Tjetër operacion antidrogë i zhvilluar mes Policisë së Shtetit, Policisë Italiane, Frontex dhe Policisë Greke.

Falë një bashkëpunimi të shkëlqyer mes Policisë së Shtetit, Guardia di Finanza në Shqipëri dhe Itali , Frontex dhe Policisë Greke, u bë e mundur të ndalohet një skaf me 4 motorë dhe me sasi të konsiderueshme lënde Stema Policianarkotike.

Pas 6 ore ndjekje nga ana e forcave të policisë të tre vendeve me mbështetjen e avionëve të Frontex, arritën të bllokojnë skafin oqeanik.

Tre personat që ndodheshin në bord janë ende ne kërkim pasi kanë arritur të largohen duke shfrytëzuar errësirën dhe terrenin e vështirë.

Lënda narkotike është akoma duke u mbledhur pasi ishte hedhur në det.

Operacioni nisi rreth orës 14:00 datë 03.02.2017.

Për kapjen e tij u mirorganizua dhe u krye një operacion shumë palësh me pjesmarrjen e forcave e mjeteve të PKM, Rojes Bregdetare Shqiptare, Guardia di Finanza dhe Rojes Bregdetare të Korfuzit ku pas rreth 6 ore ndjekje u bë e mundur kapja e skafit në Karaburun.

Duke përfituar nga errësira, tre personat që gjendeshin në skaf, për ti shpëtuar kapjes së Policisë, e hodhën lëndën narkotike në det dhe u larguan duke u fshehur në pyll.

Vijon puna për kapjen e tyre dhe grumbullimin e lëndës narkotike.

Po ashtu gjatë ketij operacioni, në perëndim të Sazanit u kap edhe një gomone e cila dyshohet se vinte nga Italia për tu ngarkuar me lëndë narkotike në vendin tonë.

Në bordin e gomones u kapen shtetasi shqiptar A.Gj, 54 vjeç nga Vlora dhe shtetasi italian F. P. 39 vjeç nga Brindizi.

Nga Policia po punohet për kapjen e personave të larguar dhe zbardhjen e mëtejshme të dy rasteve.

Arkiva

Maj 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...