Operacion ndërkombëtar i koduar, "Ditët e Përbashkëta të veprimit, JAD 2017"

Operacion ndërkombëtar i koduar, "Ditët e Përbashkëta të veprimit, JAD 2017" (per video klikoni mbi link)001

Kundër trafikut të armëve të zjarrit

Në operacion morën pjesë: Shqipëria, Belgjika, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Hungaria, Maqedonia, Greqia, Kosova, Mali i Zi, Holanda,

Rumania,

Serbia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Zvicra, Britania e Madhe dhe SHBA (ATF - Byroja e Alkoolit, Duhanit, Armëve të Zjarrit dhe Eksplozivëve).

Nga data 27 deri më 29 Janar 2017, autoritetet ligjzbatuese nga 19 shtete së bashku me Frontex dhe Europol, u bashkuan në një operacion për të

gjurmuar trafikun e armëve të zjarrit.

Gjatë një operacioni të përbashkët 3 ditor të koordinuar nga Qendra Operative e Europolit në Hagë, janë kryer kontrolle fizike, kryesisht në rajonin e

Ballkanit Perëndimor.

Qendra Operative e Europolit, ka qenë dëshmitare e shkëmbimit të informacionit ndërmjet autoriteteve pjesëmarrëse, lidhur me kontrollet në pikat kufitare

të personave dhe automjeteve si edhe të konfiskimeve e

hetimeve të kryera. Afërsisht nga vendet pjesmarrëse janë kontrolluar 246 000 subjekte, duke përfshirë 219 000 persona dhe 14 800 automjete.

Si rezultat i këtyre veprimeve, janë konfiskuar 48 armë zjarri si dhe 833 municione, 4 granata dore dhe rreth 500 gr. eksploziv plastik.

Gjithashtu në katër shtete është konfiskuar drogë e një sasie prej 505 kg e llojit marijuanë dhe 53 MDMA (substancë psikotropike), si edhe është parandaluar kontrabanda e mallrave të tjera si 765 pako cigare, duhan i

pa përpunuar dhe një automjet i vjedhur.

Në total, janë arrestuar 58 persona në shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe janë ndaluar të hyjnë në pikat e kalimit kufitar 127 persona. Institucionet ligjzbatuese kanë identifikuar gjashtë përpjekje për hyrje klandestine,

12 raste të qëndrimeve përtej afatit kohor si dhe 8 raste të përpjekjeve të falsifikimit të vizave/dokumentave. Gjatë ditëve të veprimit, është shkëmbyer një sasi e konsiderueshme e informacionit në sajë të bashkëpunimit

të shkëlqyshëm ndërmjet vendeve pjesëmarrëse, Frontex-it dhe Europolit. Ekspertët e Europolit kanë ofruar në kohë reale shkëmbimin e informacionit, analizën dhe përpunimin e të dhënave të mbledhura.

Oficerët e vendosur në pikat e ndryshme kufitare në Ballkanin Perëndimor janë ndihmuar nga Frontex. Ky veprim ishte pjesë e operacionit "Ditët e Përbashkëta të Veprimit – të Ballkanit Perëndimor", të planifikuara nën

kuadrin e “EMPACT” për armët e zjarrit.

Komunikatën e plotë si edhe një video ilustruese mund ta gjeni në web Link të Europolit:

https://www.europol.europa.eu/newsroom/neës/58-arrests-and-48-firearms-seized-in-joint-action-against-arms-trafficking-in-western-balkans

002

003

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...