Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit, Drejtues i Parë Idajet Faskaj gjatë konferencës për shtyp për finalizimin e Operacionit "TRANZIT"

Policia e Shtetit: Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit, Drejtues i Parë Idajet Faskaj gjatë konferencës për shtyp për finalizimin e Operacionit "TRANZIT"(per video kliko mbi link)IMG 0028

Drejtoria e Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, Prokuroria për Krimet e Rënda, në bashkëpunim me strukturat Vendore të Policise Kukës, Tiranë dhe Korçë dhe Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, ka finalizuar operacionin e koduar “Tranzit”, në kuadër të procedimit penal nr. 157 të vitit 2016 për veprën penale ‘Për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit dhe Organizatë Kriminale.

Këto hetime kanë filluar në muajin Korrik 2016 për një grup të strukturuar kriminal të cilët organizonin futjen e paligjshme në territorin shqiptar të shtetasve nga Lindja e Mesme , kryesisht sirian dhe afgan dhe kalimin e tyre kundrejt përfitimit në vendet e BE, kryesisht Austri dhe Gjermani.

Nga hetimet e zhvilluara është bërë e mundur që në faza të ndryshme të hetimit të arrestohen pjesë të ketij grupi dhe konkretisht:

• Më datë 20.09.2016 në Kukës janë arrestuar 3 persona të cilët i përkisnin grupit kriminal, janë sekuestruar 3 mjete dhe ndaluar 19 shtetas afganë.

• Më datë 22. 09 2016 në Kukës është arrestuar 1 person dhe 1 tjetër i shpallur në kërkim, 1 mjet 1 sekuestruar dhe janë ndaluar 22 shtetas sirian

• Më datë 26.09.2016 në Pogradec, janë arrestuar 3 persona, janë sekuestruar 3 mjete dhe ndaluar 27 shtetas të huaj.

• Më datë 30.09.2016 në Kukës janë arrestuar 4 shtetas, sekuestruar 3 mjete dhe ndaluar 15 shtetas sirian

• Më datë 07.02.2017 në Korçë janë arrestuar 5 persona në Korçë , 1 në Tiranë dhe janë sekuestruar 5 mjete.

Personat e arrestuar së fundmi janë:

Erigenti Bezo vjeç 36,

Ilirjan Miza vjeç 48,

Julian Shaholli vjeç 38,

Genci Jazxhi vjeç 33 ,

Elton Kupe vjeç 34

dhe Fatmir Hajdaraj vjeç 30, banues në Korçë dhe Tiranë.

Në përfundim të këtij hetimi janë arrestuar gjithsej 18 shtetas shqiptar të cilët i perkisnin grupit kriminal, janë sekuestruar 16 mjete dhe ndaluar 83 shtetas të huaj.

Pjesëtarët e grupit kriminal në bashkëpunin dhe me shtetas grek dhe shtetas nga vendet e origjinës , gjenin shtetasit në kampet e pritjes së refugjatëve në Greqi dhe kundrejt shpërblimeve 1500-2000 euro i fusnin ata në mënyrë ilegale nga kufiri i gjelbër, në zonën e Korçës duke i tranzituar nëpërmjet vendit tonë për në Kosovë dhe më pas në vendet e BE-së.

Pjesëtarët e grupit kishin gjithashtu mjete në dispozicion kryesisht mjete të vogla më të cilat bënin transportin e personave. Pjesëtarë të tjerë të grupit të cilët ndodheshin në Kukës i prisnin dhe më pas kalonin në mënyrë të paligjshme për në Kosovë ku prisnin anëtarë të tjerë të grupit kriminal.

Ky informacion është ndarë gjithashtu dhe me strukturat Policore të Kosovës të cilët janë duke kryer hetime për veprimtarinë kriminale të zhvilluar atje.

Policia e Shtetit do të vazhdojë goditjen e mëtejshme të grupeve kriminale të përfshira në çdo lloji trafiku të paligjshëm.

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...