Gjirokastër, Finalizohet me sukses operacioni i koduar "Kalaja"

Gjirokastër, Finalizohet me sukses operacioni i koduar "Kalaja"08gjirokaster

Goditet një grup që kryente vjedhje banesash dhe lokalesh në Gjirokastër.

Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër pas një pune operative,  kanë bërë të mundur kapjen e  grupit që dyshohen se kryenin vjedhje banesash dhe lokalesh në Gjirokastër.

Si rezultat i kësaj pune u bë ndalimi i shtetasve :

K.A., 20 vjeç, banues në lagjen "Zinxhira", Gjirokastër.

A.A., 15 vjeç, banues në lagjen "Zinxhira", Gjirokastër.

K.Xh., 16 vjeç, banues në lagjen "Zinxhira", Gjirokastër.

Ndalimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi:

Këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë kryer një sërë vjedhjesh.

Konkretisht: Në datë 24.01.2017, shtetasit e mësipërm kanë vjedhur 12.000 (dymbëdhjetë mijë) lekë, 50€, disa paketa cigaresh, disa shishe me pije alkolike dhe disa artikuj të tjerë ushqimor në  lokalin e shtetasit O.I, në lagjen "18Shtatori", Gjirokastër.

Në datë 02.02.2017 këta shtetas kanë vjedhur 7 steka me cigare, 30€,  3.500(tre mijë e pesëqindë ) lekë si dhe disa artikuj të tjerë ushqimor në lokalin e shtetasit K.V. , në Lagjen "18-Shtatori", Gjirokastër.

Në datë 07.02.2016 këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur  7 bateri makine, një aparat karikimi baterish, rreth 5 kg materiale alumin, një troko si dhe disa sende të tjera.

Nga ana e shërbimeve të policisë është sekuestruar një bateri si dhe trokoja në banesën e shtetasit K.Xh.

Si rezultat i kësaj pune  u bë gjithashtu dhe  ndalimi i tre shtetasve të tjerë për veprën penale  “Përvetsim i parave ose mallrave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale ”.

U ndaluan shtetasit:

I.I 38 vjeç, banues në lagjen "Zinxhira", ( i dënuar më parë për vjedhje).

A.SH, 40 vjeç , banues në Gjirokastër.

E.L, 34 vjeç , banues në lagjen "Zinxhira", Gjirokastër.

Të tre këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë blerë mallrat e vjedhura, që kishin vjedhur shtetasit K.A. K.Xh. dhe A.A.

Shtetasit A.SH dhe E.L kanë pika skrapi të licensuara në lagjen "Zinxhira", Gjirokastër dhe kanë blerë sende të vjedhura pa dokumentat përkatëse.

Po vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për dokumentimin e disa rasteve të tjera të ndodhura më parë në Gjirokastër ku dyshohet se autorët janë shtetasit K.A., A.A dhe K.Xh.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

08gjirokaster2

Arkiva

Shkurt 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...