Durrës, finalizohet me sukses operacionin e koduar"Triss"

Durrës, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Specialistët e Komisariatit të Policisë Durrës dhe Shijak, finalizojnë me sukses operacionin e koduar"Triss"(per video kliko mbi link) 07op.triss

Sekuestrohen 500 kg Cannabis Sativa, 4 mjete dhe 12 telefona celularë.

Arrestohen në flagrancë pesë shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës dhe Shijak, në vijim të punës së tyre për parandalimin dhe goditjen e rasteve të prodhimit të lëndëve narkotike, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar "Triss".
Janë arrestuar në flagrancë pesë shtetas, konkretisht:

• A.L., 47 vjeç , banues në Xhafzotaj, Durrës;

• E.B., 29 vjeç, banues në Kurcaj, Fushë-Krujë;

• M.S., 22 vjeç, banues në Hasan, Fushë- Krujë;

• GJ.S., 23 vjeç, banues në Mirditë;

• T.R., 23 vjeç, banues në Rrëshen.

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi:

• T.D. 29 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës.

Arrestimi I shtetasve të mësipërm u bë pasi:
Më datë 06.02.2017, janë goditur në të njëjtën kohë, 3 raste të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Konkretisht, në vendin e quajtur "Kthesa e Ariut", në Kullë, në fshatin Hasan, Fushë- Krujë dhe "4 Rrugët Shijak" gjatë kontrollit të ushtruar në mjetet me drejtues shtetasin T.D. , mjetin tip Audi , me drejtues shtetasin A.L., mjetin tip Benz me drejtues shtetasin E.B., dhe pasagjer shtetasin M.S., dhe mjetin tip Benz me drejtues shtetasin GJ.S. dhe pasagjer shtetasin T.R., u gjetën dhe sekuestrua në cilësinë e provave materiale:

• rreth 500 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva;
• mjeti furgon tip Fiat;
• automjeti tip Audi;
• 2 automjete tip Benz dhe
• 12 telefona celularë.

Po punohet për kapjen e personave të tjerë të përshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale" Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal.

07op.triss2

Arkiva

Shkurt 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...