në ambjentet e I.E.V.P. Peqin, u bë ekzekutimi i vendimit penal, për shtetasin B.G, vjeç 58, banues në Korçë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 11 vjet burg, për veprën penale “Mashtrimi”. Neni 143/2 i Kodit Penal.

Seksioni për korrupsionin
Më datë 03.02.2017, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin D.S, 20 vjeç, banues Tiranë.
Ky shtetas ka qënë në drejtim të automjetit tip "Smart", kur është konstatuar nga shërbimet e Policisë së Komisariatit Nr 4, duke kryer parakalim të gabuar.
Pasi këtij shtetasi i është komunikuar shkelja e konstatuar, ka tentuar ti japë 1000 lekë të reja punonjësit të Policisë, për t’iu shmangur masës administrative.
Materialet i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprën penale "Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike", parashikuar nga Neni 244 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 03.02.2017, shtetasi K.K, vjeç 29, banues në Tiranë, kallëzon se, më datë 01.02.2017, rreth orës 20:00, afër një lokali, një automjet i ka goditur mjetin tip “Fiat” të parkuar, duke i shkaktuar dëme materiale. Punohet për identifikimin dhe shoqërimin e autorit. Neni 273 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës e cila bën fjalë për veprat penale “Largimi nga vendi i ngjarjes” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, më datë 03.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.X, vjeç 67, banues në Durrës. Nenet 273 e 290 të Kodit Penal.

Më datë 03.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.I, vjeç 20, banues në Tiranë, pasi, në rrugën e “Dibrës”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Yinxiang”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 03.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.L, vjeç 21, banues në Tiranë, me leje drejtimi, pasi dyshohet se rreth orës 12:00, në rrugën “Bardhyl”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen H.B, vjeç 67, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 03.02.2017, rreth orës 05:30, pranë mbikalimit të Saukut, një mjet tip “Opel” ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën, për pasojë ka dëme materiale. Punohet për identifikimin dhe shoqërimin e drejtuesit të mjetit. Neni 273 i Kodit Penal.

     Më datë 03.02.2017, rreth orës 13:30, në rrugën “Sami Frashëri”, shtetasi B.T, vjeç 23, banues në Tiranë, me leje drejtimi, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar shtetasen M.B, vjeç 55, banuese në Tiranë, e cila pas mjekimit u largua në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

      Më datë 03.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.K, vjeç 37, banues në Tiranë, pasi, në rrugën “Ali Demi”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur mjetin tip “Volkswagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

     Më datë 04.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi J.S, vjeç 24, banues në Burrel, pasi, në rrugën “Selim Braja”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Daimler Chrysler”. Neni 291 i Kodit Penal.

     Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për narkotikët
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për parandalimin dhe goditjen e rasteve të prodhimit të lëndëve narkotike, kanë arrestuar në flagrancë shtetasen E.D 58 vjeçe, banuese në Durrës.
Arrestimi i saj u bë pasi: Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e saj, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale: rreth 2.5 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
Një pjesë e lëndës narkotike ishte e ndarë në doza, 25 të tilla, gati për shitje.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale" Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" parashikuar në nenin 283/1 të Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 03.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.B, vjeç 59, banues në Durrës, pasi dyshohet se në vitin 2014, i ka vjedhur me anë të mashtrimit një sasi eurosh shtetases A.P, vjeç 55, banuese në Durrës. Nenet 243 e 180 të Kodit Penal.

Më datë 03.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasen A.K, vjeç 53, banuese në Durrës, pasi dyshohet se ka falsifikuar firmën e shtetasit S.K, vjeç 59. Neni 180 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni për narkotikët
Në vijim të punës për goditjen e trafikimit apo shpërndarjes të lëndëve narkotike Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan,  mbi bazën e operacioneve të marra në rrugë operative, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Udhëtari”. Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.S,  25 vjeç banues në fshatin Pishkash Librazhd. Arrestimi i tij u bë pasi,  në vendin e quajtur “Ura e Kushës” në Bradashesh, gjatë kontrollit të ushtruar në autobusin e linjës Elbasan – Tiranë, në bagazhin e autobusit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 2 kg lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit “Marijuanë”.
Nga veprimet hetimore paraprake të kryera nga Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve  rezultoi se lënda narkotike dyshohet se i përkiste shtetasit të lartpërmendur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve"  parashikuar nga neni 283/1  i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Në vijim të komunikatës datë 06.07.2016, që bën fjalë për plagosje të rëndë të shtetasit E.Sh, më datë 03.02.2017, u ndalua shtetasi në kërkim A.Sh, vjeç 24, banues në fshatin Vëndreshë. Neni 88/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
 Seksioni kundër krimit  kompjuterik
Më datë 03.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasen L.D, vjeç 49, banuese në Fier, pasi dyshohet se ka ndërhyrë në të dhënat kompjuterike të shtetases E.R, vjeç 32. Neni 293/b i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Më datë 03.02.2017, u ndalua shtetasi në kërkim  A.G, vjeç 41, banues në fshatin Zhurje, Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, e ka dënuar me 12 vjet burg për veprën penale “Vrasja me dashje”. Neni 76 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni për narkotikët
Më datë 03.02.2017, u ndalua shtetasi në kërkim M.B, vjeç 45, banues në fshatin Vezhdanisht, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i narkotikëve”. Neni 284 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni për narkotikët
Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar " Rrjeta".
Sekuestrohen 22 kg lëndë e dyshuar narkotike Marijuanë.
Arrestohet në flagrancë 1 shtetas si dhe shpallet 1 tjetër në kërkim.

Më datë 03.02.2017, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të autorëve, nga efektivët e Seksionit kundër narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë , u finalizua  me sukses operacioni i radhës antidrogë i koduar "Rrjeta" ku si rezultat i tij :
U arrestua në flagrancë shtetasi K.M , 47 vjeç, banues në Mirditë si dhe u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit E.D. 33 vjeç, banues në Mirditë.
Këta 2 shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, janë konstatuar në fshatin Tarazh në Mirditë, me 22 kg lëndë e dyshuar narkotike Marijuanë, e paketuar në 20 pako gati për shitje.
Nga ndërhyrja e forcave policore është bërë e  mundur kapja në flagrancë në ikje e sipër e shtetasit K.M, kurse shtetasi E.D. ka arritur të largohet duke përfituar nga errësira dhe terreni i thyer  malor.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale " Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike " parashikuar nga neni  283/2  i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 03.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin Sh.T, vjeç 43, banues në Kukës, pasi dyshohet se, në Rubik, u kap me 3 kg duhan të grirë, pa dokumente. Nenet 180, 288/a, 172 dhe 149/a të Kodit Penal.

Më datë 03.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasit D.A e T.D, vjeç 22 e 48, banues në Milot e Laç, pasi dyshohet, në Milot, u kapën me mjetin tip “Varings” duke nxjerrë materiale inerte nga shtrati i lumit. Nenet 150 e 180 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 03.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.Gj, vjeç 37, banues në Laç, Kurbin, pasi, duke drejtuar në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, mjetin tip “Fiat”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues, shtetasin M.M, vjeç 22, banues në Lezhë, duke i shkaktuar dëme materiale. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Sektori për krimin ekonomik e financiar
Më datë 03.02.2017, u ndalua shtetasi H.Gj, vjeç 51, banues në Gruemirë Malësi e Madhe, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka vendosur masën e sigurimit. “Arrest me burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”. Neni 186 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 03.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasen F.L, vjeç 48, banuese në Kukës, pasi dyshohet se në vitin 2008, në një kompani duke falsifikuar dokumentet ka marrë disa numra me kontratë. Neni 186 i Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Lushnjë
Seksioni për krimet e rënda
Më datë 03.02.2017, u ndalua shtetasi në kërkim A.G, vjeç 30, banues në Divjakë, pasi Gjykata e Frosinone Itali, më datë 13.01.2012, e ka dënuar për veprat penale “Vjedhje me armë”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Rrëmbim personi”. Nenet 140, 109 dhe 278 të Kodit Penal. Italian.

Komisariati Policisë Tropojë
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 03.02.2017, u referuan materialet  në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për shtetasit Sh.P e B.P, banues në fshatin Breg Lumi, pasi dyshohet se, në lokal iu gjetën e sekuestruan disa paketa cigare pa pullë fiskale. Nenet 178 e 180 të Kodit Penal.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 03.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi L.G, vjeç 73, banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, në farmacinë e shtetases D.Gj, vjeç 46, banuese në Tiranë, ka vjedhur një sasi lekësh. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.H, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi, pranë një qendre tregtare, u kap me biçikletën e shtetasit A.Z, vjeç 46, banues në Tiranë, e vjedhur tek “Kodra e Diellit”. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.02.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen M.Ç, vjeç 44, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ish bashkëshorti A.D, vjeç 48, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa  ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 04.02.2016, rreth orës 01:38, në Ibë, tek një karburant, dy persona të dyshuar të armatosur, kanë marrë shumën monetare prej 25.000 Lekë të reja, disa paketa dhe telefonat e punonjësve, më pas janë larguar me një automjet. Grupi hetimor po punon për identifikimin e kapjen e autorëve. Informacion paraprak.

Komisariati i Policisë Nr.2
Më datë 04.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.H, vjeç 27, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 03.02.2017, rreth orës 20:30, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke ecur me biçikletë, nga pakujdesia ka dëmtuar shtetasen E.L, vjeç 29, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 92 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 03.02.2017, shtetasi E.I, vjeç 25, banues në Tiranë, kallëzon se, më datë 01.02.2017, i është larguar nga banesa motra, K.I, vjeç 21. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 03.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen L.Ç, vjeç 56, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën "Mihal Duri”, ka kundërshtuar punonjësin e policisë së rendit. Nenet 150 e 242 të Kodit Penal.

Më datë 04.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.H, vjeç 25, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 03.02.2017, në rrugën “Don Bosko”, tek një lokal, i ka vjedhur celularin, shtetases D.S, vjeç 27, banuese në Tiranë. Punohet për kapjen e tij.  Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 03.02.2017, shtetasi B.M, vjeç 55, banues në Tiranë, kallëzon se, më datë 31.01.2017, i është larguar nga banesa bashkëshortja P.M, vjeç 33. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Më datë 03.02.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.M, pasi dyshohet se gjatë natës, tek ish uzina “Dinamo”, ka vjedhur në tendën e shtetasit Z.C, vjeç 39, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin e plotë dhe kapjen e tij. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.02.2016, u arrestua në flagrancë shtetasi A.B, vjeç 47, banues në Tiranë, pasi, ka fyer ish bashkëshorten, B.B, vjeç 35, banuese në Tiranë, duke shkelur urdhrin e mbrojtjes, lëshuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 321/2 i Kodit Penal .

Më datë 04.02.2016, rreth orës 04:30, në rrugën “Riza Cerova”, në portën e jashtme të banesës të shtetasit E.K, kanë hedhur lëndë djegëse. Nuk ka dëmtime. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Informacion paraprak.  

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 03.02.2017, në spital, ka shkuar i vdekur shtetasi K.Xh, vjeç 42, banues në Kamzë. Nga veprimet hetimore rezultoi se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 03.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.T, vjeç 62, banues në Tiranë, me profesion mësues, pasi dyshohet se në shkollë, ka keqtrajtuar, një nxënës, vjeç 10. Neni 124/b i Kodit Penal.

Më datë 03.02.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen F.Sh, vjeç 39, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ka djegur veshjet e shtetases, B.D, vjeç 33, të cilës ju plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes. Ligjit Nr. 9669, datë 18.12.2006.“Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 151 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 03.02.2017, u ndalua shtetasi R.D, vjeç 18, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Nenet 139 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 03.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit J.Gj dhe G.T, vjeç 23 e 28, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Sabaudin Gabrani”, kanë goditur me grusht njëri tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 03.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.K, vjeç 57, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzave O.K dhe F.K, vjeç 20 e 19, të cilave iu lëshua urdhëri i mbrojtjes së menjëhershme. Ligji 9669, datë 18.12.2006. “.“Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 03.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin Xh.H, vjeç 37, banues në Golem, pasi dyshohet se, në fshatin Karpen, tek një hotel, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 03.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin R.Rr, vjeç 21, banues në Kavajë, pasi dyshohet se, në fshatin Rrikaj, ka vjedhur në ambjentin e shtetasit M.D, vjeç 56, banues në Kavajë. Punohet për kapjen e tij. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Rrogozhinë
Më datë 03.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin B.B, vjeç 46, banues në Kavajë, pasi dyshohet se, në Spille, u kap duke prerë një pishë dhe duke kryer punime pa leje. Nenet 199/a/1 e 205 të Kodit Penal.

Më datë 03.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin E.D, vjeç 25, banues në Rrogozhinë, pasi dyshohet se, në qytet, ka kanosur me fjalë, shtetasin F.L, vjeç 48, banues në Rrogozhinë. Neni 84 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 02.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Y.D, vjeç 20, banues në Durrës, pasi ka vjedhur, në lagjen Nr. 13, në lokalin e shtetasit A.M, vjeç 44. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.02.2017, gjatë natës, në lagjen Nr. 16, është vjedhur me thyerje dyqani ushqimor i shtetasit Q.T, vjeç 65, banues në Durrës, ku kanë marrë disa paketa dhe një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.02.2017, u plotësua  kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen G.M, vjeç 28, pasi dyshohet se bashkëshorti A.M, vjeç 27, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 02.02.2017, rreth orës 21:50, në I.E.V.F, Krujë, jashtë rrethimit, persona të paidentifikuar, kanë hedhur mbi murin rrethues dy celularë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 324/a i Kodit Penal.

Më datë 03.02.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin P.K, vjeç 40, banues në Fushë Krujë, pasi dyshohet se gjatë natës, në fshatin Bubq, ka vjedhur banesën e shtetasve B.Sh, P.K dhe A.K, vjeç 55, 56 e  44, ku ka marrë orendi shtëpiake. Punohet për kapjen e tij. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 03.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasen R.P, vjeç 35, banuese në fshatin Arrameras, pasi dyshohet se, u kap me mjetin tip “Lancia”, duke transportuar objektet e vjedhura  në banesat e shtetasve A.K, P.K dhe B.Sh. Neni 302 i Kodit Penal.

Më datë 03.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin S.H, vjeç 30, banues në Kamzë, Tiranë, pasi dyshohet se, në Fushë Krujë, ka kanosur me fjalë shtetasin A.K, vjeç 35. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 03.02.2017, shtetasi H.K, vjeç 79, banues në fshatin Kamerras, kallëzon se, më datë 02.02.2017, në banesë i kanë vjedhur një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 03.02.2017, gjatë natës, në lagjen Kodër Shijak, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit A.G, vjeç 81, ku kanë marrë disa pajisje. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.02.2017, gjatë natës, në Shijak, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit S.R, vjeç 64, ku kanë marrë sende të ndryshme. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.02.2017, gjatë natës, në fshatin Xhavzotaj, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit D.M, vjeç 24, ku  kanë marrë sende të ndryshme. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.02.2017, gjatë natës, në fshatin Xhavzotaj, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit B.B, vjeç 46, ku kanë marrë sende të ndryshme. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.02.2017, gjatë natës, në lagjen “Kodër”, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit F.T, vjeç 44, ku  kanë marrë një televizor. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
Policia e Shijakut godet grupin që kryenin vjedhje me thyerje të banesave. Specialistët për Krimet zbardhin dhe dokumentojnë  8 vjedhje me thyerje të banesave. Ndalohet njëri nga autorët dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij. Vidhnin sende shtëpiake. Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të punës së tyre për zbardhjen  dhe dokumentimin e plotë të ngjarjeve të ndodhura në territorin e tyre, me qëllim vënien para përgjegjësisë penale të autorëve, kanë goditur grupin që kryenin vjedhje me thyerje të banesave. Është ndaluar njëri nga autorët,  konkretisht shtetasi S.Ll  21 vjeç, banues në Shijak.
Gjthashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e bashkëpunëtorit të shtetasit të mësipërm, shtetasi G.H. 17 vjeç, banues në Shijak.Shtetasit e mësipërm, në periudha të ndryshme kohore, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur me thyerje banesa në qytetin e Shijakut,  kryesisht në lagjet"Popullore", "Kodër" dhe Xhafzotaj, Shijak. Specialistët për Hetimin e Krimeve në sajë të veprimeve hetimore të specializuara kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e 8 vjedhjeve me thyerje të dyshuara të kryera nga shtetasit e mësipërm, konkretisht:
1. Më datë 20.10.2016, në Shijak  kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit A.G. ku kanë vjedhur sende të ndryshme shtëpiake.
2.Më datë 29.10.2016, në Shijak  kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Sh.R. ku kanë vjedhur sende të ndryshme shtëpiake.
3.Më datë 10.01.2017, në Shijak  kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit E.B. ku kanë vjedhur sende të ndryshme shtëpiake.
4.Më datë 30.01.2017,  në lagjen"Popullore",Shijak  kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases R.H. 61 vjeçe, ku kanë vjedhur sende të ndryshme shtëpiake.
5.Më datë 03.02.2017,  në lagjen"Kodër",Shijak  kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit A.G. 81 vjeç, ku kanë vjedhur sende të ndryshme shtëpiake.
6.Më datë 03.02.2017,  në lagjen"Kodër",Shijak  kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit F.T. 44 vjeç, ku kanë vjedhur sende të ndryshme shtëpiake.
7.Më datë 03.02.2017,  në Shijak  kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit S.R. 63  vjeç, ku kanë vjedhur sende të ndryshme shtëpiake.
8.Më datë 03.02.2017,  në Xhafzotaj, Shijak  kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit B.B. 45 vjeç, ku kanë vjedhur sende të ndryshme shtëpiake.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale" Vjedhja" në bashkëpunim parashikuar në nenin 134, 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 03.02.2017, rreth orës 01:30, në lagjen “Skënderbeg”, në dyqanin e një firme, dy persona dyshohet se kanë goditur me mjete të forta (rojen) shtetasin A.B, vjeç 48, dhe kanë marrë një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 139 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 03.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin A.R, vjeç 34, banues në fshatin Shushicë, pasi dyshohet se, në Shushicë, ka goditur me grusht shtetasin B.G, vjeç 50. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Peqin
Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Peqin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M.M, 61 vjeç banues në Patos
Arrestimi i tij u bë pasi në ambientet e takimit pranë IEVP Peqin gjatë kontrolllit  të bërë i është gjetur një telefon celular i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime të mëtejshme për veprën penale "Dhënia ndihmë e një të burgosuri për largim"  parashikuar nga neni 324/a   i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 03.02.2017, gjatë natës, në fshatin Biranj, është vjedhur magazina e një firme ku kanë marrë 2 pajisje dhe disa pjesë bakri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.P, vjeç 49, banues në Korçë, pasi,  në lagjen Nr. 7, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volkswagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 03.02.2017, në fshatin Memelisht, në afërsi të banesës, është gjetur e vetëvarur, shtetësia E.Ç, vjeç 35. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec. Neni 99 i Kodit Penal.

Më datë 03.02.2017, u ndalua shtetasi F.K, vjeç 42, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 8 muaj burg për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Ersekë
Më datë 03.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin O.M, vjeç 38, banues në Ersekë, pasi dyshohet se, në Ersekë, ka goditur me grusht shtetasin V.D, vjeç 51. Neni 90/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 03.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin T.P, vjeç 54, banues në fshatin Mbjeshovë, pasi dyshohet se më datë 02.02.2017,  në Mbjeshovë, ka kanosur vëllain shtetasin B.P, vjeç 47. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 03.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.O, vjeç 38, banues në Berat, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait shtetasit G.O, vjeç 41. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datë 03.02.2017, gjatë natës, në fshatin Vodëz, është vjedhur me thyerje dyqani i shtetasit B.Ç, vjeç 28, ku kanë marrë paketa cigare dhe një sasi lekësh. Neni 134 i Kodit Penal. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Më datë 03.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin G.M, vjeç 41, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se më datë 01.02.2017, në Kuçovë, ka vjedhur në një magazinë.  Punohet për kapjen e tij. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Ura Vajgurore
Më datë 03.02.2017, gjatë natës, në Urë Vajgurore, pranë banesës, shtetasit E.P, vjeç 44, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin N.P, vjeç 43, banues në fshatin Kutalli, me probleme mendore, pasi dyshohet se, në Kutalli, ka dëmtuar tjegullat e banesës të shtetasit A.T, vjeç 69, dhe gjatë shoqërimit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë, por i ka  kanosur. U dërgua në spitalin psikiatrik. Nenet 150, 236 dhe 84 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 03.01.2017, u ndalua shtetasi L.N, vjeç 37, banues  në Vlorë, pasi dyshohet se, në një poliklinikë, shtetases A.M, vjeç 50, banuese në Fier, i ka vjedhur një sasi lekësh dhe një bizhuteri. Nga veprimet e kryera dyshohet dhe si autor i vjedhjes së biçikletës të shtetasit A.M, më datë 14.05.2016, në lagjen “1 Maj”. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.02.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të  mbrojtjes, së menjëhershëm për shtetasen A.L, vjeç 60, banuese në Fier, pasi dyshohet se vëllai, shtetasi L.L, vjeç 58, banues në Fier, ka ushtruar  dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u dërguan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 03.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasit I.S dhe S.H, vjeç 18 e 17, banues në Fier, pasi dyshohet se, në pedonalen e qytetit, kanë goditur me mjete të forta shtetasit E.L dhe M.I, vjeç 17 e 17, banues në Fier. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 03.02.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit R.M e B.G, vjeç 33 e 35, banues në Patos, pasi, në qytet, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë, duke i penguar për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës. Nenet 236/2 e 320 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Më datë 03.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin A.S, vjeç 28, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se, në lagjen “Kongresi”, ka thyer xhamin e kioskës të shtetases K.H.

Më datë 03.02.2017, rreth orës 13:36, tek rrethrrotullimi i Kolonjës, shtetasi N.S, vjeç 53, banues në Lushnjë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka dalë nga rruga, për pasojë ka humbur jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë.

Më datë 03.02.2017, në banesë, shtetasi A.B, vjeç 48, ka pirë një sasi medikamentesh, për pasojë ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 03.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasit V.Xh dhe V.Xh, vjeç 22 e 25, banues në fshatin Dukat, pasi dyshohet se më datë 30.01.2017, në Karaburun, me vetëgjyqësi, kanë goditur me mjete të forta shtetasin V.V,  vjeç 42,  banues në Vlorë. Nenet 90 e 277 të Kodit Penal.

Më datë 03.02.01.2017, u ndalua shtetasi M.H, vjeç 27, banues në Vlorë, pasi, në lagjen ‘’28 Nëntori’’, në banesën e shtetasit Ll.M, vjeç 69, ka vjedhur disa sende shtëpiake. Neni 134 i Kodit Penal.  

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 03.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin J.K, vjeç 22, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se më datë 02.02.2017, tek “Bregu i Teqesë së Zallit”, ka goditur me grusht, shtetasin A.T, vjeç 44, banues në Gjirokastër. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tepelenë
Më datë  03.02.2017, gjatë natës, në fshatin Izvor është vjedhur me thyerje dyqani i shtetasit K.O, vjeç 59, ku kanë marrë disa paketa cigare e pije alkoolike. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Përmet
Më datë 03.02.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhçrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin V.P, vjeç 58, pasi dyshohet se djali, J.P, vjeç 18, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor  Gjirokastër. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 03.02.2017, rreth orës 13:20, në qytet, tek një ambjent, është gjetur i vdekur shtetasi A.B, vjeç 40, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim.

Më datë 03.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin D.N, vjeç 44, banues në fshatin Kodhel, pasi dyshohet se në Kodhel, ka prerë katër pemë, pa leje. Neni 205 i Kodit Penal.

Më datë 03.02.2017, në lagjen “Kodër Marlekaj”, parkuar para banesës, shtetasit I.M, vjeç 42, i kanë vjedhur mjetin tip “BMW X5”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 03.02.2017, rreth orës 19:59, në fshatin Shëngjergj, tek një antenë, kanë dëmtuar bravën dhe është tentuar për të vjedhur naftë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet  134 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 02.02.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen N.T, vjeç 60, pasi dyshohet se bashkëshorti, S.Sh, vjeç 60, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Kurbin. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare.

Më datë 03.03.2017, gjatë natës, në fshatin Shperdhet, është vjedhur banesa e shtetasit S.Z, vjeç 57, ku kanë marrë një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqesorë Kurbin, për shtetasin B.Ll, vjeç 41, banues në Laç, pasi dyshohet se, në banesë u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 03.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi J.K dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasit A.K e D.K, vjeç 23, 22  dhe 21, banues në Shkodër, pasi dyshohet se më datë 02.02.2017, në lagjen “Qemal Stafa”, në bashkëpunim kanë goditur me mjete të forta, shtetasit F.T e A.T, vjeç 26 e 33, banues në Shkodër. Nga kontrolli në mjetin tip “Fiat”, që drejtohej pa leje drejtimi nga shtetasi J.K dhe në banesë, iu gjetën e bllokua një pistoletë, kalibër 7.65 mm, një krehër me dy fishekë, 3 thika, 2 shkopinj bejsbolli dhe 1 dorezë hekuri. Punohet për kapjen e tyre. Nenet 84, 278, 279, 89 e 291 të Kodit Penal.

Më datë 03.02.2017, shtetasja B.K vjeç 65, banuese në fshatin Dobraç, kallëzon se më datë 18.01.2017, i është liruar nga burgu djali, D.K, vjeç 39, dhe nuk është paraqitur në banesë. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Më datë 03.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin S.Xh, banues në Shkodër, pasi dyshohet se më datë 02.02.2017, në banesë nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua vjedhje e energjisë elektrike. Punohet për kapjen e tij. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 03.02.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen F.K, vjeç 20, pasi dyshohet se bashkëshorti P.K, vjeç 27, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 03.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.P, vjeç 51, banues në Shkodër, pasi, në lagjen “Skënderbeg”, në lokal nga punonjësit e OSHEE-së u konstatua vjedhje e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 03.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin Z.G, vjeç 52, banues në fshatin Grudë e Re, pasi dyshohet se, në banesë nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua vjedhje e energjisë elektrike. Punohet për kapjen e tij. Neni 137  i Kodit Penal.

Më datë 03.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin L.Sh, banues në fshatin Grudë e Re, pasi dyshohet se, në Grudë e Re, në lokal nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua vjedhje e energjisë elektrike. Neni 137  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vau Dejës
Më datë 03.02.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen D.H, vjeç 41, pasi dyshohet se bashkëshorti F.H, vjeç 38, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor  Shkodër. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006 .“Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Më datë 03.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.Xh, vjeç 40, banues në Shkodër, pasi, në Boriç i Madh, duke drejtuar mjetin tip “Skoda”, ka aksidentuar me vdekje, shtetasen M.Ç, vjeç 57. Neni 290/3 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 03.02.2017, rreth orës 14:00, në qytet është djegur mjeti tip “Ford”, i  shtetasit K.S, vjeç 74, banues në Kukës, ku ka dëme materiale. Nga veprimet e kryera, rezultoi se ngjarja është aksidentale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës.

Më datë 04.02.2017, u ndalua shtetasi E.D, vjeç 20, banues në fshatin Domaj, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj shtetases së mitur V.Sh,  vjeç 17. Neni 121/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Has
Më datë 03.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasit Sh.S e F.Q, vjeç 31 e 24, banues në Gjinaj e Krumë, pasi dyshohet se, në stacionin e furgonave të një linje, kanë goditur me mjete të forta shtetasin I.D, vjeç 24. Nenet 90 e 25 të Kodit Penal.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PER KUFIRIN&MIGRACIONIN

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Korçë
    Më datë 03.02.2017, në  P.K.K Kapshticë, u kap shtetasi P.T, vjeç 37, banues në Korçë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja”. Neni 89 i Kodit Penal.









 

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...