Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 08.02.2017

Dorëzimi i armëve.

Policia e Shtetit 1Drejtoria PPSH.1

Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve luftarake.

Gjatë 24 orëve të fundit janë dorëzuar në të gjithë vendin 38 armë zjarri, 19.870 fishekë, 49 granata, 40 ndezësa, 300 kapsolla elektrike si dhe 3 kallëpe me lëndë plasëse.

Konkretisht në qarqet:

QARKU DIBËR
Dorëzohen nga banorët e Njësisë Administrative Komsi, Rukaj, Lis, Burrel e Klos, 13 armë zjarri ndër to 1 mitraloz, 5400 fishekë si dhe 20 granata.

QARKU DURRËS                                                                                                                                                                                                                       Dorëzohen në Komisariatin e Policisë Durrës 4 armë zjarri dhe 600 fishekë.

QARKU GJIROKASTËR
Janë dorëzuar 5 armë zjarri dhe 6100 fishekë, konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Gjirokastër 1 armë zjarri dhe 5380 fishekë. Në Komisariatin e Policisë Përmet janë dorëzuar 4 armë zjarri dhe 720 fishekë.

QARKU FIER
Dorëzohen nga qytetarët 9 armë zjarri, 590 fishekë, 24 granata dhe 40 ndezës, konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Fier, 6 armë zjarri, 500 fishekë, 24 granata dhe 40 ndezës. Në Komisariatin e Policisë Lushnje 1 armë zjarri. Në Komisariatin e Policisë Patos 1 armë zjarri. Në Komisariatin e Policisë Mallakastër 1 armë zjarri dhe 90 fishekë.

QARKU BERAT
Dorëzohen nga qytetarët 3 armë zjarri, 2210 fishekë, 5 granata ofensive dhe 300 kapsolla elektrike, konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Kuçovë 1 armë zjarri, 50 copë fishekë. Në Komisariatin e Policisë Berat 2 armë zjarri, 2160 copë fishekë, 300 kapsolla elektrike.

QARKU ELBASAN
Dorëzohen 4 armë zjarri, 4970 fishekë dhe 3 kallëpe lëndë plasëse, konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Elbasan 1 armë zjarri dhe 100 copë fishekë, në Komisariatin e Policisë Librazhd 1 armë zjarri, në Komisariatin e Policisë Gramsh 1 armë zjarri e 4200 copë fishekë, në Komisariatin e Policisë Peqin 1 armë zjarri, 670 fishekë dhe 3 kallëpe lëndë plasëse.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me komunitetin do të vijojë përmbushjen e nismës "Shqipëria pa armë", për grumbullimin e armëve dhe municioneve në të gjithë vendin.

Theksojmë se afati përfundimtar i dorëzimit vullnetar të armëve është data 30 e muajit Prill 2017.

Në këtë kuadër edhe një herë iu bën thirrje të gjithë atyre që disponojnë armë pa leje, t'i dorëzojnë ato brenda datës 30 Prill.

Policia  e Shtetit.
Drejtoria e Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, Prokuroria për Krimet e Rënda, në bashkëpunim me strukturat Vendore të Policisë Kukës, Tiranë dhe Korçë dhe Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale,  ka finalizuar  operacionin e koduar “Tranzit”, në kuadër të procedimit penal nr. 157 të vitit 2016 për veprën penale ‘Për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit dhe Organizatë Kriminale.
Këto hetime kanë filluar në muajin Korrik 2016 për një grup të strukturuar kriminal të cilët organizonin futjen e paligjshme në territorin shqiptar të shtetasve nga Lindja e Mesme, kryesisht sirian dhe afgan dhe kalimin e tyre kundrejt përfitimit në vendet e BE, kryesisht Austri dhe Gjermani.

Nga hetimet e zhvilluara  është bërë e mundur që në faza të ndryshme të hetimit të arrestohen pjesë të këtij grupi dhe konkretisht:
Më datë 20.09.2016 në Kukës  janë arrestuar 3 persona të cilët i përkisnin grupit kriminal, janë  sekuestruar 3 mjete dhe janë ndaluar 19 shtetas afganë.
Më datë 22. 09 2016 në Kukës është arrestuar 1 person dhe 1 tjetër është shpallur në kërkim, 1 mjet 1 sekuestruar dhe janë ndaluar 22 shtetas sirianë
Më datë 26.09.2016 në Pogradec, janë arrestuar 3 persona, janë sekuestruar 3 mjete dhe janë ndaluar 27 shtetas të huaj.
Më datë 30.09.2016 në Kukës janë arrestuar 4 shtetas, janë sekuestruar 3 mjete dhe janë ndaluar 15 shtetas sirian.
Më datë 07.02.2017 në Korçë janë arrestuar 5 persona në Korçë , 1 në Tiranë dhe janë sekuestruar 5 mjete.

Personat e arrestuar së fundmi janë: E.B vjeç 36, I.M  vjeç 48,  J.Sh vjeç 38, G.J vjeç 33, E.K vjeç 34
dhe F.H vjeç 30, banues në Korçë dhe Tiranë.

Në përfundim të këtij hetimi janë arrestuar gjithsej 18 shtetas shqiptar të cilët i përkisnin grupit kriminal, janë sekuestruar 16 mjete dhe ndaluar 83 shtetas të huaj.
Pjesëtarët e grupit kriminal në bashkëpunin dhe me shtetas grek dhe shtetas nga vendet e origjinës, gjenin shtetasit në kampet e pritjes së refugjatëve në Greqi dhe kundrejt shpërblimeve 1500-2000 euro  i fusnin ata në mënyrë ilegale nga kufiri i gjelbër, në zonën e Korçës  duke i tranzituar nëpërmjet vendit tonë për në Kosovë dhe më pas në vendet e BE-së.
Pjesëtarët e grupit kishin gjithashtu mjete në dispozicion kryesisht mjete të vogla më të cilat bënin transportin e personave. Pjesëtarë të tjerë të grupit të cilët ndodheshin në Kukës i prisnin dhe më pas kalonin në mënyrë të paligjshme për në Kosovë ku prisnin anëtarë të tjerë të grupit kriminal.
Ky informacion është ndarë gjithashtu dhe me strukturat Policore të Kosovës të cilët janë duke kryer hetime për veprimtarinë kriminale të zhvilluar atje.
Policia e Shtetit do të vazhdojë  goditjen e mëtejshme të grupeve kriminale të përfshira në çdo lloji trafiku të paligjshëm.


Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Më datë 07.02.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit E.S, 21 vjeç, banues në Tiranë, A.Z, 19 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të territorit dhe konkretisht në Rrugën "Jordan Misja", Patrulla e Policisë, ka konstatuar tre shtetas, të cilët sapo kanë parë punonjësit e e policisë, kanë tentuar të largohen, ku dhe  njëri prej tyre ka arritur të iki me vrap. Pas kontrollit të ushtruar shtetasve të lartë përmendur i'u është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 kg e 300 gr, lëndë e dyshuar narkotike e llojt Cannabis Sattiva. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit të tretë.Materialet proceduriale i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale "Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim", parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.

Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 06.02.2017, u ndalua shtetasi në kërkim F.H, vjeç 30, banues në Kamzë, pasi Gjykata e Shkallës së parë Për Krimet e Rënda Tiranë, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”. Neni 298/2/3 i Kodit Penal.

Më datë 07.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.M, vjeç 41, banues në Tiranë, pasi dyshohet se mjeti tip “Audi A4”, rezulton i vjedhur. Punohet për kapjen e tij. Neni 141/a i Kodit Penal.
 
Sektori për krimin ekonomik e financiar
Më datë 07.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.B, vjeç 39, banues në Tiranë, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, në formë huaje i ka marrë një sasi lekësh, shtetases A.H, vjeç 31, banuese në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Seksioni për krimet ndaj jetës
Më datë 07.02.2017, u ndalua shtetasi në kërkim, A.K, vjeç 25, banues në Kamzë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim. Nenet 88/1 e 25 të Kodit Penal.  

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 07.02.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin K.B, vjeç 52, banues në Durrës, pasi dyshohet se në vitin 2008, me anë të mashtrimit, shtetasit S.N, vjeç 69, banues në Durrës, i ka marrë një sasi lekësh. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 07.02.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin E.K, vjeç 30, banues në Durrës, pasi dyshohet se, në lagjen Nr.11, u kap duke tregtuar CD, në mënyrë të paligjshme. Nenet 149, 149/a dhe 180 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 07.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin  A.A, vjeç 25, banues në Durrës, pasi dyshohet se, në  lagjen Nr. 17, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Fiat”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 07.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin A.Gj, vjeç 30, banues në Peqin, pasi dyshohet se rreth orës 07:30, në Papër, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasen K.S, vjeç 31, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni për narkotikët
Seksioni kundër Narkotikëve  në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, më datë 07.02.2017, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit K.B 58 vjeç, banues në Skrapar.
Arrestimi i këtij shtetasi i bë pasi në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit K.B, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 7 pako të mbështjella me letër natribani me peshë 16 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 07.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin G.H, vjeç 30, banues në fshatin Poshnje, pasi dyshohet se në këtë fshat, ushtronte aktivitet të kundërligjshëm, për grumbullim dhe përpunim të bulmetit. Neni 288/a i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 07.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi T.S, vjeç 53,  banues në Tiranë, pasi, në fshatin Vajkan, duke drejtuar mjetin tip “Peugeot”, ka dalë nga rruga, për pasojë janë aksidentuar shtetasit N.M e S.Sh, vjeç 57 e 58, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni për narkotikët
Më datë 07.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin I.V, vjeç 45, banues në fshatin Ramicë. Seksioni për Krimet Kundër Narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se ky shtetas dispononte lëndë narkotike në banesë, menjëherë ka shkuar në fshatin Ramicë të Bashkisë Selenicë për kqyrjen dhe kontrollin e banesës.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit I.V, shërbimet kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi me lëndë narkotike me peshë prej 29 kg e 700 gr e dyshuar si Cannabis Sattiva. Po punohet për kapjen dhe arrestimin e këtij shtetasi të shpallur në kërkim.

Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 07.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin, A.F, vjeç 38, banues në Vlorë, pasi dyshohet se mjeti tip “Benz”, rezulton i vjedhur në Maqedoni. Neni 141/a i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 07.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasen L.M e L.B, vjeç 53 e 68, banues në Novoselë e Bishan, shtetasja LM, pasi dyshohet se në Mars, Korrik, Tetor, Nëntor të vitit 2008 dhe Korrik 2009, me anë të mashtrimit, duke shpërdoruar detyrën dhe falsifikuar dokumentet, i kanë përvetësuar pagesat e faturave të energjisë elektrike, shtetasit V.M, vjeç 71. Nenet 135, 143 dhe 186 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 07.02.2017, u arrestua shtetasi H.I, vjeç 36, banues në Vlorë, pasi, në  lagjen ‘’Partizani’’, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin B.R, vjeç 60, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 07.02.2017, rreth orës 14:30, në rrugën ‘’Gjergj Kastrioti’’, një mjet i pa identifikuar, ka aksidentuar shtetasen N.Ç, vjeç 75, banuese në Vlorë, e cila pas mjekimit në spital, është larguar në banesë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.
 
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni kundër korrupsionit
Më datë 07.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin N.H, vjeç 59, banues në fshatin Oblikë, pasi dyshohet se i ka mbi faturuar energji elektrike, shtetasit E.V, vjeç 62, banues në Shkodër. Neni 248 i Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Kavajë
Seksioni për krimet e rënda
Më datë 07.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.K, vjeç 35, banues në Kavajë, pasi në lagjen Nr. 2, përpara një lokali, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin A.K, vjeç 26, banues në Kavajë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Në vend ngjarje u gjetën e bllokuan 2 gëzhoja model 56, kalibri 7.62 mm, kurse në banesë, u bllokua pistoleta TT, një krehër me tre fishekë dhe dy doreza metalike. Nenet 78, 22, 278 e 279 të Kodit Penal.

 Komisariati Policisë Kurbin
Seksioni për krimet e rënda
Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmë ku mbeti i plagosur shtetasi L.R.
Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.
Më datë 07.02.2017, rreth orës 19:00 është marrë njoftim se në qytet Laç - Kurbin, ka të shtëna me armë zjarri dhe një person ka ngelur i plagosur.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore ku kanë konstatuar se ka mbetur i plagosur shtetasi L.R. 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për kujdesin e nevojshëm mjekësor ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Falë veprimeve të shpejta profesionale hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të kësaj ngjarje të rëndë, ku rezultoi të jetë shtetasi me iniciale M.T. 22 vjeç, banues në Laç, me precedentë të mëparshëm penale, i cili u shpall person në kërkim  dhe punohet për kapjen e tij.
Nga hetimet paraprake dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta në ambjentet e një lokali, midis të dëmtuarit dhe shokëve të tij prezent, me të dyshuarin M.T.
Në kohën që shtetasi L.R. ka qenë duke u larguar me makinën tip Nissan së bashku me 3 shtetas të tjerë shokë të tij, është qëlluar disa herë me armë zjarri nga shtetasi M.T i cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për vepren penale "Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e mbetur në tentativë ", "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit" parashikuar nga nenet 79 /ë dhe 278/4 të Kodit Penal.


DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 07.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.M, vjeç 53, banues në fshatin Mjull Bathore, pasi dyshohet se, në banesë u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 07.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen M.R, vjeç 51, banuese në Tiranë, mjeke gjinekologe, pasi dyshohet se, në maternitet gjatë lindjes së shtetases M.M, ka vdekur foshnja e gjinisë femër. Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua kartela e pacientes dhe pritet akti i ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Neni 96 i Kodit Penal.
 
Më datë 07.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen H.L, vjeç 63, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se, në banesë u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 07.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.L, vjeç 28, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Sulejman Delvina”, në një lokal, ka vjedhur telefonin e shtetasit V.P, vjeç 25, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim, më datë 07.02.2017, u arrestuan shtetasit në kërkim E.G, K.C dhe S.Z, vjeç 17, 17 e 17, banues në Tiranë. Nenet 139 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 07.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.A, vjeç 26, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në afërsi të stadiumit ka kanosur me fjalë, shtetasin R.V, vjeç 30, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 07.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Ç, vjeç 34, banues në Tiranë, pasi, në banesë ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes D.Ç, vjeç 32, të cilës iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm. Materialet iu referuan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 07.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.K, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi dyshohet se gjatë natës, në rrugën e “Kavajës”, pranë xhamisë, ka vjedhur dyqanin e, shtetasit G.D, vjeç 33, banues në fshatin Vishaj, ku ka marrë disa celularë dhe aksesorë të ndryshëm. Punohet për kapjen e tij. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 07.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen I.Q, vjeç 61, pasi dyshohet se, në rrugën e “Kavajës”, në banesë u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 07.02.2017, në rrugën ”Andon Frashëri”, në banesë është vetëvarur, shtetasi B.D, vjeç 33, i cili vuante nga depresioni. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për vlerësim. Neni 99 i Kodit Penal.

Më datë 07.02.2017, në rrugën “Kastriotët“, pranë banesës, shtetasit Gj.H, vjeç 58, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për mashtrimin e shtetases D.S, më datë 07.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi në kërkim R.H, vjeç 25, banues në fshatin Velmish Fier. Neni 143/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 07.02.2017, gjatë natës, në rrugën “Ramazan Bogdani”, kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit H.Sh, vjeç 56. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 07.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen Th.I, vjeç 66, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Xhanfize Keko”, ka vjedhur në një market, të shtetases B.G, vjeç 28, banuese në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.02.2017, në rrugën “Thanas Ziko”, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit A.Z, vjeç 49, për pasojë ka mbetur e dëmtuar shtetasja V.Z, vjeç 84, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet e kryera rezultoi se zjarri ka rënë nga pakujdesia e  saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 07.02.2017, u ndalua shtetasi L.B, vjeç 56, banues në Babrru, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurimit “Detyrim paraqitje në Policinë Gjyqësore”, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Neni 291 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, më datë 07.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen L.B, vjeç 56, banuese në Tiranë. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 07.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.K, vjeç 33, banues në Bathore, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, ka ndryshuar masën e sigurisë nga “Arrest shtëpie” në “Arrest me burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje“. Punohet për kapjen e tij. Neni 323 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 07.02.2017, rreth orës 23:00, në spitalin “Nënë Tereza”, është dërguar i vdekur shtetasi R.Xh, vjeç 57, banues në Ndroq. Pritet vendimi i IML, për përcaktimin e shkakut të vdekjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
 
Më datë 07.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit E.Ç e B.M, vjeç 30 e 33, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në Kombinat, në rrugën “Azbi Serjani”, kanë goditur me grusht njëri tjetrin. Nenet 89 e 90 të Kodit Penal.

Më datë 07.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin I.P, vjeç 19, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 06.02.2017, tek Astiri, në një bilardo, ka goditur me mjete të forta, shtetasin B.H, vjeç 23, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 07.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin I.A, vjeç 22, banues në Yzberisht, pasi dyshohet se në rrugën “Loni Ligori”, gjatë natës, ka vjedhur me thyerje marketin e  shtetasit A.M, vjeç 32, banues në Tiranë, ku ka marrë mallra të ndryshme dhe një sasi lekësh. Punohet për kapjen e tij. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.02.2017, shtetasi A.L, vjeç 49, banues në Shijak, kallëzon se, më datë 06.02.2017, tek ish dogana, ka konstatuar të thyer xhamin e autobusit tip “Iveko”. Nga veprimet e kryera rezultoi se shkak i këtij dëmtimi, ka qenë rrëzimi i një muri rrethues nga moti i keq. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 07.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin H.Gj, vjeç 20, banues në Kavajë, pasi dyshohet se më datë 06.02.2017, në lagjen Nr. 2, ka kanosur shtetasin B.Ç, vjeç 49, banues në Kavajë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 07.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin I.Rr, vjeç 72, banues në fshatin Zezë, Krujë, pasi dyshohet se në vitin 2016, me anë të mashtrimit, i ka marrë një sasi lekësh, shtetasit A.M, vjeç 26, banues në fshatin Helmas. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 07.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi H.Gj, vjeç 57, banues në Kavajë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes L.Gj, vjeç 40, të cilës iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet u referuan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 07.02.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës,  për shtetasin O.L, vjeç 31, banues në Korçë, pasi dyshohet se më datë 06.02.2017, në lagjen Nr. 2, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 3.5 gr  lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës datë 06.02.2017, për largim nga banesa të shtetases M.A, më datë 07.02.2017, u gjet dhe iu dorëzua familjarëve, e cila deklaron se është larguar me dëshirën e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Më datë 07.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.M vjeç 19, banues në Durrës, pasi, në lagjen Nr. 18  iu gjet e sekuestrua një thikë, pa leje. Neni 279 Kodit Penal.

Më datë 07.02.2017, gjatë natës, në fshatin Rrushkull, është vjedhur banesa e shtetasit E.B, vjeç 41, ku  kanë marrë  një gjenerator. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.02.2017, rreth orës 14:20, në fshatin Arapaj, është rrëzuar nga soleta e banesës dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, shtetasi P.K, vjeç 50.  Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, si ngjarje aksidentale.

Më datë 07.02.2017, në lagjen Nr. 5, është vjedhur me thyerje  banesa e shtetasit G.T, vjeç 43, ku kanë marrë një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin S.K, vjeç 37, pasi dyshohet se, ka goditur me grusht, shtetasen M.D, vjeç 42, e cila ka patur urdhër mbrojtje. Neni 321/2 i Kodit Penal.

Më datë 07.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit M.K e L.C, vjeç 58 e 44, banues në Durrës, pasi dyshohet se, në  lagjen Nr. 8, kanë  goditur me grusht  njëri tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Në vijim të komunikatës më datë 06.02.2017, që bën fjalë për vjedhjen e mjetin tip “Benz” të shtetasit A.D, më datë 07.10.2017, në fshatin Arameras, në breg të lumit Zezë, mjeti u gjet i djegur. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 151 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 07.02.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasen D.D, vjeç 61, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në vitin 2006, me anë të mashtrimit, shtetasit, Sh.C, vjeç 60, banues në Shijak, i ka marrë një sasi lekësh. Neni 143 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 06.02.2017, rreth orës 19:00, në lagjen “5 Maj”, në banesë është gjetur i vdekur pa shenja dhune, shtetasi L.Ll, vjeç 77. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Më datë 07.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe punohet për kapjen e shtetasve M.S dhe D.S, vjeç  31 e 24, banues në Elbasan, pasi dyshohet se, në  lagjen “Partizani”, duke udhëtuar me mjetet tip “BMW X5”, dhe “Benz”, për shkak të detyrës, kanë goditur me grusht, punonjësin e policisë. Nenet 237, 89 dhe 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Peqin
Më datë 07.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin A.K, vjeç 30, banues në Peqin, pasi dyshohet se, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj, shtetasit E.K,  vjeç 80. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 07.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin R.M, vjeç 53, banues në fshatin Xhyrë, pasi dyshohet se më datë 06.02.2017, në këtë fshat, ka goditur me sende të forta shtetasin D.Ç, vjeç 33. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 07.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin R.H, vjeç 57, banues në Përrenjas, pasi dyshohet se në vitin 2011, me anë të mashtrimit, shtetases E.B, vjeç 43, banuese në Pogradec, i ka marrë një sasi lekësh. Neni 143/1 i Kodit Penal.

Më datë 07.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin E.H, vjeç 30, banues në fshatin Rrajcë, pasi dyshohet se, në këtë fshat, ka goditur me grusht shtetasin O.B, vjeç 31, banues në Përrenjas. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 08.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për  shtetasin A.V, vjeç 54, banues në fshatin Porodinë, pasi dyshohet se më datë 07.02.2017, në fshatin Qatrom, ka kundërshtuar për shkak të detyrës, inspektorët e policisë Pyjore. Neni 235/1 i  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 07.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin A.S, vjeç 32, banues në Berat, pasi dyshohet se më datë 06.02.2017, në lagjen ‘’Donika Kastrioti’’, ka goditur me grusht, shtetasin L.H, vjeç 58, banues në Berat. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 07.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin I.N, vjeç 51, banues në Berat, pasi dyshohet se më datë 06.02.2017, në lagjen ‘’Jani Vruho’’, ka shkatërruar murin rrethues të  banesës të shtetases D.M, vjeç 57. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 07.02.2017, u ndalua shtetasi në kërkim R.H, vjeç 25, banues në Roskovec, për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Më datë 07.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin  G.Sh, vjeç 55, banuese në Lushnjë, pasi dyshohet se, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, ka kanosur shtetasin P.D, vjeç 50. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Divjakë
Më datë 07.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin M.C, vjeç 52, banues në fshatin Zharrnec, pasi dyshohet se në këtë fshat, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a  i Kodit Penal.

Më datë 07.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi L.G, vjeç 31,  banues, në fshatin Daullas Fier, pasi, në fshatin Adriatik, tek “Ura e Misrit” u kap me disa bagëti të imëta, të vjedhura tek stani i shtetasve, E.M dhe A.Xh. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 07.02.2017, gjatë natës, në lagjen ‘’29 Nëntori’’, shtetasit L.J, vjeç 58, i kanë vjedhur targën e  mjetit tip “Alfa Romeo”. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.02.2017, gjatë natës, në lagjen ‘’28 Nëntori’’, para banesës, shtetasit  Gj.K, vjeç 52, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.02.2017, u ndalua shtetasi D.V, vjeç 35, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, e ka dënuar me 18 muaj burg,  për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134/ 2 i Kodit Penal. 

Në vijim të informacionit datë 05.02.2017, që bënë fjalë për largimin nga banesa të shtetases V.S, më datë 07.02.2017, u gjet dhe materialet u referuan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Vlorë, për vlerësim.

Më datë 07.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin M.B, banues në Dhërmi, pasi dyshohet se më datë 02.02.2017, me anë të telefonit, ka bërë kallëzim të rremë në polici. Neni 305 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 07.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin K.F, vjeç 48, banues në fshatin Finiq, pasi dyshohet se më datë 05.02.2017, ka kanosur me fjalë, shtetasin F.F, vjeç 59, banues Finiq. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 07.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për vlerësim, për shtetasin K.S, vjeç 33, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në tarracën e një hoteli, ka montuar disa kollona druri.

Më datë 07.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin I.A, vjeç 47, pasi dyshohet se para 3 muajsh, ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur, vjeç 13. Nenet 100 e 106 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Finalizohet me sukses operacioni i koduar "Kalaja".
Goditet një grup që kryente vjedhje banesash dhe lokalesh në Gjirokastër.
Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër pas një pune operative,  kanë bërë të mundur kapjen e  grupit që dyshohen se kryenin vjedhje banesash dhe lokalesh në Gjirokastër. Si rezultat i kësaj pune u bë ndalimi i shtetasve:
K.A, 20 vjeç, A.A., 15 vjeç, K.Xh., 16 vjeç, banues në lagjen "Zinxhira", Gjirokastër.
Ndalimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi:
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer një sërë vjedhjesh.
Konkretisht: Në datë 24.01.2017, shtetasit e mësipërm kanë vjedhur 12.000 (dymbëdhjetë mijë) lekë, 50€, disa paketa cigaresh, disa shishe me pije alkoolike dhe disa artikuj të tjerë ushqimor në  lokalin e shtetasit O.I, në lagjen  "18 Shtatori", Gjirokastër.
Në datë 02.02.2017 këta shtetas kanë vjedhur 7 steka me cigare, 30€,  3.500(tre mijë e pesëqindë ) lekë si dhe disa artikuj të tjerë ushqimor në lokalin e shtetasit K.V. , në Lagjen "18-Shtatori", Gjirokastër.
Në datë 07.02.2016 këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur  7 bateri makine, një aparat karikimi baterish, rreth 5 kg materiale alumin, një troko si dhe disa sende të tjera.
Nga ana e shërbimeve të policisë është sekuestruar një bateri si dhe trokoja në banesën e shtetasit K.Xh.

Si rezultat i kësaj pune u bë gjithashtu dhe ndalimi i tre shtetasve të tjerë për veprën penale  “Përvetësim i parave ose mallrave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale ”.
U ndaluan shtetasit:
I.I, 38 vjeç, banues në lagjen "Zinxhira", ( i dënuar më parë për vjedhje).
A.Sh, 40 vjeç , banues në Gjirokastër.
E.L, 34 vjeç , banues në lagjen "Zinxhira", Gjirokastër.
Të tre këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë blerë mallrat e vjedhura, që kishin vjedhur shtetasit K.A, K.Xh. dhe A.A.
Shtetasit A.Sh dhe E.L kanë pika skrapi të licensuara në lagjen "Zinxhira", Gjirokastër dhe kanë blerë sende të vjedhura pa dokumentat përkatëse.
Po vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për dokumentimin e disa rasteve të tjera të ndodhura më parë në Gjirokastër ku dyshohet se autorët janë shtetasit K.A, A.A dhe K.Xh.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Komisariati i Policisë Tepelenë
Më datë  07.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin K.N, vjeç 68, banues në fshatin Toç, pasi dyshohet se në këtë fshat, ka ndërtuar një lokal pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 07.02.2017, në lagjen “Besëlidhja”, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit A.K, vjeç 43, ku kanë marrë një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi I.J, vjeç 32, banues në Lezhë, pasi, tek “Varrezat e Dëshmorëve”, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Peugeot”, është përplasur me motorin tip “Yamaha”, i cili ka qenë i parkuar. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 07.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin J.P, vjeç 43, banues në Shkodër, pasi dyshohet se, në lokal ushtronte aktivitet pa licencë. Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua një kompjuter. Nenet 197 e 198 të Kodit Penal.

Më datë 07.02.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen L.Sh, vjeç 34, banuese në Shkodër, pasi dyshohet se bashkëshorti M.Sh, vjeç 39, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 07.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin G.M, vjeç  42, banues në Shkodër, pasi dyshohet se, në sheshin “Isa Boletini”, u kap me kamionçinën tip “Benz”, duke transportuar 2 m3. lëndë drusore. Neni 205 i Kodit Penal.

Më datë 07.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”, për shtetasin V.D, vjeç 30, banues në fshatin Hot i Ri, i cili ndodhet i arrestuar në Shenkollë Lezhë, për veprën penale ‘’ Prodhimi dhe shitja e narkotikëve ‘’ pasi dyshohet se, në objektin në pronësi, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 08.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi N.G, vjeç 40, banues në Shkodër, pasi më datë 07.02.2017,  në lagjen “Tre Heronjtë”, përpara kishës u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Daimler Chrysler ”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 07.02.2017, shtetësia P.A, vjeç 64, banues në Shkodër, kallëzon se rreth orës 13:00, në lagjen “Tre Heronjtë”, rruga “Qyteza e Gajtanit”, një person me biçikletë, i ka vjedhur nga qafa një varëse floriri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin  F.P, vjeç 51, banues në  Shkodër, pasi dyshohet se, në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 07.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin  L.C, vjeç 57, banues në Shkodër, pasi dyshohet se, në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së,  u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Punohet për kapjen e tij. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 07.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin M.N, vjeç 54, banues në Shkodër, pasi dyshohet se, në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së,  u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 07.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin Z.C, vjeç 59, banues në Shkodër, pasi dyshohet se, në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së,  u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 07.02017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin E.L, vjeç 35, banues në Shkodër, pasi dyshohet se, në lagjen “Qemal Stafa”, ka thyer me sende të forta xhamat e nje reklame. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Bulqizë
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin kinez Zh.Zh, 53 vjeç, banues në Bulqizë (me detyrë Inxhinier Miniere).
Procedimi penal ndaj tij filloi pasi më datë 04.02.2017 rreth orës 13:00, në vendin e quajtur Miniera e Kromit Bulquizë, pusi 41, në nivelin 21, ka ndodhur një shpërthim, ku është dëmtuar fizikisht një punëtor kinez  Sh.Dh,  (me detyrë specialist miniere), i cili ndodhet në spitalin e  Bulqizës dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu si pasojë e këtij shpërthimi  kanë mbetur të bllokuar në nivelin 21, tre shtetas kinez R.G, (specialist sigurimi i pusit), H.J ( kryepunëtor), H.A (punëtor).
Aktualisht nuk është bërë e mundur gjetja e këtyre shtetasve, pasi është e pa mundur ndërhyrja në nivelin 21, për shkak të sasisë së madhe të gazit helmues dhe të shembjeve të mëdha të ndodhura si pasojë e shpërthimit.
Nga ana jonë është ngritur grupi hetimor ku janë kryer veprimet paraprake hetimore në prani dhe të Prokurorit të gatshëm, ku është bërë bllokimi i dokumentacionit të firmës kineze e kontraktuar nga koncesionari, e cila punon në këtë sektor.
Po vijon puna në brendësi të galerisë nga grupet e shpëtimit të RISHMIT, dhe shërbimet e policisë  për futjen e tubacioneve për të rregulluar sistemin e ventilimit dhe të ajërimit me qëllim pastrimin e ajërit nga gazi,  si dhe të lirimit të grykës së pusit nga dherat e shembura si pasojë e shpërthimit, me qëllim futjen në nivelin 21 për të gjetur tre shtetasit kinez, të mbetur në këtë nivel.
Materialet hetimore për këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën  penale “Shkelje e rregullave të mbrojties në punë”, parashikuar nga neni 289, i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat
Më datë 06.02.2017, gjatë natës, në fshatin Zenisht, pranë banesës, shtetasit F.H, vjeç 42, i kanë vjedhur një bagëti të trashë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PER KUFIRIN&MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit&Migracionit Rinas
Më datë 07.02.2017, në P.K.K Rinas u kap shtetasi në kërkim A.P, vjeç 40, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, e ka dënuar me 8 muaj burg për veprën penale “Kanosja”. Neni 84 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Korçë
Më datë 07.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin Dh.P, vjeç 44,  banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 02.02.2017, në fshatin Gur, Devoll, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 07.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasen G.K, vjeç 40, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se, në P.K.K, Qafë Thanë, për shkak të detyrës, ka kanosur një punonjës policie. Neni 238 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Gjirokastër
 Policia Kufitare Kakavije goditet një tjetër rast të "Trafikimit të lëndëve narkotike ".
 Sekuestrohet 2 kg e 60 gr lëndë narkotike e dyshuar Heroinë.
Arrestohet në flagrancë një shtetas.
Më datë 07.02.2017, në kuadër të planit të masave të goditjes së trafikut të lëndëve narkotike, në Pikën Kufitare Kakavije,  nga punonjësit e Policisë Kufitare në vijën e dytë u evidentua dhe u godit një tjetër rast i trafikut të lëndëve narkotike.
Në dalje të Republikës së Shqipërisë është paraqitur shtetasi A.K me mjetin mikrobus të linjës Shkodër-Athinë. Pas regjistrimit në sistemin TIMS nga punonjësit e Policisë Kufitare, mjeti ka kaluar në vijën e dytë për një kontroll më të imtësishëm. Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në frigoriferin  e këtij automjeti kishte disa pako me lëndë të dyshuar narkotike Heroinë. Gjatë kontrollit të imtësishëm nga grupi hetimor, në frigorifer, u gjetën 4 pako me lëndë narkotike të dyshuar Heroinë, me  peshë totale 2 kg e 60 gr.
Këto pako u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit, shtetasit A.K, 36 vjeç , banues në Tiranë. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve ", parashikuar nga neni 283/a  i Kodit Penal.


Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.


Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në  Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 25 personave dhe janë sekuestruar lëndë narkotike dhe armë zjarri.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 4 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë arrestuar 4 persona për narkotikët.
Janë kapur 6 persona për vjedhje dhe dhunë në familje.
1 person për krime ndaj personit dhe 1 person për armëmbajtje pa leje.
9 persona në kërkim.
Janë sekuestruar rreth 52 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva,1 armë zjarri, 1 armë e ftohtë, 1 krehër dhe 2 doreza metalike.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 79 persona.
Gjatë 24 – Orëve u finalizuan Operacionet konkretisht:
Finalizohet me sukses Operacioni i koduar“Tranzit”,
Në kuadër të procedimit penal për veprën penale ‘Për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit dhe Organizatë Kriminale.
Këto hetime kanë filluar në muajin Korrik 2016 për një grup të strukturuar kriminal të cilët organizonin futjen e paligjshme në territorin shqiptar të shtetasve nga Lindja e Mesme, kryesisht sirian dhe afgan dhe kalimin e tyre kundrejt përfitimit në vendet e BE, kryesisht Austri dhe Gjermani.
Nga Drejtoria e Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, Prokuroria për Krimet e Rënda, në bashkëpunim me strukturat Vendore të Policisë Kukës, Tiranë dhe Korçë dhe Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale.

Finalizohet me sukses Operacioni i koduar "Kalaja".
Është goditur një grup që kryente vjedhje banesash dhe lokalesh në Gjirokastër.
Nga Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër.

Edhe në ditët në vijim do vijojë puna e Policisë së Shtetit për rritjen e parametrave të sigurisë në vend.

 

 

Arkiva

Mars 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...