Kavajë, Goditen dy raste të njëpasnjëshëm të mitëdhënies.

Kavajë, Goditen dy raste të njëpasnjëshëm të mitëdhënies. 08mitdhenie1

I ofruan ryshfet punonjësve të policisë rrugore për të shmangur masat administrative, arrestohen në flagrancë dy drejtues automjetesh.

Më datë 08.02.2017, në Kavajë, shërbimet e Policisë Rrugore, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

- T.S, 29 vjeç, banues Elbasan, i cili është konstatuar, në Rrugën Nacionale Rrogozhinë-Peqin, në drejtim të automjetit tip "Alfa Romeo", duke kryer parakalim të gabuar, por ka tentuar ti japë 1000 lekë të reja punonjësit të Policisë, për ti'u shmangur masës administrative.

-E.P, 30 vjeç, banues në Kavajë, i cili është konstatuar, në Rrugën dytësore  Kryemëdhenj-Golem, në drejtim të automjetit tip "Volkswagen", pa vendosur rripin e sigurimit, por ka tentuar ti japë 1000 lekë të reja punonjësit të Policisë, për ti'u shmangur masës administrative plotësuese.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar tre kartmonedha, një  me prerje 1000 Lekë të reja dhe dy me prerje 500 Lekë të reja.

Materialet i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprën penale "Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike", parashikuar nga Neni 244 i Kodit Penal.

08mitdhenie2

Arkiva

Maj 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...