Finalizohet operacioni "Gjobëvënia"

Finalizohet operacioni "Gjobëvënia" (per video klikoni mbi link)drejtori 3

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë.

I vënë gjobë dhe e kërcënojnë, por zbulohen dhe kapen nga policia brenda 5 orëve

Vihen në pranga 2 shtetas

Me datë 04 Shkurt 2017, nga efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë,

është finalizuar operacioni i koduar Gjobëvënia ” me goditjen e nje rasti të gjobëvënies dhe arrestimin ne flagrancë të 2 shtetasve të dyshuar si autorë.

Konkretisht:

D. Gj., i vitlindjes 1980, lindur në Mirditë dhe banues Kodër Marlekaj Lezhë, me gjendje gjyqësore i dënuar më parë për tentative vrasje

M. Q., i vitlindjes 1968, lindur në Shkodër dhe banues në Malecaj

Gjatë paraditës së djeshme, pas kallëzimit të marrë nga shtetasi V.P. se ishte kërcënuar me jetën e djalit të tij nga disa mesazhe të ardhura në numrin e tij celular, i cili duhej të paguante shumën prej 25.000 Euro, Policia e Lezhës

menjëherë ka ndërtuar punën dhe ndjekur me metoda speciale të hetimit, ku është bërë e mundur identifikimi i i autorëve të letrës dhe mesazhit kërcënues .

Falë veprimeve të shpejta profesionale dhe operacionale, është bërë e mundur që pas 5 orësh nga momenti i kërcënimit, policia ka arrestuar në flagrancë në vendin e quajtur Malecaj, tek ura e fshatit, autorët e dyshuar , konkretisht

shtetasit e lartpërmendur, të cilët ishin paraqitur për të marrë shumën e kërkuar .

Në momentin e kapjes në flagrancë këtyre shtetasve u është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

Qesja e marrë nga vendi ngjarjes

Telefoni celular me të cilin kanë dërguar mesazhet kërcënuese

Një palë dylbi të cilat i përdornin për të vrojtuar

Automjeti tip Benz me të cilin udhëtonin autorët

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë mbi bazën e nenit 109/B të Kodit Penal "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë".

Materialet procedurale i kaluan për ndjekje të mëtejshme, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet të Rënda, Tiranë

Drejtori 1

drejtori 2

001

002

Arkiva

Shkurt 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...