QAFË-THANË, Brenda 24 orëve Policia Kufitare godet rastin e dytë të trafikimit të lëndëve narkotike.

Brenda 24 orëve, Policia Kufitare godet rastin e dytë të trafikimit të lëndëve narkotike. Sekuestrohen 2 pako me peshë 3 KG lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva. Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës. 07qafethane

Shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë-Thanës, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Narkotikët në DVP-Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :

R.T, 25 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasi i mësipërm udhëtonte si pasagjer me një linjë autobusi që kishte si destinacion qytetin e Shkupit, Maqedoni. Në dalje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit të ushtruar, në çantën e tij sportive, shërbimet e

Policisë Kufitare kanë konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

2 pako të mbështjella me letër natriban, me peshë 3 Kg lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva.

Poseduesi i lëndës, u arrestua në kushtet e flagrancës për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve, mbetur në tentativë” ndërsa materialet hetimore i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprime të

mëtejshme.

07qafthane2

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...